Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përleshje mes policisë dhe të burgosurve në burgun e Idrizovës: Lëndohen 10 efektivë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përleshje mes policisë dhe të burgosurve në burgun e Idrizovës: Lëndohen 10 efektivë
AktualitetKronike

Përleshje mes policisë dhe të burgosurve në burgun e Idrizovës: Lëndohen 10 efektivë

Published: October 28, 2023
Shpërndaje

Të paktën dhjetë pjesëtarë të policisë dhe disa të burgosur janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës, në Shkup, njoftoi më 28 tetor Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve se po mbanin gjësende të ndaluara.

Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike.

“Gjatë veprimeve të policisë është mbledhur një grup më i madh i të burgosurve dhe kanë bërë rezistencë aktive, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra ata janë mposhtur. Me këtë janë lënduar dhjetë policë, ndërsa janë lënduar edhe disa nga të burgosurit”, tha Angelovski në një video-regjistrim të publikuar në faqen e internetit të MPB-së. Por, në rrjetet sociale janë shpërlarë shumë fotografi nga qelitë e burgut të Idrizovës, ku duken shumë të burgosur me lëndime të rënda trupore. Sipas familjarëve të tyre, “njësite speciale kanë ndërhyrë brutalisht duke rrahur rëndë dhjetëra të burgosur”.

- Publicitet -

Drejtoria e burgut të Idrizovës ende nuk ka dalë me të dhëna zyrtare lidhur me incidentin në burgun e Idrizovës, ku në fuqi ende janë masat e krizës për shkak të mungesës së gardianëve, dhe njoftimeve për “kërcënim të sigurisë”. Në ndihmë të policisë së burgut janë vënë edhe njësitë speciale dhe pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut. Në muajt e fundit, burgu i Idrizovës është përballur me disa skandale, ndër të tjera, me hapjen e një tuneli nëntokësor nga të burgosurit që kishin planifikuar arratisjen.

Në burgun e Idrizovës në vuajtje të dënimit janë rreth 1.206 të burgosur, në mesin e të cilëve edhe ata me burgim të përjetshëm. Shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare në disa raste kanë raportuar për mbipopullim të burgjeve në Maqedoninë e Veriut, për trajtim jonjerëzor të të burgosurve, kushte të rënda dhe korrupsion. Me qëllim shpopullimin e burgjeve në procedurë parlamentare gjendet propozim-ligji për amnisti që parasheh lirimin nga burgu të të dënuarve deri në gjashtë muaj burg dhe ulje të dënimit prej 30 për qind për disa kategori të tjera të të burgosurve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?