Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përndjekje, grabitje me dhunë dhe baste online / 11 të arrestuar në Tiranë, mes tyre dhe një 50-vjeçar që kërcënoi mësuesin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përndjekje, grabitje me dhunë dhe baste online / 11 të arrestuar në Tiranë, mes tyre dhe një 50-vjeçar që kërcënoi mësuesin!
KronikeKryesore

Përndjekje, grabitje me dhunë dhe baste online / 11 të arrestuar në Tiranë, mes tyre dhe një 50-vjeçar që kërcënoi mësuesin!

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar një arsimtar në fshatin Zallbastar të Tiranës. Policia thotë se kërcënimi është bërë për shkak të detyrës.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit, në kryeqytet janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë për vepra të ndryshme kriminale që varjojnë nga përndjekja, dhe grabitja me dhunë, dhuna në familje dhe deri te vendosja e basteve online.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

- Publicitet -

Vihen në pranga 11 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve të Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasin A. M., 27 vjeç, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 40 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin M. H., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Kolë Koçi”, në përdorim nga shtetasi A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje që shërbejnë për lojëra fati, ndërsa shtetasit G. K. i gjetën në celular, faqe bastesh sportive. Gjatë kontrollit, shtetasi M. H. nuk i është bindur punonjësve të Policisë dhe është larguar me vrap.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. Ll., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan 2 shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë varësen nga qafa, një bashkëmoshatarit të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– A. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– N. M., 50 vjeç, banues në fshatin Zallbastar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur një mësues, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 38 vjeç, banues në Tiranë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti familjar, kanë ushtruar dhunë ndaj dy familjarëve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit J. R., 41 vjeç, dhe Xh. R., 45 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur në segmentin rrugor Fushë Krujë – Krujë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin G. R., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në rrugën “Ded Gjon Luli”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 39 vjeç, banues në Vorë, pasi askidentalisht ka ndezur zjarr dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 10 shtator 2026
  • Pse varfëria nuk e prek dot dinjitetin? Dhe pse paraja nuk e blen dot atë
  • SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  • Republika popullore e protestës
  • Paratë nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë sjellje

Komentet e Fundit

  1. Pushteti vs Gojët e liga on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  2. Ne da on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  3. 1 on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. 1 on Prostitucioni në burg, polici merret i pandehur: Urdhrin ma dha shefi
  5. Llogo on Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?