Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident me makinë në aksin Korçë-Pogradec pasditen e sotme.
Policia thotë se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, për pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasi Ll. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin tip “Volksëagen”, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të të zbardhur rethatat dhe shkakun e aksidentit.
i.b./dita