Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasje për pagat e gjyqtarëve, Ministria e Financave: Nuk i kemi bllokuar pagat e magjistratëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përplasje për pagat e gjyqtarëve, Ministria e Financave: Nuk i kemi bllokuar pagat e magjistratëve
AktualitetKronike

Përplasje për pagat e gjyqtarëve, Ministria e Financave: Nuk i kemi bllokuar pagat e magjistratëve

Published: September 4, 2026
Shpërndaje

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me kërkesën për zhbllokimin e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke sqaruar se pagat nuk janë bllokuar, por se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi një metodologji të ndryshme nga ajo që është aktualisht në fuqi.

Në një letër drejtuar KLGJ-së dhe KLP-së, Malaj kërkon që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht të paraqiten sërish sipas metodologjisë së përdorur deri në muajin korrik, pasi ndryshimet e reja në pagat e magjistratëve ende nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas letrës së Ministrisë së Financave, është përgjigjur edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili thekson se listëpagesat e muajit gusht 2026 janë hartuar dhe dorëzuar pranë degëve përkatëse të Thesarit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

- Publicitet -

Pra, sipas KLGJ-së, pagat e administratës gjyqësore dhe të personelit mbështetës nuk preken nga Vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese dhe as nga Vendimi nr. 435, datë 26.08.2026 “Për miratimin e pagës referuese bazë për Magjistratin (Gjyqtar)”.

KLGJ nënvizon më tej se listë-pagesat mujore dhe urdhër-shpenzimet përkatëse përgatiten sipas strukturave organizative të miratuara të njësisë shpenzuese, bazuar në listë-prezencën mujore të hartuar nga strukturat përgjegjëse për burimet njerëzore.

Sipas Shoqatës së Prokurorëve, pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk i miratoi ndryshimet ligjore brenda afatit të caktuar të 31 korrikut, nga data 1 gusht 2026 hyri automatikisht në fuqi mekanizmi i parashikuar nga vetë Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr. 35/2022. Për këtë arsye, Këshilli i Lartë Gjyqësor (me vendimin nr. 435/2026) dhe Këshilli i Lartë Prokurorial (me vendimin nr. 144/2026) miratuan pagën referuese dhe udhëzuan strukturat përkatëse për nisjen e pagesave. Formula e zbatuar nuk është pjellë e KLGJ apo KLP, por pasojë e drejtpërdrejtë juridike e vendimit kushtetues.

REAGIMI:

PAGAT E MAGJISTRATËVE: NJË ÇËSHTJE THEMELORE E SHTETIT TË SË DREJTËS. Në ditët e fundit është krijuar një situatë e pazakontë lidhur me ekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për të shmangur keqinformimin dhe keqinterpretimet, Shoqata e Prokurorëve sjell në vëmendjen e opinionit publik disa sqarime mbi çfarë ka vendosur Gjykata Kushtetuese, çfarë kanë vendosur organet e qeverisjes së drejtësisë dhe pse pagesat aktuale nuk po ekzekutohen. Kjo çështje nuk lidhet me një kërkesë të re për privilegje apo rritje page, por me zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe me detyrimin e institucioneve shtetërore për ta zbatuar atë. Më poshtë, disa fakte dhe sqarime për publikun.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?