Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Të gjithë janë të bindur, edhe vetë shumica në pushtet, se qeverisja e tanishme, prej kohe, është më e korruptuar se ajo kur qeveriste Fatos Nano. Liberal në jetë dhe në prirjet ekonomike, mungesat e tjera ai i ndreqte përmes dijeve dhe sharmit që i jepte punës mospërfillja e tij ndaj gjërave të kalueshme, por qeverinë dhe nënkalesat e saj nuk u përpoq t’i vinte në zap.
Ndaj, edhe kur ra qeveria e tij dhe zullumi këputet nga të trashët, të gjithë e pranuan se grykësia që kishte hyrë në skutat dhe në rrethin e qeverisjes i kishte ndarë ato në dysh, nga njëra anë Meta, që ishte ndarë nga forca politike që e kishte bërë dikush dhe, nga ana tjetër, Nano që e kishte bërë këtë forcë politike më moderne, të hapur, deri diku progresive. Kur ra ajo, askush nuk u habit, të gjithë e dinin se ishte tepruar me aktet korruptive.
Megjithatë, edhe pse më thellë e fundosur, qeveria Rama as nuk ka ndër mend të bjerë. Ajo , pas mandatit të tretë, që ishte i pazakontë, përgatitet seriozisht për mandatin e katërt, për Shqipërinë e vitit 2030, dhe gjakftohtësia e jashtme me të cilën ata mbulojnë emocionet e brendshme, ka krijuar bindjen se nuk do të jetë “ e treta, e vërteta”, por e katërta, një lloj futje në historinë e pluralizmit.
Përse nuk bie qeveria Rama?
Ka disa shkaqe. Të njohura dhe të panjohura. Merita nuk qëndron te imazhi i shefit të qeverisë, që luan më saktë në skakierat e jashtme, se sa në gjërat e brendshme. As forca e tij bindëse, kur ai dëshiron të të bindë. Një makineri e furishme ka qenë në vite kundër tij, vazhdon të jetë, por, duke hedhur më shumë baltë e më pak ide, ajo është vetë stërpikur nga çfarë ka hedhur.
Fantazia politike dëshiron të besojë për një kohë të gjatë te identiteti i liderit me një imazh, jo krejtësisht të imagjinueshëm si imazh dhe të lidhur me vendin. Ideja e krijimit të mitit të një prijësi brenda forcës së tij politike, pra shumë më tepër se një lider i zakonshëm, i ka dhënë atij në duar të mirën dhe të keqen, çastin e ngritjes dhe momentin e rënies, ka zbuar strukturat për të ngritur një skemë të pazakontë dhe befasuese, në fund të fundit, si çdo qeverisje që zgjat shumë, e ka kthyer edhe qeverisjen e tij në një autokraci në demokraci, që zbeh rregullat, heq të drejtat, largon përgjegjësinë dhe krijon figurën e drejtuesit jashtëzakonisht mosbesues.
E majta, është e vërtetë, mbahet në pushtet nga karizma e Ramës, por nuk është thjeshtë kjo. Karizma mund të bjerë në çdo çast, nëse ajo nuk kurohet dhe nuk gjen afrim në përsonalitete të ngjashme, që, në këtë rast, duken të qetë, të mprehtë dhe mbrojtës. Deri tani, asnjë figurë politike në Shqipëri nuk ka pasur në politikën ndërkombëtare karizmën e Edi Ramës, aty ai gjendet në ujërat e tij, lëshimet e bëra kanë qenë e janë të zakonshme, që nga gjërat më të pa dukshme, deri në pranimin e një hoxhe turk në mesin e Tiranës. Miqësitë i kanë rritur rangun në botën e jashtme, por pasojat kanë qenë të brendshme. Pakënaqësitë e shumta janë drejt akumulimit të plotë, sa që , është e mundur, një ditë të kthejnë kokëposhtë gjithë çfarë është sajuar dhe ndërt uar mjeshtërisht, sa që, edhe kundërshtarët e tij, janë të bindur se, duke qenë ai shefi i qeverisë, zgjedhjet janë të pamundura të fitohen dhe rotacioni të jetë gjë e zakonshme.
Në vitet e pushtetit të së majtës është e vërtetë që nuk kanë ndodhur gjëma të mëdha, drejt e nga pushteti, i atit dhe i birit, si 21 janari dhe Gërdeci. Firma familjare është e pranishme dhe nuk do të hiqet asnjëherë. 21 janari do e ndjekë atin deri në fund, Gërdeci, një ditë, do i shfaqet edhe të birit. Pushteti i tepërt i Berishës solli shembjen e shtetit për hatër të të birit, fillimisht, dhe , më pas për hir të pushtetit të tij. 30 të vrarë në vitet e qeverisjes së dytë të Berishës do të kishin shkulur nga vendi çdo lloj qeverie. Këmbëngulja e Berishës për të fshehur krimin, apo për të mallkuar , duke trembur gjithë sistemin e drejtësisë, janë gjëra që mund të lihen anash për një copë herë, por që rivijnë në kujtesën kolektive.
Por, mos ndodhja e gjëmave të mëdha nuk e bën pushtetin e tanishëm më njerëzor, më të dobishëm dhe më pak të dhimbshëm.
Ishte një kohë, natyrisht kohë e opozitës, kur Rama deklaronte për korrupsionin se faji qëndron tek sistemi, jo tek njerëzit, dhe se ai sistem duhet shembur, e ajo qeveri duket ndjekur.
Korrupsioni ka detyruar qeverinë të ngrejë një
ministri të veçantë, komisione parlamentare të veçanta, grupe pune, institucione të tjera, të hartojë ligje dhe të bëjë lëvizje tëministrave e zevendës të tyre; ka bërë që të jetë më i kujdesshëm në ndërtimin e figurave të shtetit, por, për fat të keq, ai mbetet. E keqja e madhe mbetet në sistem, pasi ky i fundit nuk u ndreq. U burokratizua kaq shumë e kaq fort, sa që tani është bindja e zakonshme, për fat të keq, normale, që njeriu i halleve të besojë se halli i tij mund të zgjidhet vetëm përmes pagesës nën dorë.
E keqja është sipër. PPP e famshme , jo më kot, në këtë gazetë është shkruar se do të jenë gangrena e së ardhmes, çka edhe po ndodh. Konçensionet që u tha se do të mbyllen, për fat të keq, po vazhdojnë e po thellohen. Çmimet e ndërtimit të rrugëve, qoftë në fushë, qoftë në mal, janë rritur në mënyrë gjeometrike, më të larta se në çdo vend europian, megjithëse ende fuqia punëtore është shumë më e lirë. Çmimi i naftës është katastrofë e ekonomisë familjare. Ushqimet , po ashtu. Shëndetësia e premtuar falas, nuk e njeh më këtë nocion. Emigracioni po merr gjithë çka më të dobishme shoqëria jonë.
Vetëm në një qytezë të vogël, në afërsi të Shtutgartit, në spitalin e tij janë 5 mjekë shqiptarë, edhe, për më tepër, edhe kryemjeku, i cili, megjithëse ishte diplomuar në një nga universitetet më të njohura në Gjermani, Tubingen, nuk kishte gjetur punë në vendin e lindjes.
E, përsëri, qeveria, jo vetëm nuk bie, por është e bindur se do të qeverisë edhe disa vite të tjera. Është interesant se, pas çdo skandali, rritet përqindja e atyre që do të votojnë për të majtën në pushtet, ose, në rastin më të keq, në qytete të veçanta, është stabile. Opozita , megjithëse denoncon, përsëri është pak ose aspak e besuar.
Dhe vijmë kështu tek paterica e qeverisë , opozita. Ajo, shpesh herë, në vend që të ishte balsam, është helm. Përse?
Nuk është çështja vetëm te drejtuesi i saj. Është thënë e stërthënë se cilido ka kohën e tij dhe i mënçur është ai që e di se koha e tij ka shkuar. Jam i bindur se edhe Berisha e di fare mirë se koha e tij nuk është më. Ai e kishte një kohë të tillë, që, për fajin e tij politik e njerëzor, zgjati vetëm dy vite. Nga zgjedhjet e marsit 1992 deri në referendumin e vitit 1994. Pas kësaj ai nuk kishte kohë më. Portat duhej të ishit të mbyllura, por, mjeshtërisht ai krijoi vakuumin politik reth tij, një dendësi boshe figurash, të cilat e shihnin dhe e shohin atë si njeriun e vetëm të domosdoshëm. Figura të tjera të rëndësishme të saj, opozitës, që kanë autoritetin , sidomos në qarqet e tyre, nëse jo nga ai, nga të tjerët rreth tij, janë lënë në margjinat e mendimit politik.
Duhet të jesh i lehtë nga mendja të besosh se është më e besuar një qeveri me Palokën, Bardhin, Salianjin, Boçin, e disa anonimë të tjerë, të cilët as nuk kanë qenë kurrë figura me autoritet dhe spikamë politike.
Një opozitë e tillë, që sulmon “ kështjellat “ e njëri tjetrit, me zjarr, hunj, shkallë, tym, gaz dhe përleshja inatçore , nuk ka të bëjë me atë që duhet të ishte. Nuk ka të bëjë me asnjë opozitë në botë.
Është thënë dhjetra herë se qëndrimi i Berishës në pushtet ka të bëjë me fatin e familjes së tij. Tani atij i rrezikohet i gjithë fati i familjes në të njëjtën kohë, së bashku me fatin e tij. Gjyqi i hapur për aferën e klubit sportiv Partizani mund të jetë më i pa rëndësishmi në jetën e tij. Ajo që kishte menduar se nuk do të mund të ndodhë, në fakt ndodhi, dhe ai e di , nga nuhatja e tij politike, se nuk është fundi, por vetëm fillimi i rënies së tij në gjithë piramidën e familjes.
Problemi i tij nuk është opozita. Ajo është çadra për shiun e djeshëm, por që forcon pushtetin e Edi Ramës. Është ankthi që e ndjek, edhe për rolin e tij në histori. Ai e do këtë rol. E ka pritur me ankth. Tani po i shembet plotësisht. E gjithë çfarë ka menduar se ka ngritur. Edi Rama , dalngadalë, durueshëm, duke forcuar pushtetin e tij, qoftë edhe përmes “ të fortëve” i ka hequr atij bazën ku është mbështetur. Dhuna e shfaqur të hënën e 7 tetorit është grahma e një figure politike që po ikën dhe nuk do të ketë më kthim.
Kjo e mban të majtën në pushtet. E mban shembulli që ka përballë. E keqja më e madhe. Shenja e dhunës, e vrasjeve dhe e qametit pas tij.
Këtë e bëri ngadalë. Si duket , Rama kishte parasysh një thënie të Niçes, sipas të cilit, “ duhet të ruhesh të mos bëhesh tepër shpejt i fortë sepse kështu bëhesh edhe tepër shpejt i butë”.
Rama vazhdon të jetë në fazën e rritjes së forcës, megjithëse pak kush e mendon se është në të drejtën e tij.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Artikull realist dhe tepër i goditur. Politika u tregua armiqësore me popullin e saj. Ndërsa Berisha e pa vdekjen e tij politike, në mënyrën më të keqe të mundshme, nën drejtimin e tij Shqipëria ishte në vitet e ferrit të zi dhe të tjerët pas tij nuk do t’a kenë mirë, se mallkimet e këtij kombi shqiptar nuk do t’i lënë rehat deri në varr shkaktarët e vuajtjeve të tij, ata që penguan zhvillimin ekonomik e progresin e qëndrueshëm të vendit.
Të gjithë këta do të njollosin historinë e kombit, do të shënojnë një faqe të zezë në historinë e tij. Harram paçin gjithçka që i rrëmbyen këtij populli!
Disa pyetje:
A mund te flasim me konkretisht me shifra dhe fakte?
Flitet shume per moskorrektesi ne qeveri,a ka gabime dhe persona qeveritare te gabuar dhe te pa ndershkuar ?OK
Ti hapim keto konkretisht me pika dhe te veme qeverine me shpatulla per murri!
E more Bedri, korrupsioni nuk e rrezon dot Ramen se ka njerez te ndyre si ti qe bejne lloj llojpropagande per ta mbrojtur. Perse ti Bedri nuk shkruan asgje per korrupsionin e qeverise Rama, perse ti Bedri nuk shkruan asnje fjale per vjedhjet galopante teRames e ministrave te tij por hidhesh nga hidhesh dhe sulmon Berishen ?! Kjo eshte ajo propoganda jote e felliqur bedri duke kerkuar ti mbushesh mendjen popullit qe Rama na qenka e keqja me e vogel. Po jo o Bedri se ne Shqiperi nuk jane vetem Rama e Berisha qe ne duhet te zgjedhim ne mes tyre me doemos. Jane krijuar dy tre parti te reja dhe dukendjem te zgjuar por ti per te mbajtur Ramen ne pushtet as qe i permend ato. Qofshi te mallkuar ju dhe ata qe ju paguajne ju.
Eshte per tu habitur qe ne te gjitha gazetat e majtai qajne hallin demokrateve sidomos ekstremistet qe e urrejne demokracine por qajne akoma per Enverin dhe sistemin ediktatures. megjithese ne jemi akoma ne diktature. Ramizi ne 90 tha se nuk do i lejoje partite e tjera politike dhe e mbajti fjalen. te gjitha partite qeu krijuan ishin pjelle e PPSH-es dhe deri tani te gjitha partite drejtohen ose nga ish komunistat ose nga pjella e tyre e felliqur. Ne si popull kemi fituar vetem lirine e fjales ( megjithese s’na e pjerdh njeri) por dhe kete e perdorim perte ofenduar njeri-tjetrin.
Z.Islami, analiza jote, eshte thjesht perseritie e atyre qe shohim dhe degjojme cdo dite, ne televizoret bythlepires ,te majte apo te djathte. Nano ,Berisha,Rama ,qendrojne ne pushtet, per aq kohe sa u sherbejne interesave gjeostradegjike te te medhenjeve.Vecanerisht qeveria Rama ka lidhie direkte me problematiken ekzistenciale qe ka sot kombi grek,per te cilen aktualisht grekerit jane ne armiqesi me Ameriken.Jo sot, por per shume vite ne vazhdim, Shqiperia, do te qeveriset nga nje qeveri me shumic qeveritare vllahe.Rama compani, me ato qe kane bere ne keto vite qeverisie, do te kishin perfunduar ne litar ,te marim vetem nje fakt,cmimin dhe cilesine e nje kilometro ruge ne Gjermani dhe ate ne Shqiperi.Zoti Islami,nenshtrimi dhe servilizmi jane vdekia shpirterore e njeriut,nga kjo nuk te shpeton as mbiemri Islam apo Orthans.
thjesht ketij I ka ardhur koha me kohe sepse eshte kaq I dehur me pushtet sa dhe qesh Duke pare kete popull qe e vertit me lojen e fjalve qe ben ,
Po ska Opozite prandaj ky qesh qesh
Korrupsioni nuk rrezoi as Berishen ne 2009. Sado shpertheu bumja e Gerdecit si ne Bagdad dhe populli varrosi 26 burra, gra e femije. Nuk e rrezoi as ne 2011 kur komiteti i Maleve pushkatoi kater hallexhinj ne mes te bulevardit. Per te rrezuar Berishen Rames iu desh ti ofroje tepsine Ilir Metes, njerit prej gjeneraleve madhore te korrupsioni. Pra, korrupsionin e kemi mjet, shok edhe mik. Pa’ shkembyer letrat e korrupsionit nuk fitohen zgjedhjet; kushdoqofre rezultati e kedoqofte votofte populli. Popullin e mbajne tek dera, te prese cfare vendoset ne pazarin e politikes. Nqs nje e vertete thuhet ne teater merret seriozisht. Kur thuhet ne estrade merret si qyfyre. Ajo e njejta e vertete eshte. Por teatri eshte rrezuar me kohe dhe tere politika loz ne skenen e estrades. Aty thuhen te tera dhe aty rrezohen, se helbete, estrade hesapi. Ju z.gazetar thoni qe Rama eshte i zoti te krijoje miqesira jashte. Si puna e perqafimeve ne nje gomare si kryeministra fashiste italiane, apo shakara atletike me Makronin. Miqesira me dhendrrin dhe vajzen e Tramite, ku ne vend te kafese mbushet luga me ishullin e Sazanit. Keto s’jane miqesira, por muhabete interesash qe dalin nga korniza shteterore. Korrupsioni eshte bere me i djallezuar dhe me eficent. Ai te blen. Edhe te shet. Qeras qeveria. Paraja e te gjitheve dhe e askujt. Eshte nje roman i Aldous Huxley “Brave new world”. Bota e te mireve. Nuk shtyhet edhe ashtu. Nuk shtyhet as me kete qeveri kaq te mire dhe me kryeminister kaq ekselent. Te tera i ben ai, edhe makinen e nget pa’ pasur patente. Doni pension me te larte ju? Shkruajini ne Fejsbuk kur publikon ndonje foto me pyje dhe ai do ju mbaje mend e do rriten pensionin. Doni ne plazh ju? Do zgjohet shpejt ne mengjes dhe fap nje projekt per miliardere ne ndonje gur mbi det. Por s’eshte faji i tij se ti s’ke miliarda. Per ate e Ka fajin Saliu, Enveri dhe sistemi boteror qe ka hyre ne lufte. Me fal, po Korrupsioni vete s’ka rrezuar ndonje qeveri. Perkundrazi, una rrumbullakos faqet dhe xhepat. Krijon nje bote paralele kaq te mire dhe te embel saqe harron se uji po ngrohet dhe shteti i te drejtues po vdes dalngadale si bretkosa ne rrefimin alegorik te Noam Comskit. Ku finalja imperative eshte: Dil shpejt sa je ne kohe!
O të nderuar shokë e shoqe
me picks dhe me loqe:
E gjithë kjo botë është ndërtuar në bazë të përrallave të padrejtësive, të poshtersise, të mitizimeve dhe idolatrisë, të krijimit të zotave dhe perëndive nga vetë njerëzit, pushtuesit dhe sunduesit, të gënjeshtrës, manipulimit, spekulimit, abuzimit, maskës së engjëllit ku pas maskës fshihet djalli.
A nuk e dha këtë shembull Enveri ku pas maskës dhe paraqitjes së tij të bukur fshihej djalli më i pa shpirt dhe gjakatar.
Po pse o koqe e pidha nuk kuptoni që e vetmja mënyrë per të shmangej rreziqet nga politikanët ambiciozë të cilitdo krahu qofshin, është t’i injoni, të mos brohorisni per ta, të mos tuboheni kur iu thërrasin, our iu përçmojnë she fallen me ju nga podiumet dhe foltoret, ku ju mbledhin si dhentë, per tju “therrur” më vonë??
Është e thjeshtë.
Por dhentë nuk mendojnë për ujqit.
THJESHTE NUK E KUPTONI!!
HARONI TE THONI NJE GJE TE RENDESISHME:
SHQIPERIN RAMA E MORI NGA RUMPALLHANA (MESJETA) DHE PO MUNDOHET TE HEDH THEMELET E NJE SHTETI EUROPIAN.
KAQ ESHTE.
PAS TIJ DIKUSH TJETER DO TA COJ PERPARA, POR KURRE ME MBRAPA.
OK,B.ISLAMI:
1- Qeveria aktuale e kapur me Korrupsion & disa të arrestuar nga SPAK+GJKKO,është si ajo MOLLA..që një pjesë 10 % është e prishur dhe e hedhim në kosh,ndërsa pjesën tjetër e pranojmë & e konsumojmë..!!
2.Ndësra MOLLA PD (berishiste)me S.Berishën në Krye është e kundërta: 90 % e KALBUR-KUNDËR SPAK,GJKKO,SHBA,ANGLISË,GJERMANISË,PPE,e deklaruar dy ditë më parë nga Deputeti Gjerman Krishbaun,i cili deklaroi veç tjerash se ” SB DUHET TË ISHTE NË BURG & JO NË ARREST SHTËPIE DUKE JETUAR REHATSHËM..”.!!
-Në këto kushte
nëse Sb fiton në 2025-si K.MINISTËR a e kalon dot RINASIN..?
3.Në kushtet e PD e kthyer në një DETASHMENT MBROJTËS TË FAMILJES NON GRATA,Duke lën vëndin pa OPOZITË qëllimisht për të DHUNUAR akoma DEMOKRACINË(Sipas DASH)E.Rama është i ” DËNUAR” NGA 80 % E POPULLIT,SHBA,BE,NATO..të qëndroi në Pushtet derisa TË “LINDI” KRYETARI PD-OPOZITËS,të cilës Sb i ka ZËN FRYMËN PËR SË GJALLI,Derisa militanti fundit ta kuptoi se me SB PD do të HAI BAR(Yuri Kim) & KUR SPAK+GJKKO TË ZGJOHEN NGA KOMA(ndonse drejtohet kryesisht nga SHBA) & TI VËNË HEKURAT PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT që ja bëri peshqesh Popullit Shqipëtar KOMUNISTI RAMIZ ALIA & LOBI SËRB,RUS,GREK,etj në 1990 e në vazhdim TMRRR I KOMBIT SHQIPËRI-KOSOVË..!
-FLM B.I,DITA.
OK,B.ISLAMI:
1- Qeveria aktuale e kapur me Korrupsion & disa të arrestuar nga SPAK+GJKKO,është si ajo MOLLA..që një pjesë 10 % është e prishur dhe e hedhim në kosh,ndërsa pjesën tjetër e pranojmë & e konsumojmë..!!
2.Ndësra MOLLA PD (berishiste)me S.Berishën në Krye është e kundërta: 90 % e KALBUR-KUNDËR SPAK,GJKKO,SHBA,ANGLISË,GJERMANISË,PPE,e deklaruar dy ditë më parë nga Deputeti Gjerman Krishbaun,i cili deklaroi veç tjerash se ” SB DUHET TË ISHTE NË BURG & JO NË ARREST SHTËPIE DUKE JETUAR REHATSHËM..”.!!
-Në këto kushte
nëse Sb fiton në 2025-si K.MINISTËR a e kalon dot RINASIN..?
3.Në kushtet e PD e kthyer në një DETASHMENT MBROJTËS TË FAMILJES NON GRATA,Duke lën vëndin pa OPOZITË qëllimisht për të DHUNUAR akoma DEMOKRACINË(Sipas DASH)E.Rama është i ” DËNUAR” NGA 80 % E POPULLIT,SHBA,BE,NATO..të qëndroi në Pushtet derisa TË “LINDI” KRYETARI PD-OPOZITËS,të cilës Sb i ka ZËN FRYMËN PËR SË GJALLI,Derisa militanti fundit ta kuptoi se me SB PD do të HAI BAR(Yuri Kim) & KUR SPAK+GJKKO TË ZGJOHEN NGA KOMA(ndonse drejtohet kryesisht nga SHBA) & TI VËNË HEKURAT PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT që ja bëri peshqesh Popullit Shqipëtar KOMUNISTI RAMIZ ALIA & LOBI SËRB,RUS,GREK,etj në 1990 e në vazhdim TMERR I KOMBIT SHQIPËRI-KOSOVË..!
-FLM B.I,DITA.
Akoma me bythelepiresin e Rames e Berishes dhe armiku numer nje I demokracise shqiptare ,Bedri Islami?
Perse ky birbo nuk shkruan si funksionon demokracia atje ku ha,pi e dhjet?
E shikoni ligesine e ketij qe e redukton muhabetin ne dy emra Rama-Berisha.
Keta jane ata qe ju I keni lexuar neper libra varremihesit te kombit.
Fytyra e tij eshte ajo qe ploteson varremihesin e kombit shqiptar.
Perse Ramen nuk e rrezon korrupsioni? Sepse eshte nje Regjim e Regjimet me korrupsion vegjetojne.
Me dhune e me “te forte” sigurisht qe Bedriu vete e pranon se jane pas Rames (dhe ja njeh edhe si merite madje!).
Por me teper me Regjimi mbahet me Fukarallekun qe nga nje ane shpopullon vendin nga ata qe nuk e durojne dot, nga ana tjeter i ul pazarin e blerjes votave neper zgjedhje, qofte edhe me nje thes miell a nja 5000 leke “bonus” pensionisteve…
Sokrates, nuk mund te them qe je budalla por je nje enverist i qelbur. Kur fitoi Enveri ti apo prinderit e gjaku yt i ndyre thate qe e mori nga hiçi e po ben shtet por ai shtet qe beri Enveri ishtefatkeqesia me e madhe e popullit, E mori pushtetin Nano dhe thate se ky do beje shtet por Nano vodhi sa te rroje brezat e tij me mijera vjet, tani e ka marre Rama dhe ti i mençuri Sokrat thua se Rama e mori Shqiperine nga rrumpalla dhe po ben shtet por ti harron qe Shqiperise ju hoqen vizat ne kohen e rrumpalles , ti Sokrat me dashje apo pa dashje harron qe dyert shqiptareve per te dale si njerez ne Europe po nga ky rrumpalladhe po te mos bllokonte ky “gjeniu yt qe bllokoi firmosjen e tre ligjeve ne 11 sot do ishim ne EUROP….
Vlonjati ,nuk mund te them qe je ‘Enverist’ por Koqe kur i thuaj ‘Sokratit’Enverist si Tere ‘B’-te: Berisha,Bushati,Blushiy,Balluke,Balliu….Rama eshte kelyshii UDB-se osé Qen bir Qeni i SALISE shqip:
VARRMIHES Te ishshtetit shQIptar!?
Ti Fazlliq qires i familjes Berisha ( megjithese eshte e kunderta e asj qe thua,pra jane Berishet ata qe ta kane bere ate pune) as me njeh dhe as te njoh. Ne rast se dhe ti je ne nje mendje me Sokrates nuk te akuzoj per enverist por si nje kerriç gomari, megjithese duket nga emeri qe i ke vene vetes. Po te duash mendimin tim un s’jam me asnjenga ata emra qe permend ti sepse te gjithe jane bij te Ish partise punes dhe un kerkoj demokraci. Nuk kam qene asnjehere i persekutuar politik por ama si ne ate kohe si sot jam (ne shtetin shqiptar) i persekutuar ekonomik . Tokat qe me mori Enveri e nuk mi dha as Saliu e as Rama ja bej hallall atyre qe i kane marre se edi qe jane bashkfshataret e mi ( megjithese jan shume )por un nuk kthehem me ne ate vend dhe tokat nuk me hyjne ne pune, sidomos kur duhet te paguaj shuma te medha per ti marre. Ky eshte pushteti juaj, qofsh me Saliun apo Ramen, qofsh me PS apo PD ,nuk me intereson. Megjithate te uroj jetete gjate edhe se mund te me urresh pa me njohur.