Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përshkallëzimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, BE-ja hap “korridor ajror” për të dërguar ndihma në Liban
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përshkallëzimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, BE-ja hap “korridor ajror” për të dërguar ndihma në Liban
Bote

Përshkallëzimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, BE-ja hap “korridor ajror” për të dërguar ndihma në Liban

Published: October 9, 2024
Shpërndaje

BE tha të mërkurën se kishte nisur një “korridor ajror humanitar” për të dërguar ndihma në Liban, ndërsa luftimet përshkallëzohen midis Izraelit dhe Hezbollahut, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit.

Komisioni Evropian tha se janë planifikuar tre fluturime fillestare për të transportuar ndihma nga Italia dhe Dubai drejt vendit të shkatërruar nga konflikti, me fluturimin e parë që pritet të mbërrijë në Bejrut të premten.

“BE-ja qëndron pranë njerëzve të prekur nga kriza në Liban”, shkroi në X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

- Publicitet -

“Që nga batanijet deri te pakot e strehimit dhe ilaçet. Më shumë ndihma do të vijnë”.

Javën e kaluar, BE-ja tha se do ta shtonte ndihmën humanitare për Libanin për 30 milionë euro në përgjigje të dhunës në zhvillim.

Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj bazave të Hezbollahut në Liban që nga 23 shtatori, duke lënë mbi 1.150 të vdekur dhe duke detyruar mbi një milion njerëz të largohen.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Hezbollahu hodhi predha drejt Izraelit të mërkurën dhe tha se kishte penguar inkursionet tokësore, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Libani mund të përballet me shkatërrim si Gaza.

Brukseli tha se, që nga java e kaluar, po koordinonte dërgesat e ndihmave për Libanin nga shtetet anëtare Belgjika, Franca, Polonia, Sllovakia dhe Spanja./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ateist says:
    October 9, 2024 at 7:14 pm

    Keto lloj ndihmash te BEse jane tallje me popullin e Libanit. Nese do ta ndihmoje Libanin le te kerkoje ndalimin e agresionit te Izraelit, le te denoncoje mbeshtetjen qe Amerika i jep Izraelit ne synimet e tij per te shkaterruar shume shtete arabe dhe Iranin.

    Reply
  • mali says:
    October 9, 2024 at 7:27 pm

    Ateist e ke seriozisht komentin?
    Akoma nuk e ke kuptuar qe lufta dhe keto lloj ndihma jane te nevojshme?
    E di ti se sa puntore ne bote punojne ne fabrikat dhe uzinat e armeve dhe kudo?
    Jane familje qe ushqehen dhe perballojne jetesen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?