Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përurohet Kopshti 41, Veliaj: Kemi transformuar 100 kopshte e çerdhe, sukses i përbashkët me BE dhe PNUD-in; çliruam oborret e uzurpuara nga militantët partiakë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përurohet Kopshti 41, Veliaj: Kemi transformuar 100 kopshte e çerdhe, sukses i përbashkët me BE dhe PNUD-in; çliruam oborret e uzurpuara nga militantët partiakë
Aktualitet

Përurohet Kopshti 41, Veliaj: Kemi transformuar 100 kopshte e çerdhe, sukses i përbashkët me BE dhe PNUD-in; çliruam oborret e uzurpuara nga militantët partiakë

Published 4 Tetor, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe PNUD-it, ndërtuan kopshtin 41 në Njësinë 2, i cili do të presë rreth 200 fëmijë të zonës. Ky është kopshti dhe çerdhja e 100, të transformuara në qytetin e Tiranës. Në përurimin e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se ky investim i vjen në ndihmë të gjithë komunitetit, ndërsa falenderoi donatorët PNUD-in dhe BE-në për mbështetjen.

“Është një punë, që na mori kohë, por sot po ia shohim frytet. Dua të falenderoj ata që na e mundësuan këtë, kolegët e PNUD-it dhe BE-së, sepse jo gjithmonë ia dalim vetëm, jo gjithmonë i kemi të gjitha mundësitë financiare. Por, siç thotë ajo shprehja: ‘Duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë’. Faleminderit që u bëtë pjesë e ‘fshatit’ tonë, për këtë histori të përbashkët suksesi. Në këtë njësi kemi mbaruar shkollën “Bashkim Fino”, Kopshtin 18 dhe shkollën “Mihal Grameno”, ndaj ju falenderoj që ishit pjesë e skuadrës sonë”, tha ai.

Veliaj shtoi se, 8 vite më parë, shumë pak vetë e besonin këtë punë transformuese. “Në vitin 2015 e nisëm punën nga kopshtet dhe çerdhet. Shumë njerëz ishin kritikë me mua, thoshin: ‘Ç’na duhet ky muhabet kalamajsh?!’ Se e gjithë puna serioze e politikës ishte reduktuar në kënde lojërash, çerdhe e kopshte. Një tjetër tha: ‘Fëmijët as votojnë, as paguajnë taksa, pse bën ‘luftë’ për një kënd lojrash? Më kujtohet ‘lufta’ me deputetët dhe presidentin e asaj kohe për këndin e lojërave tek Liqeni. Përgjigja ime përpara 8 vitesh është njësoj edhe sot: Fëmijët mund të jenë 1/3 e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes sonë. Në qoftë se nuk e bëjmë këtë betejë, jo për 1/3 e popullsisë, jo për votues, jo për taksapagues, por për 100% të së ardhmes së këtij vendi, atëherë nuk ia vlen më asnjë betejë tjetër në këtë vend. Sot ia ka vlejtur që i bëmë këto beteja! Ky është kopshti dhe çerdhja e 100-të ku kemi vënë dorë në këto 8 vjet”, theksoi ai.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë nënvizoi se gjatë ndërtimit të shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja, ka pasur edhe probleme të hasura në terren, si në rastet kur oborret e tyre ishin uzurpuar nga kioskat. “Ka qenë shumë e vështirë t’ua shpjegoje kolegëve të PNUD-it dhe BE-së se pse te shkolla “Emin Duraku”, palestra e shkollës është me të njëjtin mur që e ka ndërtuar privati. Disa njerëz ndërtuan në oborre shkollash dhe një ndër problemet që kemi pasur me lejet është sepse një pjesë e madhe e territorit, për arsye politike dhe militantësh, u janë dhënë njerëzve privatë për kontribut partiak në territor të shkollës. Ne nuk ia shpjegojmë dot Komisionit Evropian dhe PNUD-it se si te shkolla në Vaqarr duhej të futeshe fillimisht te klubi, që ishte ndërtuar në hyrje të shkollës, të merrje avujt e rakisë së mëngjesit me vete, e pastaj të hyje në shkollë. Nuk e kupton dot një donator që na duhet dy vjet të zhbëjmë atë që ndoshta u prish për dy ditë sepse duhet ta shpronësosh, sepse ai tani ka marrë hipotekë dhe e ka legalizuar”, deklaroi ai.

Sipas tij, ndërtimi i shkollave të reja dhe çlirimi i oborreve, ka vendosur në vend padrejtësitë e bëra ndër vite. “Nëse nuk reflektojmë njësoj edhe mbi gjërat që kemi bërë gabim në vite, atëherë nuk kemi shpresë që këta fëmijë do të bëhen më të mirë. Shpresa që këta fëmijë do të bëhen më të mirë është nëse ne, gjenerata e sotme, i rregullon këto padrejtësi. Sot me këtë kopësht, me shkollën “Besnik Sykja” që presim të hapim, me shkollat që po bëjmë me kolegët e PNUD-it dhe BE-së, shkolla e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, që ishte një tjetër shkollë e zaptuar, nuk bëjmë vetëm një ndërtesë me llaç e tulla, rivendosim në vend një padrejtësi”, deklaroi Veliaj.

Shefi i Sektorit pranë zyrës së BE në Tiranë, Andrea Ferrero, u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe njoftoi se në proces ndërtimi janë edhe 20 institucione të tjera arsimore në të gjithë Shqiqërinë. “Jam i lumtur që jemi së bashku këtu për hapjen e këtij kopshti. Jam i vetëdijshëm për rëndësinë e dhënies së një mjedisi shumë të mirë për fëmijët në vitet e para të rritjes, si individë dhe pjesëtar i komunitetit. Dua të falenderoj PNUD-in për punën e mrekullueshme që ka bërë për kopshtin. Kemi bërë 44 shkolla në të gjithë Shqipërinë dhe ende kemi 20 të mbetura. Pra, është një përpjekje e madhe që kemi bërë së bashku. Dua të falënderoj kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj për bashkëpunimin që kemi pasur,” u shpreh Ferrero.

Përfaqësuesja e Përhershme e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Monica Merino, tha se falë këtyre ndërhyrjeve, fëmijët edukohen në ambiente më të mira. “Ne kemi riparuar gjithçka në kuadër të programit të BE-së për shkollat. Kjo shënon fillimin e një udhëtimi premtues për shumë edukatorë e mësues”, u shpreh ajo.

Kopshti nr. 41 ofron shërbim me ngrënie-fjetje dhe me mjedise çlodhëse cilësore, sipas të gjitha standardeve.

Ornela 4 Tetor, 2023 4 Tetor, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pasojat e Covid-19 ndjehen ende te persona që e kanë kaluar në gjendje të rëndë
  • Grabitësit u përplasën me policinë në Prush, dyshime se janë të njëjtët që grabitën argjendarinë në Kamëz
  • Zakonet e gabuara të të ngrënit që çojnë në shtimin e padëshiruar të peshës
  • “Mos na ço në bankë o KM, mezi marrim frymë”, mesazhet për dy vendime të lidhura me pensionet
  • Çfarë zbuloi SPAK në e-mailet private të Klodian Zotos me drejtueset e Mjedisit

Komentet e Fundit

  1. Rita në Nëna u vra, babai në burg, dy djemtë e Liridonës dhe Naimit merren nga shteti suedez
  2. Arben.T në Analiza e Bugajskit në DITA: Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit
  3. Lex në Lajthitja “antikomuniste” e Kishës
  4. Ethem Lalaj në Nëna u vra, babai në burg, dy djemtë e Liridonës dhe Naimit merren nga shteti suedez
  5. Tani në Lajthitja “antikomuniste” e Kishës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?