Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pezullohet me një vit gjykimi i Arben Ahmetajt për shpërdorim detyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pezullohet me një vit gjykimi i Arben Ahmetajt për shpërdorim detyre
Kronike

Pezullohet me një vit gjykimi i Arben Ahmetajt për shpërdorim detyre

Published: February 16, 2024
Shpërndaje
Deputeti Arben Ahmetaj dhe avokati Henrik Ligori duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per "shperdorim te detyres", "fshehje te te ardhurave", "korrupsion" dhe "pastrim parash". Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme./r/n/r/nMP Arben Ahmetaj and lawyer Henrik Ligori leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for "abuse of power", "concealment of income", "corruption" and "money laundering". After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

Gjykata e Posaçme vendosi të premten më 16 shkurt të pezullojë për një vit gjykimin e kërkesës së prokurorisë për dërgimin për gjykim të çështjes penale nga ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” lidhur me privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 duke injoruar një vendim gjykate.

Vendimi i pezullimit të gjykimit paraprak është marrë nga gjyqtari Erjon Çela. Sipas gjykatës, është detyrim njoftimi personalisht i të pandehurit, i cili sipas dokumenteve të Interpolit është në kërkim ndërkombëtar dhe nuk është gjendur. Një prokurorë e paraqitur nga avokati i Ahmetajt është vlerësuar se nuk i referohet këtij lloj gjykimi dhe për rrjedhojë është vendosur të pezullohet gjykimi për 1 vit, si dhe janë urdhëruar shërbimet policore që të vijojnë kërkimin.

Çeshtja penale lidhet me një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila sipas SPAK u privatizua duke përdorur çmimet e vitit 1994 në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë. Kjo është një akuzë e shtuar për Ahmetajn, i cili është në arrati për akuza të korrupsionit në lidhje me biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

- Publicitet -

Ahmetaj pati një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste dhe shërbeu si ministër i Ekonomisë, i Financave, i Rindërtimit dhe si zëvendëskryeministër në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Emri i tij u përfshi në hetimet për dhënien nga qeveria të 3 kontratave qindra-milionë euro për ndërtimin e incineratorëve, një hetim që ka çuar pas hekurave disa zyrtarë të tjerë të lartë, një ish-ministër dhe një ish-deputet të PS-së.

Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkoi arrestimin e tij dhe Kuvendi miratoi kërkesën më 14 korrik 2022, por Ahemtaj iu shmang përballjes me drejtësinë dhe ndodhet jashtë Shqipërisë.  Një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë e nënshkruar nga Ahmetaj zbuloi se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?