Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pezullohet me një vit gjykimi i Arben Ahmetajt për shpërdorim detyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pezullohet me një vit gjykimi i Arben Ahmetajt për shpërdorim detyre
Lajmi i fundit

Pezullohet me një vit gjykimi i Arben Ahmetajt për shpërdorim detyre

Published: February 16, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme vendosi të premten më 16 shkurt të pezullojë për një vit gjykimin e kërkesës së prokurorisë për dërgimin për gjykim të çështjes penale nga ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” lidhur me privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 duke injoruar një vendim gjykate.

Vendimi i pezullimit të gjykimit paraprak është marrë nga gjyqtari Erjon Çela. Sipas gjykatës, është detyrim njoftimi personalisht i të pandehurit, i cili sipas dokumenteve të Interpolit është në kërkim ndërkombëtar dhe nuk është gjendur. Një prokurorë e paraqitur nga avokati i Ahmetajt është vlerësuar se nuk i referohet këtij lloj gjykimi dhe për rrjedhojë është vendosur të pezullohet gjykimi për 1 vit, si dhe janë urdhëruar shërbimet policore që të vijojnë kërkimin.

Çeshtja penale lidhet me një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila sipas SPAK u privatizua duke përdorur çmimet e vitit 1994 në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë. Kjo është një akuzë e shtuar për Ahmetajn, i cili është në arrati për akuza të korrupsionit në lidhje me biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

- Publicitet -

Ahmetaj pati një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste dhe shërbeu si ministër i Ekonomisë, i Financave, i Rindërtimit dhe si zëvendëskryeministër në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Emri i tij u përfshi në hetimet për dhënien nga qeveria të 3 kontratave qindra-milionë euro për ndërtimin e incineratorëve, një hetim që ka çuar pas hekurave disa zyrtarë të tjerë të lartë, një ish-ministër dhe një ish-deputet të PS-së.

Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkoi arrestimin e tij dhe Kuvendi miratoi kërkesën më 14 korrik 2022, por Ahemtaj iu shmang përballjes me drejtësinë dhe ndodhet jashtë Shqipërisë.  Një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë e nënshkruar nga Ahmetaj zbuloi se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • capi says:
    February 16, 2024 at 12:04 pm

    Po pse per ca hajdut pulash jepni denim ne mungese ju. Apo ky eshte hajdut i kualifikuar me kategorine e 7.
    Do e shtyni dhe kete per procedure, si bete me Lulushin?

    Reply
  • Patriot says:
    February 16, 2024 at 12:22 pm

    Shtyhet gjygji deri sa te fitoje azilin. Vendimi merret pas vdekjes, Dr Adhamudhi. Ma sa duket Blinken per kete paska ardhure, paska funksionuare lobimi. Shprehja ” leku flete” ketu gjene perjetesim. Mesazhe te bukure na paska sjelle, kur te vidhni, vidhni shume, edhe per ne te lobimit.

    Reply
  • Ppsh says:
    February 16, 2024 at 12:27 pm

    Pra mjaftoi intervista me u mor vesh
    Hahaaaaa
    Spak vdiq rrofte spak
    I pa anshem i pa kontrollueshem

    Reply
  • Të vjedhim sëbashku says:
    February 16, 2024 at 12:43 pm

    E lini rehat tigrin se është i ndershëm si të gjithë politikanët,ky qivaçi nuk la dashnore pa vila,tani jep edhe për lobim

    Reply
  • Arber iliri says:
    February 16, 2024 at 1:07 pm

    Marrezi ky pezullim.Nese e keni te provuar akuzen ndaj tij,meqe ai eshte larguar qellimisht nga vendi per te mos u kapur dilni me vendimin per fundimtar fajtor apo jo,cfare dreq drejtesie beni keshtu.

    Reply
  • Kurvat e Rilindjes says:
    February 16, 2024 at 5:40 pm

    Pse nuk mund te behet ne mungese apo ju nxori te palarat,po keta kriminelet si denohen ne mungese

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?