Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Le të bëjmë një marrëveshje të përkohshme, për të qetësuar gjakrat e ndezura të të gjithë atyre që të keqen e Ilir Metës e gjejnë te veset e Edi Ramës. Le të pranojmë se shefi i tanishëm i qeverisë ka qenë ilustrues i revistës “Në shërbim të popullit”, se është paguar përmes honorarëve për krijimet e tij, se ka qenë i zgjedhur, qoftë edhe për një ilustrim, se e gjithë kjo histori i Ilir Metës është e sajuar prej tij, të gjitha, le të bëjmë marrëveshje dhe t’i pranojmë, por, asnjëra prej këtyre nuk është në përgjigjen e asaj që është shtruar: A ishte Ilir Meta, ish-presidenti i këtij vendi, që ka kaluar në të gjitha postet më të rëndësishme të Shqipërisë, pikërisht ai që sot, me të drejtë apo jo, është cilësuar nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit?
Edi Rama mund të jetë gjithçka, por kjo nuk përbën alibi për të shkuarën e Ilir Metës. Sa më shumë që mburoja e tij të jetë e shkuara e shefit të sotëm të qeverisë, aq më tepër njeriu mund të dyshojë se e gjithë kjo, nuk është asgjë tjetër veçse mjegulla që kërkon të bjerë mbi të vërtetat e tjera. Nëse Meta synon të krijojë alibinë e pafajësisë përmes deklarimeve të Berishës, është njëjtë si të mbulojë lakuriqësinë përmes gjetheve të fikut. Berisha, prej shumë kohëve, edhe kur të mbron me pasion, si rasti i tanishëm, edhe kur të sulmon me furi të shfrenuar, si ndodhte disa kohë më parë kur hasmi i tij ishte pikërisht Ilir Meta, është i pabesueshëm. Të mbrojë një që po mbytet në detin e politikës, të korrupsionit, të non gratës së madhe, është njëjtë si të vërtetojë dënimin dhe aktin e djeshëm. Çdo njeri i politikës në këtë vend ka kaluar përmes Berishës në dy faza të ndryshme: herën e parë kur të përkëdhel dhe të bën të adhurueshëm dhe ky është çasti kur je krah tij, dhe tjetri, kur të fundos në çastin kur mendon se tani je përballë tij.
Berisha nuk mbron dot askënd, në fakt ai nuk mbron dot as veten dhe as familjen e tij dhe është në ankthin se cili shtet tjetër europerëndimor do e shpallë të pa dëshirueshëm. Të futesh në qoshen e ringut dhe të presësh mbrojtjen nga Petrit Vasili, të cilit nuk i besuan as 400 qytetarë të Tiranës dhe që nuk i kanë besuar as kur ishte ministër dhe as kur ishte kryetar “famëmadh” i LSI-së, është njëjtë sikur të pranosh se je i fajshëm. Lëre pastaj, sikur të fillojnë dhe të mbrojnë ata që kanë të njëjtin hall me Ilirin, që kanë tundur tani certifikatën e virgjinitetit politik, edhe pse e dinin se ishin të përmjerrë. Problemi është tej asaj që quhet Edi Rama, tej asaj që quhet zonja e Autoritetit të Dosjeve, tej belbëzimeve të dorës së dytë: ishte apo jo Ilir Meta njeriu për të cilin flasin të deleguarit në zyrat e dosjeve të errëta? Nëse e gjitha kjo është një lojë e poli tikës, atëherë dëmi i parë i madh, rënia e një institucioni të rëndësisë së veçantë, nga ku varet fati i shumë njerëzve.
Nëse, atëherë institucioni i Autoritetit të Dosjeve nuk ekziston më. Së bashku me të bien edhe shumë institucione të tjera dhe kataklizmi është si një ortek, që do të mund të përfshinte sfera më të mëdha të jetës, sesa fati i Ilir Metës. Shefi i tanishëm i qeverisë as nuk e mbron dot dhe as e fundos dot të akuzuarin e Autoritetit të Dosjeve. Ndërhyrja e tij në këtë kohë është si e çdo funksionari të rëndësishëm, aq më tepër nga kampi kundërshtar. Sikur Ilir Meta do të kishte qenë tani në një aleancë politike me Edi Ramën, bubullimat dhe gjëmimet politike të Berishës do të dëgjoheshin deri në majën e malit të Tomorrit.
Shefi i tanishëm i qeverisë mund të jetë gjithçka, por nuk është çadra, pas veseve të së cilit mund të fshihen gjynahet e një lojtari të rëndësishëm të politikës, që deri disa vite më parë ishte i domosdoshmi i politikës. I treti, por i domosdoshmi. Nëse Meta nuk ka arsye të tjera për të shfaqur publikisht, atëherë kërcënimet e të tjerëve, qoftë edhe shefit të qeverisë, shfletimet e dosjeve publike, të koleksioneve të gazetave dhe revistave, gjetja e një ilustrimi apo fotot lakuriq, asnjëra veç e veç dhe të gjitha së bashku, nuk përbëjnë alibinë e të vërtetës. Ata e rëndojnë të vërtetën, duan ta fundosin, duke bërë luftën e dikurshme: kush është më fajtor, unë apo ti? Gjithçka mund të zgjidhet, ashtu si e kanë zgjidhur edhe qytetarë të tjerë. Jo shumë larg në kohë, përmes një komisioni politik, Berisha synoi të largojë nga politika kundërshtarë të tij. Mes të tjerëve edhe deputetin e Shkodrës, Shaqir Vukaj, duke i krijuar nga hiçi një dosje politike, e cila e pengonte të ishte pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Vukaj kërkoi zbardhjen e dosjes së tij, hapjen dhe gjithçka kaloi në gjyq, ku, edhe pse ndjehej rëndesa e pushtetit të Berishës, e vërteta zbardhi të shkuarën e tij. Ilir Meta ka më shumë shans se ai, shoku i tij i dikurshëm politik. Ai mund të kërkojë hapjen publike të dosjes së tij, të njihen të gjithë me të, të ketë secili gazetar apo analist, edhe ata që e mbrojnë pa lexuar e pa ditur asgjë, të drejtën të njohë dhe të analizojë, dhe çdo gjë të jetë në dritën e diellit. Kjo është e vetmja rrugë. Sa më shumë e vonon, aq me tepër hidhen dyshime, të cilat një ditë, do apo nuk do ai, do të njihen si fakte.
Ajo që përbën edhe problemin më të madh nuk është fati i Ilir Metës, thelbi i gjithçkaje është në pyetjen pasuese : Vërtetë Sigurimi i Shtetit ka pasur kaq shumë forcë, mundësi, njerëz, burime financiare, që edhe 30 vite pas rrëzimit të sistemit të diktaturës së proletariatit, jo vetëm të vendosë për fatin e të rekrutuarve të tij, por edhe njerëzit ta besojnë se kështu ka ndodhur. Nuk do të ishte hera e parë që ndodh kjo. Bundeskancelari gjerman, ndër më të shquarit, pa dyshim krijuesi i politikës moderne të paqësimit të Lindjes dhe Perëndimit, Fitues i Çmimit Nobel, Willy Brandt, një ditë zbuloi papritmas se njeriu i tij më i afërt, nuk ishte asgjë tjetër veçse një bashkëpunëtor i hershëm i shërbimit të zbulimit të Gjermanisë Lindore dhe i KGB-së. Edhe figura të tjera të njohura në kohën e tyre më pas rezultuan se kishin qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të sigurimit në vendin e tyre në kohën e diktaturës. A është Ilir Meta një rast i tillë? Këtë mund ta thotë vetëm ai fillimisht, dhe nëse hesht e kërkon të krijojë gardhin e mbrojtjes përmes gjithë farë zullumtarësh, atëherë gjithçka do të jetë e dyshimtë dhe do i shpjerë njerëzit drejt besimit ndaj Autoritetit të Dosjeve.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

O shoku Bedri,a arrin ta interpretosh konceptin ‘ALIBI’!?
-‘Pikturat e Ramutit nuk jane ‘ALIBI’ e MUTIT!?
-Apo ‘bashkepuntori’ i sigurimit MUTI jane ‘ALIBI’ e Ramutit!???
Ky eshte misioni i informacionit,gazetarit ne nje vend ne mes te Europes paq shtet e pa zot ,komunitet primitiv ku grate diten terheqin parmenden e drurit e naten prostituohen ndersa femijet tere diten lypin rrugeve te botes ndersa naten bejne ‘protektoratin’ e Nenave qe prostituohen per te mbajtur ‘burrat’ si te pa pune te luajne bixhos e mbushin sheshet si turme bagetish!?
Kerkoni tre beni ‘hero’ si sherbetor te ish shtetit kryehajdutin Ilir MUTI pasw 30 vjetesh apo te ‘tradhetar’ EDvinin si integralist qe ka qene nepunes i se perditeshmes se ‘ministrise brendeshme’ ku fytyrat e Ilir Metes ne sherbim te shtetit i pikturonte si ENGJEJ-Syri vigjilent i shqiponjes dy krenare ndersa ‘spiunet’ si shtriga sot te DEKLASUAR-Privilegjuar??????????
Pikturat e Rames duhet te kalojne Oqeanin.Rama eshte Pikasso.
Pikturat e Rames nuk jane alibi e Ilir Metes, po perse sigurimsi Ilir Meta na qenka alibi e hajdutit Edvin Rama? Deri para pak kohesh ishin bashke ne te gjitha mutrat e politikes shqiptare. Kur u prishen pazaret filluan t’i grisin brejet njeri tjetrit. Te dy njelloj jane.
Pyetja eshte e sakte. Perse Ilir Meta qenka alibi e Rames
Perse Berisha eshte alibi e Rames?
Edi Rama mund te jete gjithcka, thote ai.
Po kjo “gjithcka”, tradhetar, i shitur, spiun, hajdut, kjo i falet Edi Rames. Sipas Bedriut Rames i takon te jete gjithcka, ndersa Metes nuk i falet qe ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit shqiptar. Ndersa Rama eshte spiun i Serbise.
Jo gjithnje djalli edhte vetem i zi!
Berisha, sipas Bedrise, edhte i gjithe te zezave. Por Berisha ja patur ne dore (ndoshta vazhdon ti kete) gjithe dosjet e sigurimit, megjithate ai nuk e ka bere publike pse vrau veten babai i Bedriut. Bedriu, qe e mori dosjen e babait, nuk e tregoi te verteten e vetevrasjes, por e mbeshtolli me nje hije te veprimtarise se Sigurimit. Por nuk ishte e tille.
Shikoni si e mbaron shkrimin Bedriu…mund te jete jo agjent, por nese edhte agjent…dhe e le agjent.
Publiku shqiptar ka pare dhe degjuar intervisten e Simon Mirakajt. Ai e thote qarte se ne dosjen e autoritetit nuk behet fjale per Ilir Meten.
Tha edhe nje gje tjeter. Ligji nuk lejon qe autoriteti i dosjeve te vihet ne levizje me nje email anonim.
Nje spiun ngelet gjithmone i tille! Edhe Saliu spiun ka qene dhe i tille eshte akoma! Problemi eshte qe pse i pranon nje pjese e popullit? Kane qene te tille? Thone 160 mije?! Deshire e madhe e shqiptareve per te sherbyer! Por fjala eshte qe keta te dy vazhdojne te vjedhin dhe helmojne shoqerine dhe politiken! Largohini keta fshatare injorante nga politika! Mos prisni SPAK-un! Keta, te SPAK*ut, kane frike per familjet e tyre! Saliu eshte nje hakmares SADIST! Shteti ka instrumente te panumërt!
Shteti ka instrumenta te panumerta te terrorrizoje e te degdisi shqiptaret duke i trembur me kerma si Meta. Shteti ka instrumenta te panumerta te vjedhi shqiptaret dhe tju heqi dhe te drejten e fjales. Ti vdesi pa sherbim mjekesor dhe tju heqi cdo lloj te drejte Kushtetuese
Ti heqi mendimin dhe lirine e shprehjes
Dhe kur te kete ndonje derrcte dhjamosur, tja marri kenges per Ramut kurvat qe inagurojne me sukses vjedhjet e koncesioneve
OK B.Islami.Më vjen keq për disa komentues që shkruajnë sikur të ishte Saliu dora vetë.
Fjala është nëse është IM SPIUN dhe si të shpëtoi Ai nga ky çark që e ka kapur prej k..në 32 vite të punës së tij të pistë.
Nuk është fjala të diskutohet nëse Edi Rama është Spiun më i regjur se IM.E.Rama në këtë rast është me autoritetin e dosjeve që i ka kërkuar Kuvëndit të ndryshoi ligjin e dosjeve Bezhani-Mezini.Dhe këtë Kuvëndi duhet ta bënte shpejt dhe jo të shkonte në plazh.
Në një TV më bëri përshtypje qëndrimi i dy të dërguarve të IM-Tit Vasili dhe Simon Miraka,ku ky i fundit si padashje u pajtua me një gënjeshtër të madhe kur tha: Edhe sot po të shkoi IM në Autoritetin e dosjeve do të marri të njëjtën çertifikatë..që nuk ka qën Spiun..!
Ndërsa Tit Vasili deklaroi prerë se Kuvëndi Shqipërisë nuk ka të drejtë të ndryshoi ligjin Bezhani-Mezini.
Duke qëndruar në këto Ujra të ndënjura IM do infekton më shumë veten e tij dhe Ata që marrin përsipër ta mbrojnë nga zullumet e tij bashk me tutorin e tij S.R.Berisha si fatkeqsi kombëtare,ku gazetari Angles i BBS PARTOSH e cilësoi Sb si rrezik edhe për destabilizimin e Ballkanit.
-FLM DITA,BI.
Përderisa Kristaq Rama përveçse “artist” ka qenë edhe bashkëpuntor i sigurimit,nuk është çudi që është edhe biri i tij,që u porosit nga sigurimi të inflirtohej në Partinë Demokratike,por pa sukses,prandaj edhe kaloi në PS,që vetëm Parti Socilaliste nuk është me ardhjen e drogaxhiut spiun dhe hajdut.
Maj 2017 pikturat e Kryeministrit drogaxhi kapërcyen Adriatikun me destinacion Bienalen e Venecies,falë pagesës 500 000 Euro të takspaguesve Shqiptarë,për të vlerësuar “pikturat” nga kritikët e artit Alexxa Gotthardt dhe Scott Indrisek si zhgarravinat e një adoloshenti nën efektin e drogës.
Zigur Qarri,mashtruesi ordiner Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”
Te lumte Pena Z.Islami .E keni kthjellue problemin shume mire.Like hajduti ben mire te dorezohet se nuk ka nga ia mban .I jane djegur te gjitha “Urat”.Ai vete njesoj si Sali Kerma sulmojne babain e edi Rames te ndjerin kristaq Rama qe ka qene nje sportist dhe artist shembullor.Ketij avazi i bashkohen dhe disa komentues te peshtire ,qe duket se jane paguar apo yshtur nga klika e like hajdutit dhe e Sali Kermes.
BOLL BEDRI SE E TEPROVE
PO SHIKO SHENDETIN
NUK MERR VESH NGA KETO PUNE
JA KE HEQ LEZETIN
NUK JEP MEND NE PLEQERI
KUNGULL I PAPJEKUR
QE E MBETE NJE SHKODRIAN
NJE MASHTRUES I THEKUR
Rames i ka rene ne dore Shteti,dhe po e grabit dhe po e copton,si nje kafshe e pangopur.
Vjedhesit e shtetit Berisha,Meta jane diletante para tij.
Te shpetojme nga ky grabitqar i rrezikshem.