Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Piku në gusht! Lëvizjet në sezonin turistik rritën aksidentet, shkak kryesor sjellja e shoferëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Piku në gusht! Lëvizjet në sezonin turistik rritën aksidentet, shkak kryesor sjellja e shoferëve
KronikeKryesore

Piku në gusht! Lëvizjet në sezonin turistik rritën aksidentet, shkak kryesor sjellja e shoferëve

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Muaji gusht që shënon edhe muajin me fluksin më të madh turistik në vend duket se ka shënuar edhe një numër më të lartë aksidentesh. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për një rritje me 7.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Në muajin Gusht 2023 numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3% Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 180 persona nga 152 në muajin Gusht 2022”, vlerëson INSTAT.

Aksidentet rrugore, sipas publikimit, në 96,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 17,9%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10,3%.

- Publicitet -

Në muajin Gusht 2023, 23,9% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00. Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3,1%.

Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 12,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5,1%”, vlerëson INSTAT.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Atentati i dështuar në Elbasan: Hakmarrja e pretenduar dhe dëshmia e shënjestrës
  • ​Shpërthimi në Fushë-Krujë: Kush është Ylli Zalla dhe pista e inskenimit
  • Tkurrja e Bujqësisë
  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus

Komentet e Fundit

  1. K R on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  2. Pa emer on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. Ish polic on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  4. Sokol on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  5. X on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?