Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pirro Vengu takim me Ali Ahmetin në Tetovë: “Faktori shqiptar duhet të mbetet forcë stabiliteti dhe orientimi europian”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Pirro Vengu takim me Ali Ahmetin në Tetovë: “Faktori shqiptar duhet të mbetet forcë stabiliteti dhe orientimi europian”
Komunitet

Pirro Vengu takim me Ali Ahmetin në Tetovë: “Faktori shqiptar duhet të mbetet forcë stabiliteti dhe orientimi europian”

Published: May 12, 2026
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pirro Vengu, ka zhvilluar një takim në Tetovë me kreun historik të BDI-së, Ali Ahmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu vlerësoi figurën dhe rolin e Ahmetit në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar si forcë stabiliteti dhe orientimi europian.

“Në Tetovë me kryetarin historik dhe shqiptarin e përkushtuar Ali Ahmeti, një figurë që vazhdon të mbetet pikë reference edhe kur kohët ndryshojnë. Jo për vrullin e momentit, por për urtësinë dhe aftësinë për të frymëzuar duke parë më larg se konjukturat e ditës.
Në bisedë me të ndjen se sa e rëndësishme është që faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë të jetë një forcë stabiliteti, dinjiteti shtetformues dhe orientimi zhvillimor europian .

Ka njerëz që bëjnë histori, dhe ka të tjerë që e mbajnë gjallë atë çdo ditë. Ali Ahmeti i përket të dyja kategorive.

- Publicitet -

Faleminderit për mikpritjen Komandant dhe për frymëzimin e një politike që ndërton”, shkruan Vengu në një reagim të tij në rrjeter sociale.

Ndërkohë, edhe Ahmeti ndau një reagim pas takimit, duke e cilësuar Vengun një personalitet të përkushtuar ndaj shtetit dhe interesit kombëtar. Ai bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi sfidat e shqiptarëve, zhvillimet në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit mbarëkombëtar.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja Pirro Vengun, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit, një personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar. Në një frymë të sinqertë vëllazërore dhe përgjegjësie ndaj së ardhmes sonë, zhvilluam një bisedë të thellë mbi sfidat që përballen shqiptarët sot, zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar si shtyllë kyçe për stabilitetin, integrimin evropian dhe fuqizimin e zërit tonë në arenën ndërkombëtare.

Me mirënjohje të veçantë pranova si dhuratë librin “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” të autorit Thomas Frashëri, një vepër me peshë historike e shpirt kombëtar, që ndriçon rrënjët tona dhe rrugëtimin e shqiptarëve ndër shekuj, duke na kujtuar se identiteti ynë është një trashëgimi për t’u mbrojtur dhe për t’u lartësuar.

Takime të tilla nuk janë thjesht shkëmbime mendimesh, ato janë dëshmi e gjallë e unitetit, e lidhjeve të forta dhe e përkushtimit të përbashkët për një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më dinjitoze për kombin shqiptar”, shkruan Ahmeti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?