“Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Unë nuk jetoj këtu, jam një kalimtare. Ndalova! Vëzhgova! Dhe zemra mu thye.
Kjo sepse Shqipëria është një vend i bukur, por kjo bukuri është e mbuluar me plehra. Kudo! Nën ura, përgjatë rrugëve, në kanale, në shkurre. Shishe, plastika, gota, të hedhura kudo dhe askush nuk bën asgjë. Tani ka marrë flakë dhe mos thoni që është vetëm nga i nxehti, nga koha apo klima. Po, këto ndikojnë, por arsyeja e vërtetë është neglizhenca juaj.”
Ky është një koment që Iwona Alex Gray postoi në ditën e parë të gushtit në faqen Visit Albania, një faqe që ka rreth 600 mijë ndjekës që duan të dinë për Shqipërinë, pyesin, informohen, kanë kuriozitet. Statusi shoqërohet me një foto që ndoshta të huajve u vret sytë më shumë se ne shqiptarëve, të cilët e shohim shpesh dhe na është zbehur reagimi. Postime të tilla në rrjete sociale, platforma të udhëtimeve apo të vlerësimit të destinacionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.
Michael T komentoi: “Ke shumë të drejtë. Shohim kaq shumë fshatra, sidomos në zonat malore, ku pas shtëpive ka male me mbeturina. Ka mungesë të infrastrukturës së mbetjeve në këtë vend. Por për më tepër, ka shumë pak ose aspak ndërgjegjësim për natyrën dhe mbrojtjen e saj. Është zakonisht e neveritshme të endesh nëpër parkime makinash nëse te duhet të pushosh. Vendi është i bukur dhe do të ishte edhe më shumë, nëse s’do të kishte këtë ‘anë të shëmtuar’ të Shqipërisë.”
Veronica W konfirmon gjithashtu se kjo është e vërtetë. “Në këto vite njerëzit po hedhin gjëra nëpër rrugë, plazhe, male. Por nuk ka infrastrukturë në Shqipëri, me përjashtim të qyteteve të mëdha. Shumica e njerëzve në fshat duhet të kujdesen vetë për mbetjet e tyre dhe në disa raste edhe i djegin. Njerëzit përpiqen të marrin përgjegjësi, por duhet bërë më shumë. Por mund të them se e njëjta gjë vlen edhe për Mbretërinë e Bashkuar,” thotë ajo.
Aida H pohon se kjo është tipike për vendet e Ballkanit dhe nuk e kupton pse njerëzit urrejnë vendet e tyre, ndërkohë që një komentues tjetër i huaj shprehet se më shumë se urrejtje, bëhet fjalë për mungesë ndërgjegjësimi.
Pavarësisht se mbetjet nuk duket të jenë problemi më i madh që ka Shqipëria, për të huajt kjo duket të jetë çështja kryesore. Turizmi dhe rritja e interesit për Shqipërinë kanë çuar të huajt në çdo cep të saj dhe shumica, teksa magjepsen nga bukuritë natyrore, ngrejne zërin në platforma online për ndërgjegjësim. Përtej të mirës që mund të sjellë kjo për rritjen e vëmendjes, ajo vjen edhe me koston e “marketingut negativ”, ku Shqipëria identifikohet si një vend i mbuluar nga plehrat. / Monitor





j.l./ dita

Ate e kemi ne buzet me te kuq dhe breket me mut.
Hahaha Hahaha
Nuk behet evropian me zor muslimani 500 vjecar turk te dashur turiste. Gabim keni ju qe shkelni ne ate vend duke rrezikuar jeten tuaj nga kafshet me dy kembe. Pleramane eshte nje nga shume atribute te skiptarit.
Turizmin e deshtoi kembimi arbitrar i euros
Ka dy vjet qe vidhet 35% e cdo euro qe hyn ne shqiperi
Ishte fuqia e euros qe i drejtoi njerzit dret shqiperise
Nqs ti ja vjedh nje italiani 35% te cdo shpenzimi qe ai do beje ai ska pse vjen ne shqiperi me ate cmim ai i ben ne itali ku ka cdo gje guzhine, plazhe, hotele sherbime shume me te mira se tonat
Nqs spak do ishte vertet spak do kishte hapur hetime se kush ishin faktoret qe zhvlersuan euron me 35% ?
Dhe kush ishte qellimi dhe rreziku kush e mori vendimin dhe a eshte ky sabotim i turizmit tone
Kjo eshte lufta sot te mbrosh sektoret strategjik nga miqte konkurrues
Psh eksporti jone bujqesor eshte i pa konkurrueshem nga fqinjet per arsyen e krahut te lire te punes ahere si mundet shqiperia?
Duke i futur pesticide qofte edhe kontrabande te ndaluara ne be
Pastaj ti puno kot gjithe vitin kur ta tregtosh ai nuk e kalon dot kufirin sepse rezulton pa standarte si mandarinat e vitit qe shkoi
Kjo eshte lufta e sotit per shqiptaret jo ukraina apo palestina