Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po bën lojë të rrezikshme…” Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Del në dritë përplasja mes aksionerëve Pacolli e Ademi, akuza për mashtrim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Po bën lojë të rrezikshme…” Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Del në dritë përplasja mes aksionerëve Pacolli e Ademi, akuza për mashtrim
KronikeLajmi i fundit

“Po bën lojë të rrezikshme…” Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Del në dritë përplasja mes aksionerëve Pacolli e Ademi, akuza për mashtrim

Published: August 29, 2025
Shpërndaje

Valon Ademi përfaqësues i kompanise 2A e cila kryen shumicën e punimeve në aeroprtin e Vlorës, ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim.

Përmes një reagimi në profilin social të kompanisë së tij 2A Group, Ademi i quan vendimet e Pacollit si një lojë të rrezikshme.

“Ka njerëz që prej vitesh e quajnë zhvillim atë që në të vërtetë është vetëm mbulesë për mashtrim. Ato shiten si vendime, por në thelb janë një lojë e rrezikshme që nuk i reziston kohës.

- Publicitet -

Ironia e madhe është se ata që kanë blerë gjithmonë besim, kujtojnë se mund ta blejnë dhe sot. Por është vetëm çështje kohe sepse një lojë kaq e rrezikshme nuk mund të vazhdojë gjatë” shkruan Valon Ademi në reagimin e tij.

Reagimi i Valon Ademit rrëzon përgënjeshtrimin që Behgjet Pacolli publikisht dhe ngre pikëpyetje të reja mbi problematikën e investimit në Aeroportin e Vlorës.

Gazeta TemA shkruan gjithashtu se ka kontaktuar Ademin dhe ka mësuar mbi raportet e investimeve brenda koncesionit ku aksionari 2A ka kryer volumin kryesor të punimeve kundrejt një marrëveshje.

Sipas kësaj gazete, 2A ka investuar 25 milion euro kudrejt 13 milione që ka investuar kompania e Pacollit. Prej kësaj ka lindur konflikti për ristrukturimin final të aksioneve.

Raportimet e djeshme dhe reagimi i Pacollit

Dje janë shfaqur raportime në media që pretendojnë se biznesmeni Behgjet Pacolli po përballet me presione për t’i marrë kontrollin e Aeroportit të Vlorës, ndaj është zhvilluar një takim urgjent mes tij dhe kreut të qeverisë në zyrën e këtij të fundit.

Këto pretendime kanë nxitur reagimin e Pacollit, i cili i ka mohuar kategorikisht, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të padrejta. Në një deklaratë publike, Pacolli theksoi se takimi i tij me kryeministrin Edi Rama ishte një vizitë kortezie për të informuar mbi ecurinë e punimeve në aeroport dhe nuk kishte lidhje me ndonjë presion apo kërkesë nga qeveria shqiptare.

Ai shtoi se aeroporti po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional dhe se kompania e tij, Mabco, ka nisur një proces riorganizimi të brendshëm që lidhet vetëm me menaxhimin normal.

Pavarësisht këtyre deklaratave, disa media kanë raportuar se Pacolli ka marrë masa për të mbrojtur investimin e tij, duke vendosur kufizime në transferimin e kuotave të kompanisë që operon aeroportin. Këto veprime janë interpretuar si një përpjekje për të parandaluar çdo përpjekje për t’i marrë kontrollin e aeroportit.

Në këtë kontekst, takimi publik i Pacollit me kryeministrin Rama është parë si një sinjal i mbështetjes së qeverisë për investimin dhe si një përpjekje për të qetësuar situatën. Megjithatë, situata mbetet e ndërlikuar.

Një problem më shumë

Investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka qenë në qendër të vëmendjes edhe më herët për shkak të sfidave ligjore, akuzave për manipulim të tenderit dhe shqetësimeve mjedisore.

Në maj 2025, u realizua fluturimi i parë certifikues në Aeroportin e Vlorës, ku biznesmeni Behgjet Pacolli u prit nga kryeministri Edi Rama. Rama theksoi se aeroporti është ndërtuar me fondet e Pacollit, pa përdorur fonde shtetërore.

Pacolli deklaroi se aeroporti do të jetë ndër më të bukurit në rajon dhe një shtysë për zhvillimin e turizmit në zonë.

Akuzat për manipulim të tenderit

Një investigim nga OCCRP ngre dyshime se tenderi për ndërtimin dhe operimin e aeroportit për 35 vjet është manipuluar për të favorizuar një konsorcium turko-kosovar, duke përfshirë kompaninë Mabetex të Pacollit dhe YDA Construction nga Turqia.

Një ofertues tjetër ka dorëzuar padi civile dhe kallëzim penal në SPAK, duke akuzuar qeverinë për fabrikim dokumentesh dhe favorizim të padrejtë.

Shqetësimet mjedisore

Projekti është kundërshtuar nga ambientalistët vendas dhe ndërkombëtarë, pasi ndërtimi i aeroportit prek një nga ligatinat më të mëdha në Mesdhe, duke rrezikuar biodiversitetin dhe habitatet e shumë llojeve të zogjve. Komisioni Evropian ka vlerësuar si të paligjshëm vendimin e autoriteteve shqiptare për të hequr mbrojtjen e një pjese të rezervatit natyror ku po ndërtohet aeroporti.

Rreziqet financiare për shtetin

Dokumentet e qeverisë paralajmërojnë se aeroporti mund të mos tërheqë mjaftueshëm vizitorë për të qenë fitimprurës në të ardhmen e afërt. Megjithatë, kushtet e marrëveshjes parashikojnë që nëse projekti nuk arrin objektivat financiare, shteti shqiptar do të duhet t’i paguajë konsorciumit deri në 138.2 milionë euro, një shumë që përfaqëson më shumë se një të tretën e kostos së ndërtimit.

Në përmbledhje, ndërsa aeroporti i Vlorës paraqitet si një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në jug të Shqipërisë, ai mbetet i kontestuar për shkak të mënyrës së dhënies së kontratës, ndikimit në mjedis dhe rreziqeve financiare për buxhetin e shtetit.

Tashmë problematikës i shtohen edhe përplasjet e brendshme mes vetë investitorëve.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Loli says:
    August 29, 2025 at 7:12 am

    Ne do botes ti vesh zjarr mer dy tre kosovar. E la then i madhi F.S.Noli. Nuk Ka prokopi me keta

    Reply
  • demo says:
    August 29, 2025 at 8:54 am

    Ato pacavure qe i vishen Nolit i ka shkruar nje Spiro Londo nga Permeti ne vitet 50,I perhapi neper injorante e cmirezinj qe as e njihnin stilin e Nolit,as kishin haber nga Letersia,as i dinin opinionet e Nolit.Xhahileve u kenaqte cmiren,sigurimit i vinin per mbare karikaturat per krahinat,sidomos ato me orientim kombetar.
    Ashtu si shpesh shohim shkrime intrigantesh qe kamuflohen me Figura te renda te kultures kombetare si Ali Podrimja,Ismail Kadare,etj.
    Kete konflikt mes aksionereve te Aeroportit te Vlores e zgjidh Gjykata.Volumi punimeve eshte Aty.Investimet e sejcilit Aksioner jane te Evidentuar.Hetuesia dhe Prokuroria le te ndaje kontributet.

    Reply
  • Genti says:
    August 29, 2025 at 11:51 am

    Noli e dinte e kishte studiuar kete populli dhe jà dinte si te mira e te liga, si gezime dhe Halle dhe detyrimisht aty ku ka lek Ka edhe zullume. Kot nuk i Ka shkruajtur. Te shom kundo i dal tymi me keta vllaznit pej kosove.

    Reply
  • Banda says:
    August 29, 2025 at 12:56 pm

    Me vjen keq qe sapo krijohet nje lajm i tille, shumica fillojne te shajne dhe anatemojne pa asnje lidhje logjike. Une mendoj qe perpara se te hidhni balte mbi investitoret, duhet t’i falenderojme per punen e shkelqyer qe kane bere e po bejne. Mosmarrveshjet dhe konfliktet qe lindin gjate punes, jane normale. Kudo kemi konflikte: ne familje, ne pune, ne rruge e gjithandej. Bota eshte e mbushur me konflikte si kurre ndonjehere. Aq me teper biznesi ne keto permasa. Jam i bindur se kur te ulen ne tavoline dhe te bisedojne shtruar, ata te dy do gjejne nje zgjidhje. Me behet qejfi qe dy investitore shqiptare po ndertojne nje veper me kualitet te larte. Ju vafte puna mbare.

    Reply
  • Bero Maze says:
    August 29, 2025 at 3:30 pm

    Kjo është një fiasko e radhës si puna e hidrocentralit të Kalivaçit të atij Becchetti!
    Më ngjan se dikush bashkëpunon me avokatë të biznesmenëve të cilët pasi dështojnë në Shqipëri hedhin shtetin shqiptar në ndonjë gjykatë ndërkombëtare.
    Por që këta biznesmenë të fitojnë këto gjyqe duhet që shteti shqiptar të dërgojë në këto gjyqe avokatë të porositur për të realizuar fitoren në gjyq të këtyre biznesmenëve,pra të veprojnë në dëm të shtetit.
    Shteti shqiptar humbet gjyqin,ca fjalë letërsie psikopatësh në media kundër biznesmenëve dhe pastaj ndajnë paratë me ta.
    Bukur ë?
    Edhe ujku i ngopur edhe kopeja tamam!
    Vjedhin shtetin përmes marifeteve të tilla,dhe është mënyra më elegante dhe më e lezeçme për të vjedhur.
    Ai që bën hartime dhe na garanton se këta biznesmenë do fitojnë Noc Rrokun në këto gjyqe,ai bën çmos që gjyqet të humben sepse merr pjesën e luanit nga dëmshpërblimi që shteti shqiptar u jep këtyre biznesmenëve ” fitimtarë”!
    Nuk është ai ndonjë fenomen i zgjuarsisë por është populli shqiptar një zoombie në atdheun e tij.
    E shikon me sytë e vet që dikush po i përdhunon nënën edhe motrën në shtëpinë e tij dhe përseri shkon dhe e voton…
    Popull ndyrësirë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?