Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ishim duke bërë foto”, shembet ura në Indi, shkon në 141 numri i viktimave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ishim duke bërë foto”, shembet ura në Indi, shkon në 141 numri i viktimave
AktualitetBote

“Ishim duke bërë foto”, shembet ura në Indi, shkon në 141 numri i viktimave

Published: October 31, 2022
Shpërndaje

Një urë e ngushtë shekullore e ndërtuar mbi lumin Machchu është shembur mbrëmjen e së dielës.

Në urën, e cila tërheq turistë të shumtë, ndodheshin disa qindra njerëz në momentin kur u shemb.

Ata ranë në lumë dhe dhjetëra prej tyre shpëtuan pasi u kapën në pjesë të urës që nuk ishte zhytur në ujë. Disa arritën të notonin në brigjet e lumit.

- Publicitet -

Numri i viktimave që përfshin kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar ka shkuar në 141. Ndërsa në pamjet në rrjetet sociale të mbijetuarit dëgjohen duke bërtitur për ndihmë.

Më shumë se 15 orë pas shembjes së urës Morbi, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit dhe gjeten e trupave të viktimave të tjera, në atë që autoritetet e përshkruajnë si një operacion sfidues shpëtimi.

Të paktën 177 persona janë shpëtuar deri më tani, sipas zyrtarëve. Rreth 200 vendas që jetojnë në zonën afër tragjedisë i janë bashkuar ekipit të shpëtimit për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve.

Një i ri që po qëndronte në urë me motrën e tij gjashtëvjeçare kur ajo u shemb, tha për BBC se nuk po arrinte ta gjente atë.

“Ne ishim duke qëndruar në urë. Kishte qindra njerëz. Unë u ngjita në këtë urë për herë të parë. Unë dhe motra ime po bënim foto në celular dhe papritmas, ura u shemb. Unë dhe motra ime ramë në ujë. Unë mbijetova, por motra ime është zhdukur. Shkova në spitalin shtetëror, kërkova gjithandej, por motra ime nuk gjendet askund”, tha ai.

Ura e ngarkuar këtë fundjavë për shkak të sezonit të festivaleve hindu të Diwali dhe Chhath Puja, që tërhoqi një numër të madh vizitorësh në vendin turistik, i cili u rihap për publikun vetëm javën e kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që fatkeqësia godet lumin në Morbi.

Në gusht të vitit 1979, një digë prej dheu, e dobësuar nga shiu i pandërprerë, u shemb dhe përmbyti qytetin e Morbit, duke vrarë mijëra banorë.

Mediat në atë kohë raportuan se kufomat ishin “të shpërndara përgjatë rrugëve dhe balta arrinte deri në katet e dyta të disa ndërtesave”. Më shumë se 60% e shtëpive në qytet u dëmtuan.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kinemaja shqiptare, kjo kufomë pa varr
  • Raportuesi për Shqipërinë në PE: Nuk është çështja që të hapen kapitujt, duhen mbyllur
  • Avokatët zgjerojnë bojkotin, nuk marrin pjesë në seancat për masat e sigurisë në GJKKO
  • BE harton plan veprimi për kandidatët premtues, mes tyre dhe Shqipëria
  • Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. AUTORI on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  3. Vlora 97 on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  4. Xha Teme Analisti on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  5. Ethem Lalaj on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?