Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Nuk e mohoi emrin, fjalët e para të kreut të mafias pas arrestimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Nuk e mohoi emrin, fjalët e para të kreut të mafias pas arrestimit
BoteKryesore

FOTO: Nuk e mohoi emrin, fjalët e para të kreut të mafias pas arrestimit

Published: January 16, 2023
Shpërndaje

 

“Po, jam Matteo Messina Denaro”. Këto janë fjalët e para të njeriut më të kërkuar në Itali, bosit të fundit të madh të Cosa Nostra, në momentin e arrestimit, kur u pyet si quhej.

Siç raportojnë mediat italiane, hetuesit ndiqnin prej disa muajsh pistën që rezultoi e suksesshme. Ndërsa efektivët e Repartit të Operacioneve Speciale ishin siguruar 3 ditë më parë se e kishin gjetur më në fund njeriun të cilin e kërkonin prej 30 vitesh.

- Publicitet -

Pas arrestimit, Denaro është transferuar në kazermën “San Lorenzo” të Karabinierisë në Palermo. Sipas burimeve për “Corriere della Sera”, Denaro shkonte periodikisht në klinikën private në kryeqytetin e Siçilisë për vizita.

Një natë më parë, godina ishte rrethuar me agjentë të cilët në orën 9 të mëngjesit kanë ekzekutuar edhe urdhrin e arrestit.

“Ishte në radhë për të bërë një tampon, si shumë pacientë të tjerë në klinikë. Askush nuk do ta kishte menduar kurrë që ai ishte Matteo Messina Denaro”, citohet të ketë deklaruar Stefania Filosto, drejtoresha e klinikës private ku ishte Denaro.

“Ishte infiltruar mes pacientëve me emër të rremë, tashmë i plakur dhe i sëmurë”.

Matteo Messina Denaro konsiderohej si trashëgimtari i “fronit” të Mafias siciliane, që prej arrestimit të Toto Riina-s në vitin 1993 dhe kalimit në izolim të plotë të mikut të tij, Bernardo Provenzano. Ai është djali i Don Ciccio-s, bos i degës së Castelvetrano (Trapani), aleat historik i korleonezëve.

Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, mes të cilave ajo e të voglit Giuseppe di Matteo, djali i një të penduari i cili u shkri në acid, pasi u mbajt peng për dy vite.

Ai është dënuar edhe si pjesëmarrës në atentatet që i morën jetën dy prokurorëve më të famshëm të antimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino dhe për disa ngjarje të tjera mafioze.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Grida Suma says:
    January 16, 2023 at 4:11 pm

    E “cuditeshme” kapo mafie rri ne rradhe per te bere nje tampon?
    -E para tamponin mund t’a bente ne shtepi dhe jo te shkonte mjeku por nje infermiere.
    -E dyta tampone ka me shumicve dhe cdo kush e ben vete ne shtepi.
    Denaro do te tregoj edhe lidhjet qe ka me kunatin (burrin e motres) se Majlina Bregut.

    Reply
  • TARAFI9 says:
    January 16, 2023 at 4:43 pm

    MOS JA NGACMONI BREGUN BOJAXHIUT SE E KA ME KIMET
    AJO U SHIT TEK RAMA PER NJE POST .ME LEVERDI VETEM E VETEM QE TE SHPARTALLONTE OPOZITEN. SIC BERI EDHE ME BASHMUTIN ALIBEAJN.E CO

    Reply
  • I paemer says:
    January 17, 2023 at 7:23 am

    Arrestim i negociuar, teater…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?