Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po zhduken dosjet me prova”, Bashkia e Tiranës rrëzon Berishën: Zhvendosja e arkivës, proces rutinë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Po zhduken dosjet me prova”, Bashkia e Tiranës rrëzon Berishën: Zhvendosja e arkivës, proces rutinë…
KronikeLajmi i fundit

“Po zhduken dosjet me prova”, Bashkia e Tiranës rrëzon Berishën: Zhvendosja e arkivës, proces rutinë…

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar këtë të martë se Bashkia Tiranë po zhduk prova shkresore dhe dokumente.

“Regjimi po shkërmoqet, siç edhe ligji më i pandryshuar i diktaturave. Institucionet janë angazhuar në një përpjekje të ethshme për të zhdukur provat shkresore, dokumentet e veprimtarive të tyre kriminale.

Ka 3 javë që një proces i tillë, i ethshëm, po kryhet në disa dikastere. Ajo që patë sot në Bashkinë e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut.

- Publicitet -

Ajo, ka ndodhur siç është paralajmëruar në Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Brendshme, një përpjekje e tmerrshme e ethshme për t’u fshehur me djegie dhe grisjes dokumentesh. Siç e patë mbrëmë, qytetarët e Tiranës shprehën një shqetësim të madh, por pati edhe të tjerë që bënë humor, u inagurua ‘inceneratori i Tiranës’. Djegia në Bashkinë e Tiranës, e dokumenteve, jo vetëm të bashkisë e bënë përgjegjëse këtë bashki për një krim shumë të rëndë, jo vetëm të bashkisë, por edhe institucione të tjera.

Ndaj edhe, ju bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës, njerëz të ndershëm të mbajnë kopje të çdo veprimtarie antiligjore kriminale të zyrtarëve të lartë të tyre. Të mos implikohen, të mos bëhen bashkëautorë në një proces karakteristik për përmbysjen e sistemeve. Të mos harrojnë se, gjurma digjitale do të gjendet edhe në hënë, kudo që të jetë dhe auditi i përgjithshëm për të gjetur se ku kanë shkuar 56 miliardë në 12 vite të Edi Ramës, të cilat nuk janë dhënë rroga dhe pensione.

Ndaj dhe, stop djegies së dokumenteve! Stop, zhdukjes së tyre dhe zbrazies me shpejtësi të arkivane të dikastereve”, ka thënë Berisha.

Berisha ka shpërndarë edhe një video, ku shkruan “nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët”.

Pas deklaratës së Berishës, ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, ku hedh poshtë akuzat dhe thekson se është një procedurë rutinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.

“Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e bashkisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    February 25, 2025 at 5:51 pm

    SPAK te nderhyje menjehere ne cilesine e organit LigjZbatues,te mos levizin dosjet e Arkivave te Bashkise,pa perfunduar gjykimi i Kryetarit.Me mire se Berisha qe i ka bere keto veprime,kur zhduku serverat e Kryeministrise ne 2013,nuk e di kurrkush cfare ndodh ne te tilla raste.Besojini Berishes!Hajdutit i dergoj nje hajdut-thoshte Stalini.

    Reply
  • Asnjë votë Berishës! says:
    February 25, 2025 at 7:59 pm

    Meqënëse Drejtësia nuk e dënoi Berishën për krimet e tij, më 11 Maj dënojeni Berishën me votë! Asnjë votë Berishës që të vdesë politikisht. Ky është shanci I fundit i tij, sepse është 80 vjeç dhe nuk ka shanc tjetër. Vetëm kështu shpëton Shqipëria nga ky njeri, personifikim i të gjitha ligësive që mund të mbajë një qenje njerëzore. Shqiptarët do të çlirohen nga një stres 35 vjeçar.

    Reply
  • info analitike says:
    February 25, 2025 at 8:34 pm

    Meqe na garantoni ju shokë të Ditës atehere jemi rehat se ju nuk mbani ane dhe jeni media e dinjitetshme sic thoshte Bushka.

    Reply
  • vlonjati says:
    February 25, 2025 at 8:39 pm

    Asnje vote Berishes! A nuk na jep nje mendim se kujt mund tia japim voten ?

    Reply
  • Nertil Angoni says:
    February 25, 2025 at 10:18 pm

    Jepja sorosisteve o vlonjat, jepja nismes, bashke apo mundesise, kjo eshte e vetmja arme per momentin, te fusim sa me shume outsider ne dyshen pd ps.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 26, 2025 at 5:00 am

    ASNJE VOTE ENVERIT DHE BAJGAVE TE TIJ QE PO ASGJESOJNE SHQYPNINE!

    Kjo eshte thirrja e te perndjekurve politike qe voten e tyre ja besuan Presidentit Trump dhe jo Qamilese se Bidenit dhe qe cunin e Kristaqit e quajne si cunin e Killerit te Enverit qe e cilesoi SHPRESEN e Botes Donald Trump si “Fatkeqesia, Kercenimi, Rreziku per Boten” nga CNN me urdher nga plaku Soros, qe po vjell vrer nate e dite kunder SHBA pasi pagoi nje spiun te Enverit per te korruptuar FBI.

    KESAJ DUHET T’I THONI STOP!

    Reply
  • ce says:
    February 26, 2025 at 5:07 am

    Shihni endrra me sy hapur o trushplaret e vicidolit duke enderruar per pushtet dite e nate qe mesa duket nuk do e arrini me sa te jeni gjalle se ne 11 maj 2025 as qe behet fjale. Belo krrici vrojtuesi i vrimes celesit ishte mbreme shume i gergufur ne emision pas deklarates se cmendur te perbindeshit qe tani jane bere si ato indulgjencat e shekullit xv te dhe populli qesh me to. Po pse o te cmendur ne maje te taraces do digjen materiale . O te lajthitur qe e keni mendjen vetem tek shpifja, tek zjarri, tek molotovi pe me tallagjaren e Tiranes Adriana nockederren do bllokoni jeten dhe aktivitetin normal te bashkise. Por ju jeni te tere ne gjendje paniku se e shihni se ne pushtet nuk do vini me kurre , se perbindeshi ka kaluar ne ekstazi histerike se mbeshtetja popullore ka rene poshte asaj te 1997 dhe ju me nuk arrini as tek mandatet e 1997 . Me shume do marre Basha dhe partite e reja se ju o hajmutet e dutit

    Reply
  • injoranti says:
    February 26, 2025 at 9:14 am

    Me sa duket ti ce qenke zedhenes i ministrise sepse perserit fjalet e ministrit hajdut te votave. A nuk dini ju te jepni mendimet e juaja por jeni akoma me kohene Enverit ku te gjithe flisnin me shprehjet e atij ! Ja dhe ju komentuesit e Rames qe kerkoni te dukeni te zgjuar 90 %kur flisni kunder Berishes perdorni fjalen buf i kenetes sepse keshtu thote kryetari juaj , edhe ce flet me fjalet e Klosit! Ju jeni kaq te zgjuar per te imituar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?