Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in
KronikeLajmi i fundit

Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

Published: July 5, 2025
Shpërndaje

Policia e Dibrës procedoi katër banorë të fshatit Kurdari, të cilët i akuzon për “plagosje të lehtë”, “vetëgjyqësi” dhe “shkatërrim të pronës”. Banorët vijuan me protestën kundër HEC-it dhe këmbëngulin të ndalojnë punimet.

Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të rifillojë punimet për ndërtimin e HEC-it Doma, një projekt që ka hasur në kundërshtimin e vazhdueshëm të banorëve që prej momentit të shpalljes. Prej disa ditësh, shoqëria kishte nisur gërmimin e kanalit për vendosjen e një tubacioni rreth 4.4 kilometra të gjatë, i cili synon të devijojë rrjedhën natyrore të lumit.

Reagimi i banorëve vjen vetëm një ditë pas një incidenti të ndodhur të premten, gjatë të cilit disa prej tyre u konfliktuan fizikisht me punëtorët e kompanisë. Nga përplasja mbeti i lënduar vëllai i administratorit të kompanisë, i cili është gjithashtu aksioner në këtë investim dhe po punonte në terren si eskavatorist. Banorët pretenduan se vëllai i administratorit i kishte provokuar pasi ata i kanë kërkuar të largohet nga zona. Sipas tyre ai i ka ofenduar dhe ka tentuar t’i shtypë me mjetin e punës. Kjo ka sjellë përshkallëzim të situatës dhe përplasjen fizike.

- Publicitet -

Pas incidentit, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër njoftoi se kishte referuar në prokurori materialet për nisjen e një procedimi penal në ngarkim të katër banorëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprat penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’, ‘Vetëgjyqësia’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ në ngarkim të shtetasve: H.B., 30 vjeç, S.Ç., 24 vjeç, L.B., 24 vjeç dhe L.K., 25 vjeç, të gjithë banues në Klos,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Sipas DVP Dibër, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë dëmtuar një automjet të kompanisë si dhe kanë goditur me grushta një 39-vjeçar, investitor i projektit. Të proceduarit u lanë të lirë në orët e vona të mbrëmjes dhe u pritën jashtë Komisariatit të Policisë Mat me brohorima nga dhjetëra bashkëfshatarë.

Për këtë incident, BIRN i është drejtuar me një kërkesë për koment edhe administratorit të kompanisë “Global Interprise Group”, Ashim Doma, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur përgjigje. Në një qëndrim të mëparshëm për BIRN, Doma kishte deklaruar se punimet për ndërtimin e HEC-it do të vazhdojnë, duke theksuar se gjurma e projektit ndodhet rreth 300 metra poshtë fshatit dhe, sipas tij, nuk prek askënd drejtpërdrejt. Ai kishte paralajmëruar gjithashtu se në rast pengesash, do të kërkonte ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese.

HEC-i Doma është pjesë e një projekti më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në lumin e Lusës, që prej vitesh kundërshtohet nga banorët dhe aktivistët për mbrojtjen e burimeve natyrore. Banorët pretendojnë se ndërtimi po kryhet pa zhvilluar dëgjesa publike dhe pa pëlqimin e komunitetit, siç kërkohet me ligj. Ata shprehen të vendosur për të mos lejuar realizimin e projektit dhe i bëjnë thirrje SPAK-ut dhe institucioneve shtetërore të hetojnë procedurat e miratimit të tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313

Komentet e Fundit

  1. demo on Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?