Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia zbraz ambientet, televizioni News 24 fik sinjalin, prona i kalon shoqërisë shtetërore ‘KAYO’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Policia zbraz ambientet, televizioni News 24 fik sinjalin, prona i kalon shoqërisë shtetërore ‘KAYO’
KronikeLajmi i fundit

Policia zbraz ambientet, televizioni News 24 fik sinjalin, prona i kalon shoqërisë shtetërore ‘KAYO’

Published: August 9, 2025
Shpërndaje

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Përmbarimor ndërhynë për të liruar ambientet ku operojnë redaksitë e televizonit News24.

Veprimi u krye në zbatim të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ.

Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë, të verdhë, blu të çelët, jeshile, rozë, të kuqe, blu të errët dhe të zezë në të dy anët.

- Publicitet -

Sipas deklaratës zyrtare të Avokaturës së Shtetit, objekti në pronësi të shtetit mbahej pa titull ligjor nga shoqëria “Fokus Media News” që prej 22 majit 2022, datë kur përfundoi kontrata e qirasë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë kishte kërkuar lirimin e pronës brenda 25 korrikut 2022, por subjekti nuk e kishte dorëzuar ambientin, duke nisur procese gjyqësore dhe kërkesa për masa sigurimi për të pezulluar ekzekutimin.

Çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë Gjykatën e Lartë, dhe është shoqëruar me katër vendime mbi masa sigurimi. Vendimi i fundit, i datës 14 korrik 2025, urdhëron lirimin e menjëhershëm të ambientit dhe thekson se veprimtaria mediatike e subjektit nuk cenohet, pasi mund të zhvendoset në hapësira të tjera.

Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, prona i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin për bashkëprodhim të mjeteve motorike, si pjesë e një projekti strategjik për rivitalizimin e industrisë ushtarake dhe krijimin e vendeve të punës në zonën e Shkozës.

Ndërhyrja e sotme është kundërshtuar nga organizata të medias dhe përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë cilësuar si pengesë për punën e gazetarëve dhe si një veprim me prapavijë politike. Unioni i Gazetarëve dhe SafeJournalists Shqipëri kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të policisë dhe gjetjen e një zgjidhjeje që garanton vijimësinë e raportimit.

Nga ana tjetër Autoritetet shtetërore thonë se po veprojnë në përputhje me vendimet gjyqësore dhe se ekzekutimi i tyre është një detyrim i panegociueshëm për mbrojtjen e pasurive publike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    August 9, 2025 at 2:07 pm

    Unioni i gazetarëve e SafeJouurnalists, duke mbrojtur paligjshmërinë e News24 nuk bëjnë gjë tjetër përveçse bëhen të pabesueshëm edhe në rastet kur do të kenë të drejtë. Mbaroi kontrata, nuk iu rinovua, duhej të kishte ikur vetë. Objekti i paliruar në rrethanat Njuzit quhet objekt i pushtuar dhe pushtuesit kur nuk ikin me të mirë do të largohen me forcë. Mbrojtësit këto energji “mbrojtëse” le t’i harxhojnë kur t’u zaptohen objektet në pronësi të tyre. Këta janl antishtet dhe antiligj.

    Reply
  • Pjeter says:
    August 9, 2025 at 2:46 pm

    Kryetari i unionit gazetarve eshte punonjes i kompanise mediatike apo jo Cipa!

    Reply
  • abdiaga says:
    August 9, 2025 at 3:02 pm

    Liria Medias nuk eshte mbi lirine e qytetarit.Media nuk eshte mbi Ligjin.Iku ajo kohe kur Mafiozi Becheti i bente presion shtetit me Agon channell.Nuk ka me edhe Ylli ambasador i Mexikes,edhe Non grata i Amerikes edhe Xhemaliu i shumekerkuar per droge ne Stamboll.Aha Fane,i doli boja te plotfuqishmeve pronare te Medias se lire,te pavarur ne sherbim te Oligarkeve qe vjedhin Shtetin.Media nuk eshte mbi shtetin.Por Liro Ato Ambjente te Kombinatit Autotraktoreve dhe thuaj flmnd.Partise,,qe nuk po te ve prangat,qe te perfundosh si bashkfshatari Ilir Meta.

    Reply
  • NATO says:
    August 9, 2025 at 4:08 pm

    Ne mbrojtje te fjales se Lire,Te Medias se Lire e te pavarur protestoi edhe Juristi i Lire i pavarur dhe i paperlyer,Gjin Gjoni.

    Reply
  • demo says:
    August 9, 2025 at 6:06 pm

    Po mire o zoti Oligark!Ti qe ke ne pronesi aq e kaq fabrika,punishte,Resorte,Hotele Motele,pallate dhe kulla,TV e gazeta,Ti qe ke ndertuar Lokale dasmash dhe Lokale lluksi,,Ndertoje dhe nje Godine per News 24,se nuk u be qameti.Ashtu si e ndertoi Top Vjollca Hoxha pri Kuksi godinen e TV Topit.Ra rahat me qeverrine.Pse duhet te merret BE,Keshilli Evropes,Parlamenti Evropian,Te Drejtat e njeriut dhe OKB me Fanen,qe ka hyre ne Kombinatin e Pilo Peristerit dhe nuk del prej andej pa alarmuar Boten te tere.Po te ishte per ta mbajtur Kombinatin e mbante xha Pilo.jo kapterr Fanja prej Gjerbesi.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 9, 2025 at 6:23 pm

    News 24 eshte media e lire? Kjo eshte per tu gajasur fare. O milet, ne kete Bote nuk ka media publike te lira. Jane te kapura nga xhepi. Ekziston vetem iluzioni i mediave te pavarura e te lira. Prandaj mos u shtrengoni shume per lirine e medias, se News 24 ka qe diten qe u krijua qe fle ne xhepin e qeverise, me taksat e parate tuaja. Qindra Miliona Euro kalojne nga thesi i Qeverise ne llogarite e mediave, qofte ato audio vizive e qofte ato te shkruajtura. Ja pyetini njehere keto media se sa u paguan per propaganden ne epoken e Kovidit. Shuma marramendese.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    August 9, 2025 at 7:29 pm

    Po keta paskan 3 vjet qe ju ka mbaru kontrata.Se pari a i kane pagu paret per keta 3 vjet.Jo ti nxjerin por ti fluturojne.Ndaj hane mut duke mbeshtet mashtruesit.Ska ngjashmeri fare me cka ju bente Saliu mediave qe ishin ne ndertesa private.
    Media klienteliste, bejne pazar,na lini pronen publike te mos u shajme.Keta e moren media e vertete ne qafe.

    Reply
  • MAPO says:
    August 9, 2025 at 7:44 pm

    Cou o Popull,se po dhunohet Media e Lire!Po nxjerrin Fanen nga Uzina Traktori.-Hic populli.
    Cou o popull se kane vjedhur votat e Sali Berishes!-Hic populli,Ben sikur s`degjon.
    Cou o popull se kane burgosur Lali Erin! Populli e harroi nje vakt te ngrohte,se me keto temperatura,e do te ftohte.
    Nuk ngrihet me ky popull o Fane!E beri telef Berisha qe ne 98 ,ngrifu,shkrifu,perdite,Derisa vrau Hajdar Hajdarin,Ja la popullit ne dore.Dergoje kete News 24 tek Ai Rezorti ne kodrat e Vores,se bosh i ke.Edhe gazetaret kenaqen me goxha Panorame.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet
  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?