Për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri si dhe të shtënat me armë, janë konsideruar nga qeveria e Kosovës dhe presidenca e saj si akte të orkestruara nga Beogradi.
Ka shumë dyshime të arsyeshme për të besuar se një gjë e tillë është e vërtetë, ndonëse një dritare duhet mbajtur hapur për të mos paragjykuar.
Në eventualitetin e faktimit të kësaj akuze, është e udhës të vihet në dukje se dhuna dhe strategjia e tensionimit janë tashmë konstante të politikës serbe në Kosovë, çka në vetvete e bën të pakuptimtë dhe zhvlerëson të gjithë politikën e mirëkuptimit që iu dha presidentit serb, Vuçiç nga Perëndimi.
Nga ana tjetër, nuk përjashtohet që me afrimin e zgjedhjeve në Serbi, Vuçiç të kërkojë të zhvendosë krizën apo temën kryesore, duke kërkuar te tensioni material për të shpallur veten shpëtimtar të kombit.
Por kjo politikë ilustron se e ashtuquajtura strategji serbe nuk ka mjete veprimi përveç se ato që janë konfirmuar tashmë prej dekadash. Aq e vërtetë është kjo sa edhe në dialogun e ndërmjetësuar dhe propozimin e fundit të BE-së, një nga pikat e kompromisit është edhe shpërbërja e strukturave paralele të Serbisë.
Ky është një fakt që flet shumë dhe duhet shënuar.
Të vihet re se deri më tani Serbia nuk ka sulmuar KFOR-in, por policinë e Kosovës dhe që këtu duhet kaluar në aksion diplomatik e public agresiv:
- Mbajtja e Kosovës nën sanksione është politikë që tashmë shkon kundër paqes
- Tensionimi i situatës është përgjegjësi dhe autorësi e Beogradit
- Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë çdo veprim për goditjen e elementëve të armatosur në Kosovë që kryejnë veprime të tilla për të bërë të qartë se Beogradi është aty jo për kompromis
Është po ashtu e domosdoshme që kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell, të prononcohet qartë mbi këtë situatë, e cila ka përgjegjës dhe përgjegjësi.
S.Zaimi / ResPublica

Pershendes Ministren e Jashtme te Kosoves Donika Gervalla per Kurajon me te cilen akuzoi sot komisjonerin e felliqur proserb Borrel,,qe nuk sheh presionet Banditeske te Bandave serbe ne Veri te Kosoves,por sheh vetem Kushte e kushte shtetshkatrruese per Kosoven.Nga njera ane perkedhelin Vucicin si nxenes i zellshem,qe nuk ka kryer asnje Angazhim,nga ana tjeter nuk shohin,as degjojne Vrasjet e policeve te Kosoves.E gjithe Banda serbofyle e Komisjonereve te BE+Kapadaiun e ngrefosur Escobar,te shpallen Te padeshirueshem nga Kosova dhe te zevendesohwen,sepse jane te njeanshem.
e ti marre Rama te ndernjetesoje me ta konfliktin ne Ukraine,.Ishalla po i ecen.
Nuk ka kurrfare Politike te zgjuar serbe, por ka politike budallaqe te Perendimit (se pari te USA) qe me Kosoven si Kurban duan te joshin Serbine nga vehtja, kur dihet se Serbia ka qene, eshte e do mbetet nje Rusi ne Ballkan dhe kete vetem qorrat e administrates shurraqit Biden nuk duan ta shohin.
E vetmja zgjidhje normale do te ishte: serbet e Kosovos me Serbine, shqipatret e Kosoves me trungun ame-Shqiperine.
Tash tri vite duo Kurti Osmani 70% janë marrë me ish qeveritë e Prishtinës dhe qeverinë e Tiranës dhe jo me fortifikimin e vëndit kur dihet se çfarë vetëmbrojtje ka Kos.
“Ka shumë dyshime të arsyeshme për të besuar se një gjë e tillë është e vërtetë, ndonëse një dritare duhet mbajtur hapur për të mos paragjykuar”, thote ky S. Zaimi!!!???? Pika mu ne b… o S. Zaimi, o debil, paske dyshime ti ne te verteten qe ja ben muuuuuuuu!!!
Eshte politike “e zgjuar serbe” sepse mbeshtet nga Cife Burreli dhe Lajecikun.Kjo eshte rrjedhoje e punes se tyre.Se pari ATA duhet te distancohen dhe denojne aktin terroristi te financuar dhe pergatitue ne serbi.Jane mercenare ruso-serbe te Wagnerit me baze ne Nish.Europa duhet ti kerkojne Serbise largimin nga Serbia urgjentisht te grupeve terroristi me Ndryshe asnje bisedim me Serbine.Shteti qe pergatit ne territorin e saj grue terroriste ,eshte shtet terroristi dhe me ta nuk mund te behet asnje tryeze bisedimi.Mjaft me me tolerance ndaj shtetit terroristi serb.
Kjo pune e piste eshte veper e perfaqesusve europian, pa perjashtuar edhe ata amerikane. Serbia eshte kanakarja e te dyjave. Pa tjeter qe keshtu do te ndoddhte, kur Vucic thote qarte dhe shkoqur, se nuk ka per ta njohur kurre Kosoven dhe kurre nuk do ti bindet Amerikes dhe Europes per te vendosur sanksione ndaj Rusise dhe keta me shum delikatese i luten asaj qe ajo te pakten te mos deklarohet hapur per kete ! Ndersa kur Kurti kerkon qe Serbia sebashku me Europen dhe Ameriken ti permbahen vendimeve te marra ne rezolutat, ata i kundervihen me agresivitet duke e akuzuar kete te fundit si minues te marreveshjeve te arritura !? Me cilin duhet te beje marreveshje Kurti, me agresorin, me ate qe nuk e njeh Kosoven shtet te pavarur !? Qe ketu marrveshjet jane Nul.
Perfaqesues të BE dhe Serbise kane ngritur një kështjellë korrupsioni që ka nevojë për luftë për të nxjerrë fitime maksimale. Situata është e rrezikëshme për paqen e Kosoves dhe Shqipërisë. Rama e ka kuptuar këtë ndaj don ta mbajë Shqipërinë jashtë lufte me një politikë ndërmjetëse dhe si inkurajuese e bisedimeve.
Kaq për tani.