Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Video e manipuluar? Çfarë do t’i ndodhë botës së shpejti sipas njeriut që thotë se ka IQ më të lartë në planet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Video e manipuluar? Çfarë do t’i ndodhë botës së shpejti sipas njeriut që thotë se ka IQ më të lartë në planet
AktualitetKuriozitete

Video e manipuluar? Çfarë do t’i ndodhë botës së shpejti sipas njeriut që thotë se ka IQ më të lartë në planet

Published: July 17, 2025
Shpërndaje

“Jam njeriu me IQ-në (koeficientin e inteligjencës) më të lartë në botë, YoungHoon Kim, dhe e them këtë jo vetëm me logjikën njerëzore, por edhe me një zbulesë hyjnore. Jezu Krishti do të kthehet gjatë brezit tonë. Kjo është një e vërtetë që m’u zbulua nga Zoti, Ati dhe Shpirti i Shenjtë”.

Ky postim i atribuohet koreanojugorit të njohur, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Jam i caktuar për të parë atë që të tjerët e shpërfillin dhe për të folur për atë që të tjerët e kanë frikë” – ka thënë YoungHoon Kim sipas videos ku shpjegon se, përveçse e ka marrë këtë mesazh nga Zoti, ai është gjithashtu i vërtetuar nëpërmjet fizikës kuantike dhe parimit të relativitetit të Ajnshtajnit:

- Publicitet -

“Shkenca moderne tregon se koha nuk është e mbyllur. Ajnshtajni tregoi se koha lëviz në mënyrë të ndryshme, në varësi të shpejtësisë dhe gravitetit. Kështu që kur Jezusi tha: ‘Ky brez nuk do të vdesë derisa të ndodhin të gjitha këto gjëra’, Ai po fliste nga përjetësia, jo sipas orëve njerëzore. Dhe fizika kuantike mëson se ajo që besojmë dhe vëzhgojmë mund të formësojë atë që bëhet realitet”.

“Kur shumë njerëz fillojnë të shohin të vërtetën, profecia bëhet e tashmja. Dhe pikërisht kjo po ndodh tani. (…) Ne krijuam inteligjencën artificiale që mendon, por harruam si të mendojmë vetë. Ndryshojmë ADN-në tonë, por mohojmë se kush jemi vërtet. Ne vrasim të pafundmen dhe e quajmë liri. Ngatërrojmë të vërtetën me opinionin dhe adhurojmë përparimin në vend të Zotit”, ka thënë ai.

Ai ka dhënë një paralajmërim, duke kujtuar fjalët e Jezu Krishtit:

“Dhe pikërisht këtë paralajmëroi Jezusi: gënjeshtra, mosbindje ndaj ligjit, tradhti dhe njerëz që nuk kujdesen më për njëri-tjetrin. Jezusi tha: ‘Kur të shihni që këto gjëra fillojnë të ndodhin, dijeni se jam afër'”.

Ky postim u bë viral, duke grumbulluar mbi 14 milionë shikime dhe qindra mijëra pëlqime brenda pak ditësh.

Por shumë kanë dyshime se videoja është manipuluar me IA dhe se, nuk ka burime të besueshme që të konfirmojnë një deklaratë të tillë nga Kim.

Në postimet e tij publike, ai ka shprehur besimin e tij të krishterë dhe ka diskutuar lidhjen midis shkencës dhe fesë, por nuk ka bërë një deklaratë specifike për rikthimin e Krishtit në kohën tonë.

Është e rëndësishme të theksohet se pretendimi i Kim për një IQ prej 276 është i diskutueshëm dhe është vënë në dyshim nga ekspertë të ndryshëm në fushën e psikometrisë.

Disa ekspertë e kanë përshkruar këtë shifër si statistikisht të pamundur.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?