Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Praktika e detyruar: Kushtet për infermierët dhe fizioterapistët e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Praktika e detyruar: Kushtet për infermierët dhe fizioterapistët e rinj
AktualitetShoqëri

Praktika e detyruar: Kushtet për infermierët dhe fizioterapistët e rinj

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Për të ndjekur praktikën e detyruar profesionale me mbikëqyrje të gjithë të diplomuarit në profilet e shkencave mjekësore teknike duhet të bëjnë regjistrimin pranë strukturave përgjegjëse të Urdhrit të Infermierit. Për të shmangur radhët, autoritetet e këtij institucioni kanë përcaktuar edhe kalendarin me datat se kur do të zhvillohen regjistrimet për secilin profil të shkencave mjekësore, në: fizioterapi, infermieri, mami, teknikë laboratori, teknikë imazherie, si dhe logopedi. Për secilin profil regjistrimi do të zhvillohet pranë vendbanimit të kandidatit që do të marrë pjesë në këtë sezon për zhvillimin e praktikës së detyruar profesionale 3-mujore me mbikëqyrje, kalimi i të cilës i lejon të gjithë këta kandidatë që më pas të hyjnë në garë për lejen e ushtrimit të profesionit nëpërmjet dhënies së provimit të shtetit.

Sa i takon pranimit për ndjekjen e praktikës profesionale 3-mujore me mbikëqyrje bëjmë me dije se bëjmë se kandidatët do të mund të regjistrohen pranë vendbanimit të tyre deri në datën 27 shtator prej orës 09:00-12:00”, bëjnë me dije autoritetet e Urdhrit të Infermierit.

Të parët që kanë nisur me këtë proces janë kandidatët e fizioterapisë. Për këtë kategori regjistrimet do të përfundojnë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë që gjatë ditës së nesërme do të hapen regjistrimet për të diplomuarit në logopedi dhe mami. Procedurat e regjistrimit do të vijojnë sërish gjatë javës së ardhshme përkatësisht në datat 19-20 shtator ku do të bëhet pranimi i dosjes së regjistrimit për kandidatët e profileve Teknik imazherie, si dhe Teknik laboratori. Duke qenë se infermieria ka një numër të madh kandidatësh që plotësojnë kushtet për të ndjekur praktikën e detyruar profesionale, është vendosur që procedurat e regjistrimit të vijojnë për gjashtë ditë me radhë përkatësisht në datat 21-27 shtator.

- Publicitet -

Në dosjen e regjistrimit çdo kandidat duhet që të përfshijë: kartelën e plotësuar sipas formatit të përcaktuar, kërkesën e anëtarësimit të plotësuar me shkrim dore po sipas formatit të përcaktuar, diplomën dhe listën e notave të noterizuar. Në mungesë të diplomës mund të dorëzoni një vërtetim të marrë nga universiteti që keni ndjekur ku të konfirmohet përfundimi me sukses i studimeve universitare. Pjesë të dosjes duhet të bëni edhe një CV, fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës, 6 fotografi dokumenti (me veshje serioze), si dhe mandat pagesë në llogari të Urdhrit të Infermierit prej 3 000 lekësh të cilën duhet ta shlyeni në një nga bankat e nivelit të dytë të përcaktuara.

Në përfundim të regjistrimit, kandidatët do të pajisen me librezën e praktikës profesionale që përmban informacion të përgjithshëm për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë, për temat që do të përgatitet për zhvillimin e provimit të praktikës profesionale dhe ku do të bëj plotësime për praktikën që do të zhvilloj me mbikëqyrësin. Po ashtu, do të pajiseni edhe me Kartën e Identifikimit të praktikës profesionale, të cilën praktikanti duhet ta ketë gjatë ushtrimit të praktikës profesionale me mbikëqyrje. Në përfundim të praktikës, secili kandidat duhet të kalojë edhe testimin final, rezultatet pozitive të të cilit i hapin udhë vijimit të procedurave për dhënien e provimit të shtetit, nëpërmjet të cilit merret edhe leja e ushtrimit të profesionit.

 

Pranë zyrave rajonale kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Kartelën e plotësuar sipas formatit të përcaktuar.
  • Kërkesë anëtarësimi, me shkrim dore sipas formatit të përcaktuar.
  • Diplomë dhe listën e notave të noterizuar.
  • Në mungesë të diplomës vërtetim nga Universiteti.
  • CV
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës.
  • Fotografi dokumenti (me veshje serioze).
  • Mandat pagesën prej 3 000 lekësh të derdhur në një nga bankat e caktuara.

 

Datat e zhvillimit të regjistrimit për çdo specialitet

  • Në datën 15 shtator duhet të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë kandidatët e diplomuar në Fizioterapi.
  • Në datën 16 shtator duhet të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë kandidatët e diplomuar në Logopedi dhe Mami.
  • Në datat 19-20 shtator duhet të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë kandidatët e diplomuar në Teknikë imazherie dhe Teknikë Laboratori.
  • Në datat 21-27 shtator duhet të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë kandidatët e diplomuar në Infermieri të përgjithshme.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri
  • Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  • Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Komentet e Fundit

  1. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  2. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
  5. Yp Xhixhi on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?