Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prej pesë ditësh në reanimacion, ja si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prej pesë ditësh në reanimacion, ja si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi
KronikeLajmi i fundit

Prej pesë ditësh në reanimacion, ja si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi

Published: 2 Qershor, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të mbetet e rëndë. Juristi, i cili ndodhet në itubim, raportohet se ka të njëjtat parametra jetësorë.

Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës është nën monitorim intensiv nga stafi mjekesor në reanimacion, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.

Organizatorin e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e 29 Majit në zonën e ish-Bllokut, është Dritan Nano, ndërsa dhëndri i tij Dorian Alia është një nga tre të rinjtë që dhunoi juristin.

- Publicitet -

Autorët e dyshuar të sulmit

DRITAN NANO, 58 VJEÇ NGA TIRANA Organizatori sulmit- I ndaluar me iniciativë, vjehrri i autorit kryesor të sulmit

DORIAN ALIA, 32 VJEÇ NGA TIRANA Dhunuesi – U vetëdorëzua pasditen e 29 majit, dhëndri i Nanos, dyshohet se bashkoi grupin për të realizuar planin

ELTON KASAJ, 33 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim DRIVALD ALIA, 21 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim

ROMARIO TABAKU, 26 VJEÇ NGA TIRANA i pranishëm në vendin e ngjarjes, largoi autorët me makinë – i shpallur në kërkim

Gjendja e avokatit

Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua për shkak të detyrës, ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës, por mjekët janë optimistë pasi edema (ënjtje) që ka në një zonë të trurit nuk është zmadhuar. Të paktën për momentin nuk vlerësohet ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. Nga ana tjetër policia ende s’ka rënë në gjurmët e 3 të shpallurve në kërkim.

Sipas sistemit TIMS ata rezultojnë brenda vendit. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të jenë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale.

Mëngjesi u dhunua më 29 maj, në zonën e ishBllokut në Tiranë vetëm pak minuta pasi kishte lënë djalin e vogël në kopsht.

Një prej autorëve të vetëdorëzuar Dorian Alia, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

Hetimet dhe verifikimet

Policia e shtetit bën me dije se personat e përfshirë në dhunën brutale ndaj avokatit nuk janë eksponentë të krimit në vend. Ata rezultojnë të padënuar më parë ndërkohë që akti në të cilin janë përfshirë tashmë i vë përballë një akuzë shumë të rëndë, si atë të vrasjes së funksionarëve të lartë publikë e mbetur në tentativë.

Edhe pse njëri prej autorëve të sulmit, i cili dyshohet se i mori tre djemtë e tjerë me vetë për të krijuar idenë e grupit, ka mohuar të ketë pas qëllim ta dëmtonte shënjestrën por t`i kërkonte që të tërhiqej nga kërkesa për marrjen e pronës për të cilën kishte firmosur më herët edhe vetë porositësi dhe organizatori u dhunës ndaj Sokol Mëngjesit.

Policia dyshon se tre të rinjtë që janë në kërkim mund të kenë dalë jashtë vendit dhe mund të jenë përdorur pikat kufitare me Kosovën për arratisjen e tyre, ndonëse tashmë ata janë të kërkuar. Edhe pse u hodh shifra prej 20 mijë eurosh nga ana e policisë së Tiranës, për këdo që do të jepte informacion të saktë në lidhje me vendndodhjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë dhe madje policia nuk ka mundur të fiksojë asnjë gjurmë në sistemin TIMS, çka ka bërë të mundur të ushtrojnë kontrolle në disa zona të vendit. janë zbuluar lidhjet familjare të të kërkuarve dhe policia po ushtron kontrolle ndonëse pa ndonjë informacion konkret të vendstrehimit të tyre.

Tashmë pritet që avokati të dalë nga intubimi dhe mbase atëherë do mund të flasë në lidhje me rrethanat dhe bisedën e fundit që ka pas para rreth një muaji me Dritan Nanon. Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha kamerat në vendin e sulmit, janë identifikuar dhe do të merren dëshmitë e disa prindërve të cilët gjendeshin në vendin e ngjarjes për të njëjtën arsye që gjendej edhe Sokol Mëngjesi, në afërsi të kopshtit të fëmijëve, po ashtu edhe familjarët e të rinjve që morën pjesën në aktin kriminal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Komente
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha thotë:
    2 Qershor, 2024 te 11:40 am

    Sa femije shqiptare ne tre dekada,jane zhdukur,vrare,shperngulur,mbytur,kthyer ne kavje organesh,jetojne e kjerkojne azil neper bote si jetime….e ju alabake krriminele zagare te disinformacionit ne sherbim te krereve te krim-korrupsionit vazhdoni e lehni per Sokol MENGJEZIN,Sali AKSHAMIN e EDvin PEKMEZIN!?

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    2 Qershor, 2024 te 1:09 pm

    Ju as ate vrasesin e policit ne Fier nuk kishit per ta kapur,po te mos e kishte dorzuar Dajua.
    Keta te tre qe dhunuan avokatin nuk gjenden!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Qenkan fshehur rendshem???????????
    Ja,po ua them une,Nuk i dua ato 20 mije euro qe keni vene shperblim.NE SHTEPI I KENI..Si ay i Fierit.
    O te rrofsha policine o taulant palla!

    Përgjigjiuni
  • Spak thotë:
    2 Qershor, 2024 te 2:39 pm

    Demo si gjithmone nje idiot injorant! Policia duhet te thote ku e ka marre goditjen Avokati i Saliut ne Balle apo prapa kokes! Kjo hollesi verteton gjithcka! Ne se Sokol Mengjesi eshte sekser apo avokat i ndershem,sepse qe mbron kriminelin Sali kjo kuptohet se paguhet para e madhe! urojme nje sherim sa me te shpejte!

    Përgjigjiuni
  • Fjale me vend thotë:
    2 Qershor, 2024 te 2:50 pm

    Spak

    Jo jo Demo ka të drejtë, kur s’ka s’ka, por kur ka ka !!!

    Nga ana tjetër njeriu nuk mund të jetë njëherësh edhe idiot edhe injorant. O njëra o tjetra !!!
    Por mbi të gjitha Demo është një patriot që e do me gjithë shpirt Shqipërinë e shqiptarët, kudo ku janë.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët
  • Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Fredi Beleri kërkon dorëheqjen e Berishës: Duhet të mbajë përgjegjësi
  • Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë
  • Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
  • Protestë masive në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
  2. Ethem Lalaj në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
  3. Devolli në Dosja ‘Partizani’, GJKKO jep vendimin: Berisha dhe Malltezi shkojnë në gjyq
  4. Dashi në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  5. Zbatoni ligjin! në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?