Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prej 7 muajsh i ngujuar në komunë, Reuters brenda dhomës së kryebashkiakut që ‘jeton’ në zyrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prej 7 muajsh i ngujuar në komunë, Reuters brenda dhomës së kryebashkiakut që ‘jeton’ në zyrë
AktualitetKosovë

Prej 7 muajsh i ngujuar në komunë, Reuters brenda dhomës së kryebashkiakut që ‘jeton’ në zyrë

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters i ka kushtuar një artikull Lulzim Hetemit, kryetarit të Leposaviçit që është ngujuar në zyrën e tij që nga 29 maji. Një nga fotografitë tregon edhe vendin se ku fle Hetemi. Reuters e nis shkrimin me një prezantim të kryetarit të komunës, i cili prej muajsh po jeton në zyrën e tij i ruajtur nga NATO dhe policia.

“Më vonë ai gjeti një shtrat për të zëvendësuar karriget dhe fle në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, ku takohet me të dërguar ndërkombëtarë dhe zyrtarë të NATO-s, të cilët po përpiqen të parandalojnë çdo dhunë dhe të gjejnë një zgjidhje për zgjedhje të reja”, thuhet ndër të tjerash në artikullin e Reuters.

Shkrimi i plotë: 

- Publicitet -

Njihuni me kryebashkiakun e qytetit të vogël të Kosovës, i cili është refuzuar nga shumica e banorëve të komunës së tij dhe i cili është bllokuar mes tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve që kanë kaluar në dhunë sporadike këtë vit. Kështu e nis Reuters shkrimin për ngujimin e Lulzim Hetemit.

 Lulzim Hetemi, kryetari shqiptar etnik i komunës veriore të Kosovës, Leposaviqit, ka jetuar dhe fjetur në zyrën e tij që një muaj pasi u zgjodh në prill, i ruajtur nga trupat e NATO-s dhe policia speciale e Kosovës.

Hetemi, bletar, u zgjodh me vetëm 100 vota në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët etnikë që janë pakicë në tërë Kosovën, por që përbëjnë më shumë se 97% të popullsisë së përgjithshme të Leposaviqit.

Ndërsa shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të 1.8 milionë banorëve të Kosovës, 50,000 serbë në veri të saj refuzojnë shtetësinë e Kosovës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre, 15 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë pas një kryengritjeje guerile. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Trazirat në veri u intensifikuan pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe, një veprim që bëri që SHBA-ja dhe aleatët e saj ta qortonin Prishtinën. Popullsia serbe kishte bojkotuar zgjedhjet, të cilat u zhvilluan në katër komuna veriore pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqjen në një mosmarrëveshje të gjatë mbi regjistrimin e makinave.

Rajoni verior ka parë dhunën më të keqe këtë vit që nga pavarësia, duke kulmuar në fund të shtatorit kur persona të armatosur serbë sulmuan policinë në fshatin Banjskë. Një polic dhe tre persona të armatosur kanë vdekur.

Menjëherë pasi Hetemi bëri betimin e tij, ai tha se protestuesit e dhunshëm serbë e rrethuan zyrën e tij duke i kërkuar që të largohej. Hetemi ka refuzuar dhe thotë se ka qëndruar në ndërtesë që nga 29 maji pa u kthyer në shtëpinë e tij për asnjë ditë.

“Kush ka dëshirë të qëndrojë në zyrë dhe të flejë në karrige?”, tha Hetemi duke përshkruar ditët e para të izolimit.

“Kur kandidoja për kryetar komune nuk e kisha idenë nëse serbët do të tërhiqen nga gara zgjedhore dhe do të bëjnë një manovër të tillë siç e bënë”.

Më vonë ai gjeti një shtrat për t’i zëvendësuar karriget dhe fle në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, ku takohet me të dërguar ndërkombëtarë dhe zyrtarë të NATO-s, të cilët po përpiqen ta parandalojnë çdo dhunë dhe ta gjejnë një zgjidhje për zgjedhje të reja.

Kostumet varen në mur dhe ka tre shishe mjaltë sipër një tavoline, njëra pothuajse bosh. Ish-stafi komunal në Leposaviq kanë refuzuar t’i shërbejnë një kryetari shqiptar dhe janë zëvendësuar nga 75 punëtorë të tjerë, të cilët janë po ashtu serbë.

E respekton administratën e mëparshme

Hetemi tha se kishte qenë i kujdesshëm që të mos prekte asgjë që i përkiste administratës së mëparshme, përfshirë disa dhjetëra shishe me pije alkoolike.

“Ne nuk kemi prekur asgjë, as pijet e tyre, librat, flamujt e Serbisë dhe as pikturat e tyre”, tha Hetemi, duke treguar tre kuti me flamuj serb dhe simbole të tjera.

“Kur ata do të kthehen do të gjejnë gjithçka siç u larguan sepse ne nuk duam të shkatërrojmë asgjë”.

Jashtë, ushtarët amerikanë të cilët thanë se ishin nga Teksasi dhe janë pjesë e forcës së NATO-s në Kosovë, po hanin mëngjes ndërsa qentë endacakë shpresonin për mbeturinat. Hetemi, duke i parë nga kati i tretë, del çdo ditë në një tarracë për të marrë ajër të pastër dhe për ta parë qytetin.

Hetemi tha se është i gatshëm ta përfundojë mandatin e tij kur të shpallen zgjedhjet e reja, por ende nuk ka marrëveshje për këtë në negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet serbëve të Kosovës dhe qeverive të Serbisë dhe Kosovës.

Në një shenjë progresi, banorët vendas kanë kërkuar shërbimet e bashkisë për t’i regjistruar veturat e tyre. Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar një afat më 15 dhjetor për rreth 10,000 shoferë që t’i regjistrojnë veturat e tyre me targa të Kosovës ose do të përballen me dënime të rënda.

Për vite me radhë, shumë serbë etnikë kanë refuzuar t’i regjistrojnë automjetet me targa të Kosovës, duke përdorur sistemin e tyre në vend të kësaj, i cili shihet si i paligjshëm nga Prishtina. 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?