Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenca zbardh mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Hetimet për Hysenin të zhvillohen të pavarura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Presidenca zbardh mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Hetimet për Hysenin të zhvillohen të pavarura
Politike

Presidenca zbardh mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Hetimet për Hysenin të zhvillohen të pavarura

Published: September 28, 2026
Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus ishte situata aktuale e sigurisë dhe forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve.

Pas takimit, Presidenca në një njoftim për mediat, thekson se në takim, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, u theksua nevoja për koordinim institucional, respektimin e pavarësisë së hetimeve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet e sigurisë.

Gjatë takimit, lidhur me çështjen e Vlora Hysenit, theksohet se hetimet e drejtësisë duhet të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë, ndërsa “çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”.

- Publicitet -

Njoftim për mediat:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.

Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.

Në takim u konkludua se:

Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.

Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Zeqo pilafi says:
    September 28, 2026 at 2:56 pm

    Shto dhe nje rekomandim nga ana ime , here tjeter kujdes me zgedhjen ….apo Lere fare se …

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 28, 2026 at 3:48 pm

    VO:
    Është FAT që kemi President me horizont DEMOKRATI,i paanshëm,dhe Jo ARROGANT,PREPOTENT,AGRESIV,SHPIFS,KANUNOR.!
    Me kopetencat që i kan lënë,bëri mirë që mblodhi KS pa opozitën TELENDARE BOTRORE..!
    Sa i përket VLORËS së SHISH,Ajo nuk ka nxjer sekretin Shtetror,Përveç ndonjë SMS me dashnorin e NATËS,Siç duan të SHPIFIN BABALET E SHQUP+SPAK+GJKKO(SALISKAP)92.!
    FLM DITA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  • Fatos Tarifa: Kush e urdhëroi transferimin e z. Veliaj? A po krijojmë një shtet policor?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?