Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj: Kosova të ndjekë sugjerimet e SHBA, kemi nevojë për miq dhe mbështetje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Begaj: Kosova të ndjekë sugjerimet e SHBA, kemi nevojë për miq dhe mbështetje
KosovëKryesore

Begaj: Kosova të ndjekë sugjerimet e SHBA, kemi nevojë për miq dhe mbështetje

Published: September 23, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nxiti zyrtarët në Kosovë që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara për procesin e dialogut me Serbinë.

“Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim, kemi nevojë për miq dhe mbështetje”, tha Presidenti Begaj në një intervistë për Zërin e Amerikës duke shtuar se Shqipëria mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Sa i përket çështjes së arrestimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ka çuar në acarim të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, Presidenti Begaj tha se duhet pritur vendimi i drejtësisë, duke shprehur besim tek pavarësia e saj. “Kur të flasë drejtësia, më pas ne mund të veprojmë”, u shpreh Presidenti Begaj.

- Publicitet -

Lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, Presidenti Begaj tha se po vlerëson kërkesën e Ministrisë së Jashtme për autorizim për nisjen e negociatave dhe se një grup ekspertësh i Presidencës dhe kësaj ministrie po punojnë për të arritur një version të autorizimit në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Zëri i Amerikës:

Zoti President, në fjalën tuaj në Asamble ju kërkuat njohjen e Kosovës, nga ato vende që nuk e kanë bërë ende. Megjithatë, Kosova po kalon tani një moment delikat. Kohët e fundit janë shtuar përplasjet mes Prishtinës dhe Brukselit pas kritikave të kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësuesve europianë, ndërkohë që si BE ashtu dhe SHBA-të, duken të zhgënjyera nga qasja e Prishtinës? Ju si e shikoni situatën e krijuar?

Presidenti Begaj: Përpara se t’i përgjigjem pyetjes suaj do doja ta filloja intervistën time duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të koleges tuaj, familjares së rregullt, kontributores së Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.

Për mua ajo do mbetet shembull frymëzimi për gjithë gazetarët jo vetëm të Zërit të Amerikës, por gazetarëve dhe medias në gjithë Shqipërinë.

Për të ardhur tek përgjigja e pyetjes suaj, unë në çdo takim që kam zhvilluar si kryetar i shtetit, me çdo partner ndërkombëtar, në çdo organizatë ndërkombëtare, kam shprehur nevojën e mbështetjes së Kosovës jo vetëm si mbështetje morale, por edhe në drejtim të njohjeve të reja.

Në fakt mbështetja e Kosovës është domosdoshmëri, domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin, për faktin që faktori shqiptar është një faktor i rëndësishëm për paqen, për sigurinë, mirëqenien dhe për zhvillimin e qëndrueshëm.

Faktori shqiptar e ka në ADN-në e vet frymën europiane dhe rrugëtimin euroatlantik.

Gjatë kohës që Shqipëria ka mbajtur pozicionin e vendit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjithmonë ka bërë thirrje në mbështetje të Kosovës dhe për njohje të reja të Republikës së Kosovës.

Është detyrë e çdo qytetari, e çdo shtetari, që të mbështesin Kosovën.

Për të ardhur në situatën e tanishme, Shqipëria dhe unë në fjalën time dje në OKB, mbështesim fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili është i lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri dhe aleati ynë strategjik.

Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim, ne kemi nevojë për miq, për mbështetje. Kështu që duhet patjetër që çdo rekomandim i dhënë nga aleati ynë strategjik duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjohet më së tepërmi nga politikanët e Kosovës, ata të cilët janë vendimmarrësit për këtë gjë. Do të këshilloja që, të gjithë politikanët e Kosovës, të gjithë shqiptarët, duhet të kuptojnë që ne kemi vetëm një busull, ajo busull duhet të na orientojë drejt rrugëtimit euroatlantik.

Zëri i Amerikës:

Zoti President, arrestimi i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka sjellë një acarim të dukshëm në marrëdhëniet e vendit tuaj me Greqinë. Si i konsideroni qëndrimet e Athinës, e cila kërkon lirimin e zotit Beleri, flet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kërcënon me bllokimin e integrimit të Shqipërisë?

Presidenti Begaj: Unë do të thoja që marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhënie të një partneriteti strategjik dhe kuptohet që bazohen në vlerat më të mira të fqinjësisë dhe të respektit reciprok të njëri-tjetrit.

Unë kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar hapur për çështje të vjetra dhe të reja. Kjo çështje që ju përmendët nuk është në dorën e Presidentit, as të ndonjë personaliteti tjetër, mendoj se kjo çështje ka lidhje me drejtësinë dhe duhet ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Kur të flasë drejtësia, më pas ne mund të veprojmë.

Drejtësia në Shqipëri, pas reformës të bërë me konsensus të plotë politik, është në rrugën e duhur, dhe është e pavarur.

Zëri i Amerikës:

Zoti President, një tjetër çështje që lidhet me Greqinë është ajo e marrëveshjes për kufirin detar. Palët kanë rënë dakord për dërgimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ministria e Jashtme ka kërkuar nga ju autorizimin për nisjen e negociatave. Ju dhe së fundmi keni deklaruar se po e shqyrtoni kërkesën, e cila është paraqitur para 4 muajsh. A ka diçka që nuk shkon?

Presidenti Begaj: Vlerësimi i kërkesës së bërë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk është çështje kohe, vlerësimi duhet bërë bazuar tek disa kërkesa ligjore dhe kushtetuese që duhet të përmbajë autorizimi në fjalë. Natyrisht Presidenti e ka detyrim kushtetues ta përmbushi këtë detyrim ligjor dhe kushtetues, për çdo negociatë, për çdo marrëveshje ndërkombëtare, në momentin që bëj vendimmarrjen e duhur, do ia bëj me dije publikut, dhe juve.

Zëri i Amerikës:

Keni patur ju gjatë kësaj kohe komunikime me Ministrinë e Jashtme për elemente që lidhen me kërkesën për autorizim dhe jemi afër përgjigjes suaj?

Presidenti Begaj: Po ne kemi ngritur një grup ekspertësh të cilët po shikojnë dhe po ndërveprojmë me njëri-tjetrin për të gjetur modalitetet e duhura dhe për të arritur një version të autorizimit në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Zëri i Amerikës:

Zoti President, në muajin korrik parlamenti në Shqipëri miratoi disa projektligje, të cilat u shoqëruan me debate jo të zakonta, atë që lidhet me detyrimin e studentëve të Mjekësisë për të qëndruar disa vite në Shqipëri pas mbarimit të universitetit, ligji për kanabisin mjekësor, apo dhe ai për Akademinë e Shkencave. Ju i kaluat këto ligje në heshtje. Pse zgjodhët këtë qasje, cili ishte mesazhi që ju synonit të përcillnit?

Presidenti Begaj: E vërtetë që parlamenti në muajin korrik kaloi tre ligje të cilat kanë pasur diskutime publike. Mekanizmi kontrollues kushtetues i presidentit në rastin në fjalë, për çdo ligj që miratohet nga parlamenti, është që t’i përmbahet strikt kushtetutës. Dhe nuk mund të niset vendimmarrja nga opinione personale, apo opinione politike. Çdo ligj i miratuar nga Kuvendi, i nënshtrohet një prcesi të rregullt, i cili shikon nëse ky ligj është në përputhje të plotë me kushtetutën. Asnjë prerogativë tjetër nuk mund të ndikojnë në vendimmarrjen e presidentit. Për ligjet që ju përmendët, dhe më saktë për ligjin për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, unë personalisht bëra një takim me ta, të cilët e shikojnë ligjin nga shkelja e të drejtave të tyre.

Ndërkohë që qeveria nga ana tjetër e shikon ligjin nga një interes madhor publik, që qytetarët shqiptarë të kenë mbulim me shërbim shëndetësor. Kjo lloj kontradikte, nëse do të kishte një vendimmarrje të presidentit, qoftë në rast të dekretimit, qoftë në rast të kthimit mbrapsht në parlament, do të kishte një ndikim joproporcional ligjor për secilën palë. Kështu që në këtë rast, unë vendosa që të mos mbaj anë dhe t’i lë mundësinë palëve të interesuara të angazhohen në një mekanizëm tjetër kontrollues kushtetues, që mund të jetë Gjykata Kushtetuese.

Por, heshtja ime në këtë rast, nuk ka të bëjë me faktin që ishte një mosvendimmarrje e presidentit. Kishte të bënte me faktin e këtyre dilemave kushtetuese që Presidenti kishte. Për sa i përket ligjit tjetër…

Zëri i Amerikës: … të kanabisit mjekësor

Presidenti Begaj: …Ligji i kanabisit mjekësor në fakt nuk kishte ndonjë shkelje kushtetuese, nuk kishte mospërputhje mes ligjit dhe kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dilema kushtetuese në rastin e ligjit të kanabisit kishte të bënte fjalë me aktet normative, të cilat duhet të ishin përfshirë në ligj, të cilat janë lënë për t’u përfshirë në një moment të dytë me akte të qeverisë. Kështu që, për këtë qëllim mbajta qëndrimin e heshtjes. Për sa i përket ligjit tjetër, të Akademisë së Shkencave, në fakt këtu nuk kishte… Kur shikohet një ligj, ankesa që më erdhi mua në Presidencë, nga disa aktorë publikë kishte të bënte me disa shkelje proceduriale. Shkelje proceduriale që në fakt, nëse ato kanë sjellë shkelje të kushtetutës, ka nevojë për një qëndrim të presidentit. Në rastin konkret u vlerësua që shkeljet proceduriale nuk kishin të bënin me shkelje kushtetuese. Në rastin që opinioni publik pret që ta shikojë presidentin në një konflikt direkt me parlamentin për kthimin e një ligji apo për një konflikti jo të argumentuar ligjërisht. Kështu që në këtë rast kishte vetëm shkelje të procedurave, të cilat shumë mirë deputetët mund t’i kishin shfrytëzuar sipas procedurës parlamentare dhe rregullores së parlamentit që është e miratuar unanimisht nga vetë deputetët.

Zëri i Amerikës:

Zoti President, gjatë ditëve të qëndrimit tuaj këtu në Shtetet e Bashkuara ju keni patur gjithashtu edhe një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan, që ndër të tjera, kanë kërkuar realizimin e votës së emigrantëve. A mendoni ju se në zgjedhjet e ardhshme, emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës?

Presidenti Begaj: Patjetër që gjatë qëndrimit tim në Nju Jork nuk mund të lija pa takuar pjesën e diasporës shqiptare që e vlerësoj shumë për energjitë që ka, për idetë që ka, dhe mundësitë e reja që ajo sjell. Që në muajt e parë të fillimit të punës time kam bërë takim me diasporën shqiptare dhe kam elaboruar me ta kërkesën e tyre të drejtë për të votuar në Shqipëri. Kjo kërkesë është drejtuar edhe parlamentit të Shqipërisë dhe besoj se komisioni i reformës zgjedhore, i cili do të ngrihet besoj këtë muaj, do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që deri në fund të vitit duhet t’i jepet e drejta për të votuar diasporës shqiptare. Është një e drejtë e shprehur në kushtetutë dhe besoj se duhet realizuar.

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • intelektuali says:
    September 23, 2023 at 8:35 am

    Zeri i Amerikes:

    “Po a lejon ligji qe parukiere dhe muratore te behen pjese e delegacionit presidencial ne SHBA duke i emeruar si keshilltare te Presidentit shqyptar me shpezime maramendase qe i paguajne taksapaguesit mjerane?

    Presidenti Begaj:

    “Epo cfare t’i bej une i ziu kesaj shtriges sime qe do te hiqet si Zonja e Pare kur ajo dihet qe eshte Linda e zotit Rama”

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2023 at 9:44 am

    O Bajram!Amerika ka Interesa dhe Interesat e sotme te Amerikes bien ndesh me Integritetin Territorial dhe Pavaresine e Kosoves.
    Nuk po sheh qe CDO KERKESE E VUCICIT BEHET MENJEHERE KERKESE E GRUPIT NEGOCIATOR NDAJ KOSOVES?
    Merakun e madh qe ka Amerika dhe BE per te vecuar Serbine nga Rusia,Vucici po e shfrytezon maximalisht ne dem te Kosoves,?Te gjitha tekat e Vucicit po plotesohen nje ne nje.?
    Nuk qendron pas Vucicit ne kete loje te ndyre Edvin Rama,Hasmi me i eger i Pavarsise Territoriale te Kosoves?
    Nuk mund te jesh edhe Armik i Rusise,edhe Mik i Serbise,edhe kryetar shteti i Shqiprise!
    Nuk mund te jesh SHQIPTAR DHE TE SAJOSH ZAJEDNICA SERBE NE TRUP TE KOSOVES!!!!!
    Eshte edvin Rama qe duhet te deklarohet qarte cfare eshte?Eshte serb,eshte Venecian,ndihet Homogjen nga Vunoi,eshte tradhetar si Pirros Dhimas?
    Eshte Edvin Rama qe duhet te pozicionohet qarte,,kujt i perket?
    Albin Kurti eshte ne te Drejte te Vet.Eshte ne te Drejte te Integritetit Territorial te Kosoves.Sikur gjithe Bota me Gjithe OKB,me gjithe Amerike te kerkojne Copetimin e Kosoves. Nje gomar buzebardhe me shume,nuk ngre peshe.Qofte edhe nje i emeruar nga armiku i sotem i kombit tone,edvin rama.
    ALBIN kURTI! sot tI ,KOSOVA,KOMBI SHQIPTAR,jemi ne pike te hallit.
    Te japim per Kosoven.Vur nje Numur llogarie te japim per Kosoven.Duhet armatosur Kosova.
    ZAJEDNICA S`KA. NUK KA ZAJEDNICA NE KOSOVE.
    PA U SHUJT SHQYPTARIA E GJITHE.
    sot Shqiperia nuk ka vetem edi rama batutaxhiu PUBit Fidelit,,nuk ka vetem Bedri Islami,shakaxhiu llogjistik,qe hodhi pushken krahut te luftoje per UCK ne Munich.nuk ka vetem hajdute shurre chak fap si beqir beqja me edvin ramen,me arben ahmetaj(na ruaj o zot nga trimerite e frikanjosit)Por,Ka edhe Dilaver Goxhaj me te Bire/
    PORSI MBRETI ME VEZIRE.
    Lavdi UCK.Lavdi Dilaver Goxhaj dhe Dritan Goxhaj!
    Albin Kurti! Armatosu Albin.
    Kush ka Te Drejten me vete,ka gjithe Boten.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 23, 2023 at 9:53 am

    o Demo
    Se ti c’fluturon e ha.

    Nuk po sheh qe CDO KERKESE E VUCICIT BEHET MENJEHERE KERKESE E GRUPIT NEGOCIATOR NDAJ KOSOVES?
    Merakun e madh qe ka Amerika dhe BE per te vecuar Serbine nga Rusia,Vucici po e shfrytezon maximalisht ne dem te Kosoves,?Te gjitha tekat e Vucicit po plotesohen nje ne nje.?
    Nuk qendron pas Vucicit ne kete loje te ndyre Edvin Rama,Hasmi me i eger i Pavarsise Territoriale te Kosoves?
    Nuk mund te jesh edhe Armik i Rusise,edhe Mik i Serbise,edhe kryetar shteti i Shqiprise!
    Nuk mund te jesh SHQIPTAR DHE TE SAJOSH ZAJEDNICA SERBE NE TRUP TE KOSOVES!!!!!
    Eshte edvin Rama qe duhet te deklarohet qarte cfare eshte?Eshte serb,eshte Venecian,ndihet Homogjen nga Vunoi,eshte tradhetar si Pirros Dhimas?
    Eshte Edvin Rama qe duhet te pozicionohet qarte,,kujt i perket?
    Albin Kurti eshte ne te Drejte te Vet.Eshte ne te Drejte te Integritetit Territorial te Kosoves.Sikur gjithe Bota me Gjithe OKB,me gjithe Amerike te kerkojne Copetimin e Kosoves. Nje gomar buzebardhe me shume,nuk ngre peshe.Qofte edhe nje i emeruar nga armiku i sotem i kombit tone,edvin rama.
    ALBIN kURTI! sot tI ,KOSOVA,KOMBI SHQIPTAR,jemi ne pike te hallit.
    Te japim per Kosoven.Vur nje Numur llogarie te japim per Kosoven.Duhet armatosur Kosova.
    ZAJEDNICA S`KA. NUK KA ZAJEDNICA NE KOSOVE.
    PA U SHUJT SHQYPTARIA E GJITHE.
    sot Shqiperia nuk ka vetem edi rama batutaxhiu PUBit Fidelit,,nuk ka vetem Bedri Islami,shakaxhiu llogjistik,qe hodhi pushken krahut te luftoje per UCK ne Munich.nuk ka vetem hajdute shurre chak fap si beqir beqja me edvin ramen,me arben ahmetaj(na ruaj o zot nga trimerite e frikanjosit)Por,Ka edhe Dilaver Goxhaj me te Bire/
    PORSI MBRETI ME VEZIRE.
    Lavdi UCK.Lavdi Dilaver Goxhaj dhe Dritan Goxhaj!
    Albin Kurti! Armatosu Albin.
    Kush ka Te Drejten me vete,ka gjithe Boten.
    Keshtu qe dy e dy bejne tri.

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2023 at 11:03 am

    Ti cironke,,lexo gazeten Tirana Observer 10-6-2010,,ka nja dy flete per JU.
    e DI TI PERSE BEHET FJALE.
    sa te kopjosh komentet e demos,,merru me nje pune.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 23, 2023 at 11:04 am

    Mengadale o Beg se ka Hendek!

    Keshtu do t’i pergjigjej intelektuali konversacionit luftarak me hanxhare e sqepare te demo “patriotit” si ushtari i panjohur te kinema Partizani me fjalen me vend

    Mengadale o Beg se ka Hendek!

    Perserit intelektuali nje fjale te urte duke u futur si fandi spathi ne konversacionin luftarak te demos me fjalen me vend si per t’i paralajmeruar qe te mos nguten me kushtrime lufte me hanxhare dhe sqepare, sepse po te kapen spiunet e SHBA qe ke dekonspiruar “tradhetaret” e Hashim Thacit nga LDK mund te hedhin prangat dhe te cojne me thes ne koke ne Hage,

    njashtu:

    SI “PATRIOTIN” LUFTARAK GOXHAJ QE NUK PO E KUPTON PSE I KANE HEDHUR THESIN NE KOKE

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2023 at 11:49 am

    prit se kam nja dy shkrime gazete per titreguar ketij bythes qe fend,,pastaj te kthehem ty intelektualo qe ke denoncuar ne Hage CLIRIMTARET E KOSOVES, ASHTU SI ENVER HOXHA DORZONTE NE UDB KOSOVARET E PERNDJEKUR NGA RANKOVICU.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 23, 2023 at 12:46 pm

    Per Begën-BarOm…’president’,harrOm…

    ‘Kur s’je i Zoti,
    thot’ populli SOVRAN
    -Pse nuk hesht po flet’
    apo je hajvOn?

    Ti akoma s’di sa popull
    i ka ngel ish SHQIPNISE
    na kapardisesh ne Washington
    si tellall i EDvin -Like SALISË!

    Mire qe nuk vret vehten
    se si peqins s’je BURRË
    Po si ushtarak e cmjek
    jep dorheqje o sot o KURRË!

    Reply
  • intelektuali says:
    September 23, 2023 at 12:48 pm

    TE KRAHASOSH HAGEN ME ENVERIN KJO DEL JASHTE CDO IMAGJINATE NJEREZORE

    demo “patrioti” luftetar me hanxhar dhe sqepar mos e ngaterro Gjykaten Speciale te Hages qe u nfrit me financime amerikane dhe u miratua nga Parlamenti i Kosoves me kriminelin e Enverit,Josif Pashko dhe pinjollet mashtrues te tij, as me Enver Hoxhen qe e beri prokuror spiunin grek, Josif Pashko dhe qe masakroi kosovaret ne Tivar me akuza se ishin tradhetare, njashtu sic akuzoi Hashim Thaci fakiret e LDK qe ekzekutoi ne Llapushnik dhe me pas ekzekutoi edhe deshmitaret te dekonspiruar nga Goxhaj i Partise. Po sikur keta viktima te ishin familjaret e tu o demo “patrioti” i Josif Pashkos keshtudo flisje ti? Jepi pergjigje kesaj pyetje, mendo edhe per viktimat e kasapit enverist, Josif Pashko qe ti e lavderon pa pushim, shtoi ne liste edhe viktimat e Titos dhe Koci Xoxes qe i adhuron ne te gjitha komentet e tua dhe ne fund fut si hallva edhe Hitlerin e Bahri Omarit te Enverit qe donte te bashkonte Shqypnine per ta perfunduar turline idellogjike deri ne fund per te vazhduar debatin me intelektualin qe ka dorrezuar ne Hage si Prokuror Global banditet vrastare te Hashim Thacit qe i shiten armatimet e Enverit me hajdutin Fatos Nano ne Afrike duke perdorur seksere profesioniste serbe te Millosheviqit dhe duke e kamufluar kete trafik kriminal me luften e UCK me finte “patriotike”, njashtu sic kamufluan trafikun me organet njerezore nga Shtepia e Verdhe ne Burrel, apo pas Luftes nga Klinika Frankenshtajn ne kerrthize te Prishtines, ose pyet Olta Xhackense ta tregon ajo si nena e saj notere trafikoi femije ne Greqi per organe njerezore duke e kamufluar kete veprimtari kriminale me finte “biresimi” Asnje nga femijet shqyptare te “biresuar” ngakjo bande kriminale me pushtet nuk eshte zbuluar nga Amnesty International ku punonte intelektuali.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 23, 2023 at 1:48 pm

    OK,Z.PTESIDENT:
    1.Të gjitha pyetjeve të zërit Amerikës ja u dhe përgjigjen SAKTË.
    2.Ka edhe opinionist të tipit Berishist si DEMO,INTELEKTUALI..etj ANONIM që nuk pajtohen me Ju,Edi Ramën e KO..jo se nuk kini të drejtë,Por duan të helmojnë opinionin Kombëtar e Nd/Kombëtar që të zvogëlohet sa më shumë opinioni ZI..ZI..që ekziston për NON GRATËN fatkeqsi Kombëtare në 33 vite që Ametika,Anglia..e futën në listën e zezë PËRGJITHMONË.Ndaj,Sb për tu kundërvënë Amerikës ju turr LuliBashës që përkrau Amerikën e bëri copash PD që me të nuk vjen në pushtet kurrën e kurrës
    3.Sa i përket Kosovës,Albin Kurti është fatkeqsia nr.2 e Shqiptarizmës.Ai nuk po zbaton direktivat e SHBA+BE,ndaj Kosova po vuan SAKSIONRT prej Tij.A.Kurti ose të zbatoi direktivat e perëndimit ose të dorhiqet,Pavarësisht se në Kosovë nuk ka OPOZITË KOPERENTE.
    4.Mendoi se problemi i DETIT me Greqinë Agresive mëse 100 vjeçare është zvarritur shumë fare.Kjo është një nga arsyet që qeveria Greke po kërcënon me TERRORISTIN BELERI,që Saliu si gjithmon në 33 vite është sjell dhe po sillet si ANTISHQIPTAR i rrezikshëm.
    -FLM PRESIDENT,DITA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 23, 2023 at 1:50 pm

    OK,Z.PRESIDENT:
    1.Të gjitha pyetjeve të zërit Amerikës ja u dhe përgjigjen SAKTË.
    2.Ka edhe opinionist të tipit Berishist si DEMO,INTELEKTUALI..etj ANONIM që nuk pajtohen me Ju,Edi Ramën e KO..jo se nuk kini të drejtë,Por duan të helmojnë opinionin Kombëtar e Nd/Kombëtar që të zvogëlohet sa më shumë opinioni ZI..ZI..që ekziston për NON GRATËN fatkeqsi Kombëtare në 33 vite që Ametika,Anglia..e futën në listën e zezë PËRGJITHMONË.Ndaj,Sb për tu kundërvënë Amerikës ju turr LuliBashës që përkrau Amerikën e bëri copash PD që me të nuk vjen në pushtet kurrën e kurrës
    3.Sa i përket Kosovës,Albin Kurti është fatkeqsia nr.2 e Shqiptarizmës.Ai nuk po zbaton direktivat e SHBA+BE,ndaj Kosova po vuan SAKSIONRT prej Tij.A.Kurti ose të zbatoi direktivat e perëndimit ose të dorhiqet,Pavarësisht se në Kosovë nuk ka OPOZITË KOPERENTE.
    4.Mendoi se problemi i DETIT me Greqinë Agresive mëse 100 vjeçare është zvarritur shumë fare.Kjo është një nga arsyet që qeveria Greke po kërcënon me TERRORISTIN BELERI,që Saliu si gjithmon në 33 vite është sjell dhe po sillet si ANTISHQIPTAR i rrezikshëm.
    -FLM PRESIDENT,DITA.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 23, 2023 at 2:03 pm

    O Gazeta Dita, .pse nuk ve ne titull kryesor qe Begaj ka autorizuar negocijimin e Kufijve Shqiptare me Greqine?
    Kush jane keta qe tallen me Kushtetuten Shqiptare sa here u do qefi?
    Kushtetuta eshte shprehur per DETIN: NUK KA NEGOCIATA. KUFIJTE JANE TE PANDRYSHUESHEM
    Kush je ti qe diskuton Kufijte Territoriale te Shqiperise?
    Tradhetare muti, qen bir qeni, mut i Ramut kurves

    Reply
  • mali says:
    September 23, 2023 at 2:29 pm

    Ky eshte president leshi.Presidenti zgjidhet me voten e lire te popullit,po ashtu deputetet zgjidhen me voten e popullit dhe jo nga lista e partive.Lista e partive vlen kur nje deputet per shkaqe te ndryshme largohet nga parlamenti dhe ne kete rast behen zgjedhje lokale ,no zevendesim.Komedi ,nje president gjeneral kur nuk ka ushteri.Bota qesh nenze me gomarlleqet shqiptare.

    Reply
  • amerikanino says:
    September 23, 2023 at 2:59 pm

    Ja dhe Bamcja per te qene brenda, leshon nje pordhe qe ti shijoje amerikaneve – Kosova te ndjeke sugjerimet e Amerikes –
    Se pari Amerika nuk po i sugjeron Kosoves, por po i dikton nje Asociacion fiks sipas oreksit te Serbise qe nuk eshte asgje tjeter por nje “Republika Srpska” brenda Kosoves.
    Se dyti o ti Bamce, Kosova eshte e etur per Vetvendosje se sa per patronazhim e diktate eshte ngopur me se nje shekull .

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2023 at 3:17 pm

    ESHTE NE VETE KY?jOSIF pASHKO KISHTE VDEKUR KUR UNE ISHA NE KOPESH PA DREKE,
    Une nderoj Gramoz Pashkon qe ngriti rinine studentore qe te liroje ty nga burgu,se po t`ishte per Sali Berishen si Hysen Shoshori do ta psoje.
    Si nje agjent i sprovuar i Drejtorise Dyte,ja rrembeu Partine nga Dora dhe e shqelmoi me horrat rrugace te Azem gangsterrit me patllake dhe sindikatrat e Avenir Kalase,e quajti mocionist dhe e perjashtoi nga Partia qe themeloi me intelektualet e vertete te PD,.Ju erdhi zeri atekohe edhe ca zagareve te burgjeve ordinere dhe politike,,si uran Kostreci,avni xhumaqis,Azzis Cami,Bame Mahmutaj,Reshat kripa etj etj,
    Ky eshte gabimi me i madh i Gramoz Pashkos qe nuk i la njehere qente e terbuar si uran kostreci te vdisnin neper zgafellat e Piritit Spacit,se qeni terbuar po e zgjidhe nga zinxhiri te kafshon doren,.
    Mutin i ha atij qe e dhjeu n`dajak e ja beri barkun si kurrizi,.Ku e keni Edmond Cajen e Qafe Barit ,qe theu m`dysh Leke sokolin?Ne Gjermani si zotni dhe pi kaven me ca nga ju,se nuk harrohet dora e rende.
    Juve ju versulet Gramoz Pashkos,,se gramoz pashko ishte intelektual,ekonomist pa pushke e pa rovole.
    sot i jeni versulur Kosoves ti merrni Pavarsine,se Kosova eshte pa topa,pa tanke e raketa,
    Ju,or ju e nxite Luften e Drejte te UCK,neper gjykatat nderkombetare, Juve njolloset sakrificen e Rinise Kosovare me DERRIN N`XHAMI,cpifjet e neperkes serbe,qe ju perdori juve si kallauze per te gjetur shtepite e verdha,klinikat Frankeshtaijn,varrezat imagjinare te civileve serbe,kur Masakra e Rajcakut ulerinte me ze dhe Figure ne Mediat boterore,kur kontejneret me kufomat e kosovarve dalin perdite nga llumi Danubit,.kur zbulohen dhe heshtet per Gropat masive me kufoma neper Serbi.
    Ti intelektual ke cpikur Llapushnikun,klinikat Frankeshtajn,bombat amerikane ne Rajcak,shtepite e verdha,qe tani jane lyer me mut,me bajga lopesh,,Pse?Sepse te kane llastuar UMNIKU,te kane paguar,,te KANE THENE ZOTERI,sepse gjithe jeten kapterrat te kane thene qen,.Cohu qen! ha qen,Puno qen!
    Te quajten edhe zoteri,Te emeruan edhe terxhymen.Te vune perpara te knoje DERRIN NE XHAMI,Klinikat frankeshtajn,shtepite e verdha te lyera me bajga lope,Llapushnikun kunder civileve serbe,,Keshtu Ushtria serbe me tanke me topa,Paramilitaret gjakpires te Arkanit,u bene qingja te urte,viltima te UCK,qe mbronte familjet,mbronte grate e femijet e paarmatosur qe pesuan ato tmerre te parrefyera.Po ti je Reziiil,ti je rezil,Ti je REZIL,SE KOSOVA VLEN ME SHUME SE TY.VLEN ME SHUME SE TE GJITHE BURGAXHIJTE,HORRAT,HAJDUTET,SKLLEVERIT QE DOLEN NGA BURGJET KOMUNISTE.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 23, 2023 at 3:21 pm

    Ethem Beu:

    Ja e shikon vete fare qarte ne komentet e shumta ne gazeten DITA qe nuk eshte vetem intelektuali me demon si poliagjente te Sali Berishes qe shajne dhe duan t’i prishin imazhin Presidentit bedel, Begaj i cili nuk i dha pergjigje pyetjes thelbesore:

    C’DUAN PARUKIERET DHE MURATORET NE DELEGACIONIN E TIJ NE OKB?

    sepse:

    Taksapaguesit shqyptare presin pergjigje nga Presidenti bedel i Edvinit qe ka shkuar ne OKB me delegacion famoz

    PER TE TREGUAR SE ESHTE GJALLE

    Reply
  • chess player says:
    September 23, 2023 at 3:51 pm

    Ne fakt nuk kisha ndermend te komentoja per presidentin Kukull Bajram Begaj dhe tre pergjigjet e tij as mish as peshk..Ju lutem mos e shani Bajram Begun se nuk ka gje ne dore…Nothing-men..
    .
    Kam qe nga maj 2011 qe nuk e hap fare Zerin e Amerikes Shqip jo vetem se ka dale nga lavdia e dikureshme por eshte bere zedhenese e Bash-Berishajve..dhe pikerisht kur Basha Vodhi Votimet Me Mengperveshurin e Arvizu biles dhe me votat e Millosh Komunistit athere ne VOA-n e Elezit dalin HERONJTE FATMIR MEDIU & ….te cilet poshtruan aj vetem Zerin e Amerikes por dhe shume te tjere qe e bene NON GRATA ZERIN E AMERIKES (Pjesen e Elezit qe eshte Sali biberisha vertete)..
    .
    Shkak per kete koment u be debati forte midis Intelektualit (dikur NASTRADIN) me komentuesin “demo” qe me thene te drejten ky I fundit I ka bere nje Rezume per Funeral Home

    Reply
  • intelektuali says:
    September 23, 2023 at 4:04 pm

    SHPIFJET JANE PATENTE STALINISTE KUR KOMUNISTET NUK KANE ARGUMENTA

    Vaclav Havel

    demo pushti i Josif Pashkos dhe ithtari i pinjolleve te Mata Harit te Enverit, Eleni Pashko:

    CFARE KAFSHE JE TI?

    Sepse njehere me dukesh si kandil deti pa shtylle kurrizore si antikomunist dhe “patriot” qe qan nate e dite per Kosoven dhe here tjeter del si gardian burgu nga Ferma e Kafsheve te Enverit qe anatemon viktimat e enverit me keq se nje sigurims. Nga njera ane i kendon levdata dhe elegji Hashim Thacit fhe nga ana tjeter adhuron si Perendi Armikun e tij, Albin Kurti.

    CFARE KAFSHE JE TI?

    Nga njera ane shpallesh antikomunist i terrbuar dhe pak me vone i kendon levdata Titos dhe Koci Xoxes, nga njera ane tregon me mllef per vrasjet e Enverit ne Shqypni dhe Tivar dhe nga ana tjeter adhuron pinjollet e kriminelit Josif Pashko me soje e sorrollope ne PD, nga njera ane hiqesh si antienverist dhe nga ana tjeter gjuha jote e xhelatit kunder te perndjekurve politike eshte ne nje nivel me fanatiket me te perbetuar te Enverit, nga njera ane hiqesh si “patriot” trim me flete qe do luftoje shkaun serb me hanxhare dhe sqepare dhe nga ana tjeter mbron Hashim Thacin qe donte ta ndante Kosoven si “byreku ne tepsi” ne terrin e nates per te shpetuar koken e vet.

    DOSJEN E MASAKRES ANTISHQYPTARE TE LLAPUSHNIKUT E KE NE INTERNET, EKZEKUTORET BEDELE TE FATMIR LIMAJT DHE HASHIM THACIT, VELLEZERIT BALLA PO VUAJNE AKTUALISHT DENIMIN E GJATE NE HAGE

    Dosja e Shtepise se Verdhe ka mbetur e hapur pa pergjigje sepse spiunet e Sigurimit qe dergoi Fatos Nano kercenuan kryetarin e grupit te hetimit nderkombetar, kur u zbuluan poshte gelqeres ne mure e tavan njolla gjaku njeriu, pyete spiunin avokat, Idajet Beqiri se ta tregon ai me hollesi, dosja e klinikes Frankenshtajn ne kerrthize te Prishtines plotesoi dosjen e Shtepise se Verdhe ne Burrel dhe dosja greke e nenes notere te Olta Chackes per trafikimin e femijeve ne Greqi per organe njerezore bashke me nenen e hajdutit nderkombetar, Amant Josifit i ve kapak kesaj historie shqyptare enveriste dhe nuk do kallauze per ta mesuar se flat vete.

    prandaj mbylle halen e enveristit te kamufluar se i vjen era qe larg dhe mua, intelektualit i kujton gardianin e burgut qe ketkonte azil si perndjekur politik ne Kanads, me fyturen dhe zerin e demos

    Reply
  • intelektuali says:
    September 23, 2023 at 4:20 pm

    Shahisti gaztor dhe sehirxhi i Enverit:

    LAJMET PER VDEKJEN E PARAKOHSHME TE INTELEKTUALIT NGA ATENTATORE ENVERISTE TE KAMUFLUAR JANE TEJET TE EKZAGJERUARA

    sepse:

    Sot intelektuali i beri pyetje Presidentit Begaj direkt nga Zeri i Amerikes, VOA:

    Zeri i Amerikes:

    “Po a lejon ligji qe parukiere dhe muratore te behen pjese e delegacionit presidencial ne SHBA duke i emeruar si keshilltare te Presidentit shqyptar me shpezime maramendase qe i paguajne taksapaguesit mjerane?

    Presidenti Begaj:

    “Epo cfare t’i bej une i ziu kesaj shtriges sime qe do te hiqet si Zonja e Pare kur ajo dihet qe eshte Linda e zotit Rama”

    Ty nuk te detyron kush te degjosh Zerin e Amerikes, por mua me duket se VOA ka qene per shume vite dhe vazhdon te jete per fanatiket dhe xhelatet e Enverit si

    FUNERAL HOME

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 23, 2023 at 4:32 pm

    DEMO DEMBELI

    Demo shtrire ne krevat,
    shkruan nje koment te gjate,
    hedh nje sy nga dritarja,
    shikon qe po behet nate.

    Gruaja po lan ca pjata,
    dhe ben zhurme ne aneks,
    Demo behet me nerva,
    dhe ze gruas i bertet.

    -Boll moj grua se na cmende,
    Me ler te mbaroj komentin,
    Se po replikoj me njerin,
    Qe me ka futur korrentin.

    Reply
  • mali says:
    September 23, 2023 at 4:40 pm

    Flisni per VOA-ne por nuk e di kjo VOA eshte per bashkimin kombetar Shqiperi-Kosove ne mos me gjere me Camerine?Ne flet per kete e vlen te degjohet ,ne rast te kundert vetem blla-bllaa…vete flet dhe vete degjohet.Nuk I vlen ceshtjes kombetare.

    Reply
  • mali says:
    September 23, 2023 at 4:53 pm

    Pse nuk beni pikpyetje per viziten me elikopterin e Niko Peleshit ne Himare te Tony Blaire?Kush do te na jape pergjigje ?

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2023 at 4:59 pm

    tI FENDE,lexo ate gazeten qe te kam thene une,ku jane dy faqe te shkruar nga nje goxha personalitet i UNESCO per ju familjarisht.
    SCRIPTA MANENT-thote Latini.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 23, 2023 at 5:23 pm

    mali qe besoj se nuk je Ermali i Enverit qe Taulant Balla me Bekimin e Edi Rames e kishte emeruar si administrator te fabrikes se kokaines ne Xibrake, kur i shkuan gjermanet per ta arrestuar se e kapen me preshne dore ai u tha i konsultuar nga Saje Qorri ministri beniamin i Edvinit: “ Une jam mali nga Tirona dhe jam vetem vizitor i rastit ketu” keshtu shkruhet ne raportin e spiuneve te DEA nga Gjermania qe zbarkuan ne Xibrake per te prangosur grupin e rrezikshem nga Kuba qe trafikonte kokaine ne Shqypni me nje teknike qe do te habiste Eskobarin e Kolumbise apo Guzmanin e Meksikes. Ermali – mali i Enverit keshtu i shpetoi prangosjes nga gjermanet, kapobanda ja mbathi ne Kuben Komuniste te Fidelit dhe askush nuk ja mesoi emrin dhe ja zbuli ymrin, Saje Qorri ra ne burg dhe ja liroi vendin Taulant Balles qe u be minister i Rendit dhe cdo gje vazhdoi si me pare

    PSE E TREGOJ KETE HISTORI KOMIKE DHE KRIMINALE?

    Sepse Zeri i Amerikes VOA ishte e vetmja radio qe e tregoi te verteten per fabriken e kokaines ne Xibrake, si edhe per Habilajt e droges, kusho te Saje Qorrit dhe ushtare te Edi Rames ne luften kunder komisarit te policise, Dritan Zagani, ishte po Zeri i Amerikes qe i zbathi breket Rrajave te Krujes qe perdhunuan ne mes te dites nje vajze dhe ja dogjen organet intime me cigare sikur teishte tavell duhani, ishte Zeri i Amerikes perseri qe dnancoi Taulant Ballen qe i shkoi policit te gjore ne Fushkruje me patllake te koka per te grisur kallezimine vajzes s gjore

    ZEI I AMERIKES ISHTE MEDIAE PARE QE SHKRUAJTI PER INCENERATORET. HAJNISE ANTISHQYPTARE DHE PERAFERAT ME PORTIN E DURRESIT

    por:

    Zeri i Amerikes nuk mund t’u ktheje pronat cameve ne Greqi, as te beje thirrje “patriotike” per ndryshimine kufinjve sepse VOA eshte nen juridiksionin e Departamentit Amerikan te Shtetit – DASH qe eshte shume i kujdesshem me kushtrimet per lufte sidomos atje, ku SHBA nuk ka asnje interes sepse motoja eshte: “Amerika per amerikanet” hindianet lekurkuqe e kane provuar kete dhe prandaj ne, shqyptaret duhet te mesojme te fshihemi pas Gaxhoit.

    Reply
  • Begu says:
    September 24, 2023 at 1:38 am

    2300 hektar Maqedonise
    8200 Malit te Zi
    Per hir te ndekombtarve dhe me zhvat miliona ish qeveritaret !
    Kadal beg po cka do mbetet per gjeneratat qe vijn nese ende per hir te nderkombtarve i falim tok edhe fashistve serb?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?