Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i fundit transatlantik? Edhe pak muaj në post, Biden tur lamtumire
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Presidenti i fundit transatlantik? Edhe pak muaj në post, Biden tur lamtumire
BoteLajmi i fundit

Presidenti i fundit transatlantik? Edhe pak muaj në post, Biden tur lamtumire

Published: October 18, 2024
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është edhe vetëm pak muaj në post, ka ardhur koha për një tur lamtumire. Pasi iu desh ta shtyjë vizitën e planifikuar për shkak të uraganit Milton, Biden viziton Gjermaninë të premten.

Si i pari president i SHBA-së që pas George H. W. Bush, Biden do të nderohet nga presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me Kryqin e Madh të Urdhërit Federal të Meritës. “Me këtë medalje presidenti gjerman vlerëson meritat e presidentit Biden për miqësinë gjermano-amerikane dhe aleancën transatlantike, për të cilën Biden ka influencuar ndjeshëm në më shumë se pesë dekada dhe e ka forcuar atë”, komunikoi presidneca në Berlin përpara vizitës së parashikuar për në fillim të tetorit.

Biden i ka pasur për zemër marrëdhëniet mes SHBA-së, Europës dhe SHBA-së e Gjermanisë në veçanti. Me mbylljen e presidencës së tij merr fund edhe një epokë.

“Unë mendoj, se atë mund ta cilësosh edhe si presidentin e fundit transatlantik”, thotë për DW Michelle Egan, profesore në American University në Uashington dhe eksperte për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës. “Kjo ka të bëjë me punën e tij shumëvjeçare në NATO, në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme në senatin e SHBA-së, gjë që i ka bërë të mundur atij të njohë shumë krerë europianë shtetesh, përpara se ai të bëhej president.”

Përse është Biden një personalitet i madh transatlantik

Biden ka lindur më 1942. Ai u rrit në një vend, që ndihmoi Gjermaninë të rindërtohej pas Luftës së Dytë Botërore. Pas ndërtimit të Murit të Berlinit më 1961 ai mundi të shohë, se si Gjermania Perëndimore u bë një partnere e rëndësishme e SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë.

“Biden është që nga viti 1972 në politikë dhe ai fitoi përvojë në politikën e jashtme përmes përjetimeve nga Lufta e Ftohtë”, thotë për DW Peter Sparding, zëvendëspresidenti i Center for the Study of the Presidency and Congress. “Gjermania praktikisht ishte në epiqendër të këtij konflikti.”

Si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obama-s përvoja e Biden në politikën e jashtme kishte një rëndësi të madhe.

“Obama kishte përvojë shumë të kufizuar me politikën e jashtme” kur kandidoi për postin e presidentit, thotë Egan. “Kjo ishte arsyeja, që Biden mori detyrën e zëvendëspresidentit. Biden kishte lidhje dhe njohuritë e duhura.”

Obama ka qenë mjaft i preferuar në Europë, sepse ai rindërtoi raportet transatlantike pas presidencës së George W. Bush, nënvizon më tej Egan – e ishte Biden ai, që kishte një lidhje emocionale me Europën, e jo Obama.

SHBA dhe Gjermania: Shumë të përbashkëta

Edhe sot, gjatë presidencës së Bidenit, Gjermania vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme e SHBA-së. Të dy vendet janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Po ashtu si SHBA edhe Gjermania bëjnë pjesë në vendet, që në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme, theksojnë më me forcë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Egan tërheq vëmendjen, se të dy vendet krahas pozicioneve të ngjashme në skenën ndërkombëtare i bashkojnë edhe sfidat e brendshme të ngjashme. “Si SHBA edhe Gjermania po përjetojnë aktualisht një përçarje politike”, thotë ekspertja e çështjeve transatlantike, Michelle Egan.

Në SHBA demokratët dhe Republikanët përfaqësojnë dy kampe të ndara qartazi ideologjikisht, të cilët shpesh përballen ashpër e madje edhe e luftojnë njeri-tjetrin. Në Gjermani, thotë Egan, forcimi i populistëve të djathtë dhe i partisë pjesërisht ekstreme të djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) është një shenjë për përçarjen politike të popullsisë.

“Një paralele e dytë, sipas mendimit tim, është tema e kufijve dhe kontrolleve kufitare”, vëren Egan. “Gjermania pavarësisht lirisë së lëvizjes brenda hapësirës Shengen dhe BE-së ka rihapur temën e kontrolleve në kufi.”

Pasi një migrant në Solingen në gusht 2024 vrau me thikë tre vetë, Gjermania ashpërsoi politikën e saj të migracionit. Këtu bën pjesë edhe aplikimi i kontrolleve në të gjitha pikat kufitare gjermane – edhe në kufijtë me shtetet e tjera të BE-së. Ky hap ishte i diskutueshëm në Gjermani.

Edhe në SHBA kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris gjatë fushatës elektorale herë pas here ngec kur është fjala për politikën e migracionit dhe të sigurisë në kufijtë e SHBA-së me Meksikën. Biden këtë temë në fillim të presidencës së tij e kishte deklaruar si ‘fushën e detyrave të Harris, tani kundërshtari Donald Trump kritikon, se imigranttët ilegalë janë përgjegjës për një pjesë të madhe të problemeve në SHBA.

SHBA po u drejtohet parnerëve të tjerë

Biden do të konsiderohet edhe si personalitet i fundit i madh transatlantik, sepse Gjermania në politikën e jashtme të SHBA-së do të luajë një rol më pak të rëndësishem se në të kaluarën. Po ashtu ajo nuk do të mund të mbështetet kaq fort si deri më sot tek SHBA-ja si një mbrojtëse e sigurisë europiane, thekson Peter Sparding.

“Marrëdhëniet gjermano-amerikane në të ardhmen do të jenë ndryshe, pavarësisht se kush do të drejtojë presidencën në të ardhmen”, thotë Sparding. “SHBA po orientohen drejt hapësirës së Indo-Paqësorit dhe reagojnë edhe ndaj Kinës si një konkurrencë që duhet vlerësuar me seriozitet. Nga ana e SHBA-së pritet që vende si Gjermania të marrin më shumë përgjegjësi në Europë dhe përreth Europës.”

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shkodrani-Belgjike says:
    October 18, 2024 at 12:32 pm

    Prsidenti ma i keq në gjithë historinë moderne, që lejoj genocid me mijëra gra e fëmijë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  • Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  • “Kuvendi nuk ndërhyri”, shoqatat e magjistratëve: Nga 1 gushti pagat llogariten sipas formulës së Kushtetueses
  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Trapajane hesapi on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?