Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti iranian: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi raketor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti iranian: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi raketor
AktualitetBote

Presidenti iranian: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi raketor

Published: September 16, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë të hënën se Teherani nuk do të heqë dorë kurrë nga programi i vet raketor. Ai tha se Irani ka nevojë për një program të tillë për sigurinë e vet në një rajon ku armiku i tij i përbetuar, Izraeli, është në gjendje “të hedhë raketa në Gazë çdo ditë”.

Republika islamike për vite i ka shpërfillur thirrjet e Perëndimit për kufizimin e programit të saj bërthamor. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e kanë akuzuar Iranin rishtazi se e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për luftën e saj në Ukrainë, prandaj edhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës dhe Teheranit. Si Irani, ashtu edhe Rusia, i kanë mohuar akuzat.

“Nëse ne nuk kemi raketa, ata do të na bombardojnë kurdo që të dëshirojnë, siç e bëjnë në Gazë”, tha Pezeshkian, duke iu referuar luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja.

- Publicitet -

Ai e përsëriti qëndrimin zyrtar të Teheranit, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që “së pari ta çarmatosë Izraelin, para se t’i bëjë kërkesa të tilla Iranit”.

Irani është goditur me sanksione disa herë prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, për shkak se Moska përdor dronë iranianë, Shahed dhe Mohajer, në këtë luftë. Irani vazhdon ta mohojë se dronët e tij po përdoren në luftë dhe këmbëngul se nuk mban anë në këtë konflikt./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?