Presidenti kinez Xi Jinping i kërkoi vendit të tij të shfrytëzojë mundësitë në Inteligjencën Artificiale dhe ato të paraqitura nga përparime të tjera të reja. Në një takim ekonomik të premten, udhëheqësi kinez tha se Kina duhet ta bëjë këtë për të ndihmuar modernizimin e sistemit industrial të vendit, – sipas ‘South China Morning Post’.
Gazeta, duke cituar agjencinë shtetërore ‘Xinhua’, raportoi se vërejtjet u bënë gjatë një takimi të Komisionit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike.
“Përshpejtimi i ndërtimit të një sistemi industrial modern të përforcuar nga ekonomia reale është thelbësore për ne për të fituar iniciativën strategjike në zhvillimin e ardhshëm dhe konkurrencën ndërkombëtare”, theksoi presidenti.
‘The Post’ vuri në dukje se kjo është hera e dytë që Xi diskuton AI në javët e fundit. Në një takim të veçantë të prillit, liderët kinezë arritën në përfundimin se Kina duhet t’i kushtojë vëmendje zhvillimit të inteligjencës së përgjithshme artificiale, duke theksuar nevojën për të “krijuar një ekosistem për inovacion, por në të njëjtën kohë të marrë parasysh parandalimin e rrezikut”.
Në fillim të muajit të kaluar, rregullatori i hapësirës kibernetike të Kinës publikoi draft masat për menaxhimin e shërbimeve si ChatGPT dhe Bard.
Qëllimi duket se është konkurrenca me SHBA-të, pasi Kina ka shpallur se synon të jetë pararojë, edhe në teknologjinë kibernetike.
Javën e kaluar, administrata Biden gjithashtu u takua me CEO të kompanive më të larta të inteligjencës artificiale. Shtëpia e Bardhë njoftoi veprime të reja që do të “promovojnë më tej inovacionin e përgjegjshëm amerikan në inteligjencën artificiale dhe do të mbrojnë të drejtat dhe sigurinë e njerëzve”.
a.q. / dita

Nje vend qe ka nje miliard e katerqind milione indivite desheron ta perdore inteligjencen artificiale.
Del se edhe te kesh fuqi puntore shum te madhe nuk mjafton per te arritur shume objektiva te avancuara.
Por mendoj se AI ka nje “Sovranitet te Kufizuar” per te mos thene “zero”, kur meret nje vendim per nje projekt qe kerkon nje numur shume te madh ekspertesh. Pasi skicohet idea ekspertet me “krijimtari te larte” dhe aftesi te “analizojne analitikisht”, fuqizohen ne menyre eksponenciale nga perdorimi i inteligjences artificiale, per realizimin e qellimit te tyre.
Bota po ndryshon shum shpejt, popullsia po shtohet, rezervat natyrore po pakesohen,
ndryshimet klimaterike po krijojne probleme negative qe po shtohen gradualisht.
Kerkohet qe te gjithe duhet te mesojne dhe te perdorin produktet e reja te shkences
dhe teknologjise ne fushat e tyre te aktivitetit njerezor ne cdo drejtim.
Inteligjenca artificiale do jete prone e te gjitheve, ne cdo fushe te jetes. Perfituse do jene te gjithe ato
qe do pregatiten me seriozitet per ta perdorur atje ku i duhet. Ketu nuk eshte fjala vetem per te shkuar ne planete te tjera, por edhe ne gjera shume me te thjeshta. Kjo do beje qe njerezit te spikasin sipasin me meritave te tyre personale, me aftesine per te vene objektiva te qarta qe perfaqesojne interesat njerezore.
Ne nje fare menyre individet do behen “bosat” e vehtes, do kene mundesine ta kene jete e tyre nen kontroll. Vetem nje pakice parazitesh ka mundesi qe te jene te pa kenaqur. Por pas nje peridhe tranzicioni, shumica
do ta kuptoj se per te patur nje jete shume me te mire, duhet te marin pergjegjesi me te madhe per jeten e tyre, kur te binden se teknologjia moderne po i afron mundesi qe nuk i kishin enderruar ndonje here.