Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Washington dhe Revolucioni Amerikan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Presidenti Washington dhe Revolucioni Amerikan
Histori

Presidenti Washington dhe Revolucioni Amerikan

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Aristotel Mici

 

Portret historik

- Publicitet -

Për gjithë meritat e tij prej strategu, ligjëvënësi, dhe udhëheqësi  visionar, Presidenti Washington  u quajt  që me gjalljen e tij “Ati i kombit të vet”

 

George Washington, Presidenti i parë i Amërikës, lindi më 22 shkurt të vitit 1732 në Mount Vernon, të Virginias . Prindërit e tij qenë latifondistë  të pasur që zotëronin plantacione të gjëra tokash. Kur ishte  njëmbëdhjetë vjeç i vdiq i ati . Atëherë ai u mbështet për ecurinë e tij  mësimore dhe educative tek i vëllai i madh (nga babai), Laurenci, i cili  ishte një oficer i kulturuar. George Washingtoni e kishte figurë ideale të vëllanë dhe e imitonte atë; ndiqte këshillat dhe mësimet e tij. Ai ishte krenar për të. Washingtoni  e kishte shpresë  të vëllanë, po ai nuk ishte mirë me shëndet se vuante nga tuberkulosi. Kur Laurenci do të shkonte në ishullin Barbados  (zona e Karaibeve)  për kurim klimatik, me 1751, Wahingtoni e shoqëroi atë, duke shpresuar ashtu se klima e  ngrohtë do t`ia  përmirësonte shëndetin. Po nuk qe fat. Laurenci vdiq një vit më vonë, me 1752.  Mbas kësaj  ngjarjeje të hidhur mbështetja kryesore e djaloshit të ri, do të bëhej e ëma., Mary Washington, që ishte një grua autoritare dhe serioze. Kur Washingtoni deshte të shkonte në shkollën e Marinës, ajo nuk ia aprovoi atë dëshirë. Dhe më vonë, kur  i biri, ëndërronte për të vajtur për studime në Angli, ajo përsëri u bë pengesë, duke i kujtuar fermën që duhej të administronte.  Sidoqoftë ai e bëri një shkollë.George Washingtoni ndoqi një  një kurs special në kolegjin shumë të njohur për atë kohë  “William and Mary”, që ndodhej në  Williamsburg  të Virginias.. Atje, në atë kolegj ai u diplomua si topograf dhe kontrollor tokash. Ndër kohë, qysh në rininë e parë, Washingtoni  po dallohej  edhe për aftësitë ushtarake. Në moshën  njëzet e një vjeçare  ai  fitoi gradën e majorit. Në praktikën e përditshme Washingtoni  po dukej gjithnjë e më shumë si një ushtarak i talentuar. Guvernmatori i Wirginias, i cili i kishte parë prirjet e tij , të shkathta prej oficeri, e  thirri dhe i tha se do ta bënte komandant të ushtrisë  për gjithë Virginian.  George Washington  e pranoi atë detyrë. Ishte viti 1755. Atëherë ai ishte vetëm 23 vjeç.

Më 1758 Washingtoni  njihet me një vejushe të re, Marta Kustis. Ajo ishte 25 vjeçe dhe kishte dy  fëmijë. Washingtoni ra në dashuri dhe  u martua me të.

Në atë kohë, në  mes të shekullit XVIII,  Anglia kishte  13 koloni në Amerikën e Veriut. Njerëzit që jetonin nëper koloni quheshin kolonistë. Ata përgjithesisht ishin  me origjinë angleze, irlandeze, holandeze, por kishte edhe nga nacionalitete të tjera.

Qeveritarët anglezë i detyronin  kolonistët (banorët e kolonive) të paguanin taksa të ndryshme. Ndërkohë kolonistët nuk kishin përfaqësitë e tyre në qeverisjen e vendit.  Kjo ishte një padrejtësi që kolonistët nuk po e duronin dot më. Mbreti  i Anglisë, George i Tretë, nuk po i  merrte parasysh kërkesat e kolonistëve. Ai  qe i vendosur që kolonistët t`i bindeshin dhe të paguanin taksa vazhdimisht pa kundershtim. Populli i të 13 Kolonive Britanike po zjente atëherë nga shpirti i  revoltës kundër sundimit shfrytëzues të Mbrtërsë së Anglisë. Gjithë banorët e kolonive po përqafonin gjithnjë e më shumë sloganin: “No taxation Without Representatives”, që do të thoshte “jo taksa pa përfaqesuesit tanë”.

Ndërkohë, pas Paqes së Parisit të vitit 1763, në banorët e kolonive qe zgjuar edhe  ndjenja e kombëtarisë. Kolonistët kishin filluar ta quanin veten jo “englezë”, po “englezo-amerikanë, ose vetëm  amerikanë.   Ishte koha kur  qenë krijuar organizatat patriotike si  “The sons of Liberty” dhe  “Daughter of Liberty”,  kur po dalloheshin  mendimtarë e aktivistë të shquar si George Washingtoni, Patrik Henry,  Samuel Adams, John Adams,  Thomas Jefferson  e të tjerë. Në këtë kohë Patrik Henry do të deklaronte trimërisht në  sallën e përfaqësuesve të Virxhinias: “Give me liberty, or give me the death”  (më jepni vdekje , ose liri), e thënë  shkurt shqip, thirrje pwr “Liri a vdekje”

Nga dita në ditë atmosfera revolucionare po bëhej  gjithnjë e më shpërthyese në të gjitha kolonitë Britanike  të Amerikës së Veriut. Shenja e parë e rëndësishme e stuhisë revolucionare  ishte Masakra e Bostonit, më 5 Mars,1770. Këtë ditë  mijëra  bostonianë dolën në revoltë popullore kundër  sundueve  anglezë. Ata ecnin duke hedhur parulla protestuese. Ushtarët britanikë, të pazotë për ta frenuar  turmën e revoltuar, hapën zjarr mbi  popull. Nga të shtënat u vranë pesë protestues dhe u plagosën me dhjetra të tjerë Kjo ngjarje e përgjakshme  bëri bujë dhe jehona  e saj u ndje në të gjitha kolonitë. Masakra e Bostonit  u bë preludi i  Revoilucionit Amerikan.

Me këte raast duhet të kujtojmë se ushtarët  që qëlluan me armë zjarri mbi demonstruesit, si edhe ata që dhanë urdhërin, u akuzuan dhe dolën para gjyqit. Qeveria  nuk ndërhyri te gjyqësori për këtë cështje; dhe e treta gjë, që  mbahet mend, është  se  avokati mbrojtës për të pandehurit, do të ishte  John Adams, një nga ideatorët e Revolucionit Amerikan, i cili do të  zgjidhej  pas Washingtonit,  Presisenti i Dytë  i Amerikës.

Tre vjet më vonë, më 16 Dhjetor, 1973, një grup patriotësh, të maskuar me veshje  si indianë indigjew, u futën në anijet e ngarkuara me  pako të medha çaji, të cilat i hodhën në det në gjirin e Bostonit . Për këtë aksion patriotik antiqeveritar, juristi John Adams, do të shprehej: “This is the most  magnificent movement of all”. (Kjo është  më  madhështore se të gjitha lëvizjet).

Pastaj, pas dy vjetësh, në  Prill 1775, shpërtheu beteja e Lexingtonit, që u bë fillimi i pandalshëm i revolucionit Amerikan që po ndizej në të gjitha kolonitë Britanike.

Atëherë, në këto rrethana  revolte dhe proteste masive, u mblodh në fshehtësi dhe në mënyrë shumë sekrete Kongresi Kontinental Amerikan, që filloi më 5 shtator 1774. Ky kongrese qysh në mbledhjen e tij të parë diskutoi  për çështjen e pavarësisë së kolonive, por ende nuk vendosi të shpallte menjë- herë luftë për independencë.  Megjithatë, kjo luftë dukej se ishte e pashmangëshme. Kolonistët tashmë e dinin se nuk   kishin ç` prisnin më nga Anglia.

Në mbledhjen e tij të dytë, më 15 Qershor 1775, Kongresi Amerikan, duke shqyrtuar për  organizimin dhe drejtimin e një ushtrie, që të përballonte luftën me Mbretërinë e Anglisë, vendosi që të zgjidhte edhe komandantin e  përgjithshëm  të kësaj ushtrie. Kongresi aprovoi propozimin e juristit të njohur, John Adams, i cili sugjeroi që George Washingtoni të emërohej  komandant i përgjithshëm i ushtrisë Amerikane. Këtë detyrë ai e filloi  më  2 korrik  1775 në shtetin e Massachusettsit. Që këtej   Washingtoni do të niste marshimin e tij triumfal për Pavaresinë e Amerikës. Do të ishte ky komandanti  i famshëm, që si një strateg i talentuar, që njihte artin ushtarak të  kohës,  do të udhehiqte  ushtrinë e Revolucionit  Amerikan në tërë ato beteja  fitimtare.

Pas gati një vit luftimesh, që nga koha kur  George Washingtoni  mori detyrën e kryekomandantit, Kongresi Amerikan  më 4 Korrik 1776, do  të shpallte  Deklaratën e Pavarësisë. Ky lajm i shumëpritur u bë publik në sheshin para godinës shtetërore të  Filadelfias më datën  8  korrik.  Atë ditë Korriku një kambanë e madhe buçiti .( the Big Bell rang). Ajo kambanë, që peshon 943 kilogram ,e  ka  gjuhëzen e saj  prej me shumë se 22 kilogram. Me buçitjet e saj kambana mblodhi në shesh mijëra e mijëra njerëz për të dëgjuar  fjalët e Deklaratës së Pavarësisë. Ideatori dhe hartuesi kryesor i kësaj Deklaratre ishte Thomas  Jeffersoni, i cili u quajt  “Ati i Deklarates se Pavaresise”

Firmetari i pare i këtij doumenti  historik qe presidenti i Kongresit Kontinental, John  Hancock, i cili e shkroi emrin e vet me shkronja të zmadhuara, duke thënë: “I guess  King George will be able to read that” (Unë e marr me mend se mbreti George do të arrijë ta lexoj këtë .)

Në pjesën e parë Deklarata konfirmonte se njerëzit janë të barabartë para ligjit. Në pjesën e dytë flitet për qendrimin kritik ndaj mbretit të Anglisë, George i Tretë, i cili  pat abuzuar me pushtetin  dhe se kolonistët kishin të drejtë të rebeloheshin ndaj regjimit të tij. Dhe, në pjesën e tretë të këtij dokumenti historik deklarohej se kolonitë Britanike shpalleshin tani e përgjithëmonë “The United States of America” (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

I mbështetur në parimet e Deklaratës së Pvarësisë, George Washingtoni do të udhëhiqte me trimëri e zgjuaresinë e një strategu të vërtetë ushtrinë  revolutionare të Amerikës në sa e sa beteja të përgjakshme, duke nisur që nga  beteja famëshme e Saratogës, te  Long Island, Princeton, Trenton e deri te beteja e Yorktownit, më 19 Tetor 1781. Këtë ditë  gjenerali anglez Lord Cornwellis me gjithë ushtrinë e tij prej 7,200 trupash iu dorëzua Komandës së Gjeneral Washingtonit. Dy ditë pas kësaj ngjarjeje banda e ushtrisë britanike do të këndonte këngën:

“The World turned  upside down” qe do te thote  se bota  u kthye përmbys.

Me këtë betejë do të mbyllej epopeja heroike e popullit Amerikan për pavarësi.

Kështu në Amerikë u krijua një shtet i ri, dhe një komb i ri.

Ky shtet i ri  do të njihej botërish , mbas shtatë vjet luftimesh, prej   të gjitha vendeve, më datën 3 shtator, 1783, në bazë të vendimeve të Traktatit të Paqes, që u mbajt në Paris midis Mbretërisë së Anglisë dhe  Sh.B.A-së.

Revolucioni Amerikan doli vërtetë fitimtar, por vendi  nuk po qeverisej ende nga një kushtetutë e kompletuar. Në të vërtetë të trembëdhjetë  Shtetet e Amerikës qenë marrëvesh që të  administroheshin nga një dokument i titulluar “Artikuj të Konfederatës” (The Articles of Confederation),  që ishin esencialisht vazhdimi i orientimeve të Kongresit të Dytë Kontinental.

Koha  po kërkonte që Amerika të udhëhiqej nga një kushtetutë më e studjuar. Revolucionarët  amerikanë progresivë e dinin që  fitorja kundër anglezeve ishte vetëm fillimi. Ruajtja e fitores dhe forcimi i  pushtetit qendror ishin shumë të rëndësishme. Lidhur me këtë problem midis ligjvënësve amerikanë lindi një debat i ashpër. Ishin krijuar dy grupe.  Ata që kërkonin forcimin e pushtetit qendror, pra, qevrinë e gjithë kombit, quheshin Federalistë. Midis tyre  ishin Washingtoni, Hamilton, Medison,Xheims Willson.

Aleksandër Hamilton, që kishte punuar për një kohë të gjatë si sekretar personal i  Washingtonit,  e shprehte hapur mospëlqimin e tij për  “Artikujt e Konfederatës” . “Kombi, shkruante ai, është si një i sëmurë, dhe që të shërohet do një ilaç të fortë dhe ky ilaç qartësonte ai, është  një qeverisje e fortë nacionale”. Kurse ata që  nuk  donin një qveri të fortë nacionale, por një qeveri të fortë të shteteve të veçanta, u quajtën Antifederalistë. Këta të fundit  nuk e donin një qeveri qendrore federative të fortë, sepse, sipas tyre,  një qeveri e tillë fuqiplotë do të zëvendësonte  tiraninë  britanike me një  tjetër qeveri të fuqishme. Midis opzitarëve  antifederalistë, që nuk donin ratifikimin e kushtetutës ishte edhe revolucionari ardent i orëve të para të Revolucionit Amerikan, Patrik Henry, që arsyetonte se kështu   me një qeveri qendrore të fortë “presidenti bëhet një zyrtar shumë i lartë, i cili fare lehtesisht kthehet në mbret”.  Pra, midis 13 Shteteve të Bashkuara të Amerikës egzistonte një konfuzion politik përsa i përkiste  administrimit shtetëror.

Në një atmosferë të tillë plot me debate dhe kundërshtime të ndërsjellta, në verën e vitit 1787 mblidhet në  Filadelfia  Konventa Konstitucionale. Delegati brilant i kësaj konvente do të ishte Xhejmes Medison. Ai  ishte më i riu , por më i përgatituri, më i  kulturuari, më profesionali për gjithë çështjet konstitucionale. Ai do të ishte  hartuesi kryesor i  kushtetutës së re Amerikane, prandaj do të  quhej nga të gjithë si “Ati i Kushtetutës”.

Megjithë mesazhet dhe informacionet juridike që  jepte me shumë mençuri Medisoni,  mosmarrëveshjet nuk qenë  sheshuar. Më në fund,  delegati i shtetit Konektikat Roger Sherman propozoi  kompromisin e tij të famshëm, që gjeti konsensus  nga  shumica. Në bazë të ketij  kompromisi   gjithë shtetet do të përfaqësoheshin në kongrese në mënyrë të barabartë, duke pasur  në Senat nga dy senatorë secili, kurse popujt e shteteve do të zgjidhnin  përfaqësuesit e tyre për në dhomën e përfaqesuesve të popullit sipas  sasisë  së banorëve  në menyrë proporcionale.

Si përfundim, pas shumë  debatesh dhe polemikash Kushtetuta qe hartuar dhe më 17 Shtator të vitit 1787 ishte gati për t`u firmosur nga  delegatët  e pranishëm  të shteteve. Shteti i Delawer-it  e firmosi i pari  Kushtetutën e re, më 7 Dhjetor 1787. Të fundit e firmosën delegatët e shtetit  Rhode Island, në Majin e vitit 1790.

 

***

Ishte e qartë për të gjithë se figura qendrore  në Amerikë si gjatë  Revolucionit, dhe në  vitet pas tij, qe ajo e George Washingtonit.  Ai e kishte fituar dashurinë e popullit me trimërinë, zgjuarësinë dhe modestinë e tij. Pse e themi edhe me modestinë  e tij?  Së pari këtë anë të  figurës së tij e tregojne biografet: kur Kongresi Kontinental Amerikan e propozoi  Washingtonin si komandant të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, ai me modesti  u deklaroi të pranishëmve: “Unë nuk e ndjej veten të zot për detyrën e komandantit”. Po Kongresi ishte i vendosur që atë funksion do t`ia  besonte vetëm atij. Atëherë, me sinqeritetin e tij Washingtoni  iu drejtua përsëri Kongresit, duke pohuar se po e pranonte  detyrën e komandantit të pergjithshëm , po nuk pranonte të paguhej për atë shërbim në ushtrinë e revolucionit.

Një vit para se të përfundonte lufta kundër kolonizatorëve britanikë, një kolonel i ushtrisë së tij tha  midis të tjerëve:”Amerika e çliruar duhet të bëhet monarki me Washingtonin mbret”. Ndërsa Washingtoni i dha atij me një herë një përgjigje kundërshtuese: “…ju kurrë nuk mund të gjeni një person tjetër më mospranues se sa unë për këtë ide”

Washingtoni kishte fituar admirimin e gjithë popullit amerikan. Një gjeneral, bashkëluftëtar i kohës së tij, ka shkruar në kujtimet e e veta se “George Washingtoni ishte i pari në luftë, i pari në kohë paqeje,  i pari edhe në zemrat e bashkëqytetarëve”. Mirëpo siç thonë biografët, pas mbarimit të luftimeve Wahingtoni e ndjente veten të lodhur dhe nuk kishte synime për të marrë përsipër detyra të larta shteterore. Diku në biografinë e tij shkruhet se kur ikën ushtarët e fundit angleze nga Amerika dhe vendi  qe çliruar përfundimisht nga sundimi i mbretit të Anglisë, Wahingtoni u tha  bashkëluftëtarëve në një mbledhje të posaçme: “Ju e shikoni  se si më janë bërë gri flokët nga thinjat  në luftime. Shikimi më është dobësuar. Tani unë jam duke e zbritur kodrën, jam 52 vjeç. Tani unë dua të shkoj në shtëpinë time”. Deshte të çlodhej. Dhe vërtetë ai vajti në shtepinë e tij, në Mount Vernon, në fermën e vetë, ku e priste familja. Po nuk kishin kaluar  dhe aq shumë ditë që kur Washingtoni, pat mbrrijtur atje, kur i vjen  pa pritur një letër nga shokët e tij prej Filadelfias.

“Lexoma, ti Martha,” i tha së shoqes.

“Shokët e tu janë mbledhur për të bërë ligjet në  një kuvend, po ata të kërkojnë ty që të jesh në krye –  foli Martha duke lexuar letrën me kujdes.

 “Unë kam nevojë të rri këtu në fermë”, tha ai sapo dëgjoi ato fjalë të Marthës.

“Ndërsa vendi ka nevojë për ty” ia ktheu ajo,duke buzëqeshur. Atëherë Washingtoni mori rrugën ende i paqetësuar, dhe shkoi në mbledhjen e Filadelfias, ku delegatët e zgjodhën  President të  Konventës Konstitucionale.

Për meritat e tij  të larta gjatë luftës si  gjeneral i shkëlqyer si edhe për përkushtimin ndaj popullit , Kongresi e zgjodhi Washingtonin në mënyrë unanime Presidentin e Parë  të Sh.B.A-së më 30 Prill të vitit 1789. Washingtoni qe futur thellë në zemrën e popullit, qe bërë pjesë e ndërgjegjes së popullit dhe kombit të ri Amerikan. Ai u zgjodh president edhe për  katër vjetet  e legjislaturës se dytë. Po kur i propozuan  Washingtonit edhe për  radhën e tretë, ai jo vetëm nuk pranoi, po la edhe një porosi që asnjë president të mos zgjidhej më shumë se dy herë radhazi”. Kjo këshillë  e tij u pranua dhe u bë  ligj e normë  morale në politikën  amerikane. Ky është një shembull i shkëlqyer  nga i cili mund të mesojnë gjithë presidentët e botës, dhe gjithë kryetarët e qeverive .   Ky orientim i Presidentit të Parë të Amerikës fliste për gjykim  e tij visionar  lidhur me të ardhmen e Amerikës, që do të kishte rëndësi të posacme për jetën poitike dhe konstitucional, që shmang kultin e individit si edhe autoritarizmin e liderit,  gjoja, “të pazëvendësueshëm”.

***

 

George Washingtoni, që u shqua si një strateg i Revolucionit Amerikan dhe drejtues i  sigurt i  jetës së vendit, ishte edhe një  diplomat largpamës. Biografët e tij shkruajnë se ai  qe edhe një vizionar i mprehtë në arenën diplomatike. Filozofia e tij në fushën e  politikës së jashtme ishte ajo e ekuilibrit të Amerikës. Në  atë kohë ai kishte mendimin që të  evitoheshin aleancat ushtarake dhe veprimet luftarake që nuk kishin të bënin me  zhvillimin e vendit.. Gjithë  energjitë  dhe resurset e Amerikës duhet të përdoreshin për fuqizimin e Amerikës, për forcimin e ekonomisë së saj.

Në kohën e presidencës së Washingtonit lindi një mosmarreveshje  lidhur  me politikën e jashtme. Konkretisht,  në një konflikt anglo-francez, Thomas Xhefersoni kërkonte që SHBA të  mbështeste Francën e të merrte anën e saj, kurse Aleksandër Hamilton këmbengulte që Amerika të mbështeste Anglinë e të anonte nga  Anglia. Në këto momente  kritike dhe delikate për  shtetin  e ri Amerikan, u desh gjykimi largpamës i Presidentit Washington, që mbrojti  idenë  e neutralitetit të Amerikës  në konfliktin midis dy fuqive të mëdha ndërluftuese të kohës në Europë, Francës dhe Anglisë. Siç tregon në librin e vet Marian Leighton, me  zgjuarsinë e tij  diplomatike, Presidenti Wahington orientoi situatën dhe politikën e jashtëme, duke theksuar se “Amerika nuk kish as miq e aleanca të përherëshme dhe as armiq të përhershëm, por vetëm interesa të përhershme.”[1]

Presidenti i parë i Amerikës, George Wahington, vdiq më 14 dhjetor 1799, në Mount Vernon, në moshën 67 vjeç. Ai u nda fizikisht nga gjiri i shoqerisë Amerikane, por ngeli i gjallë e i nderuar në kujtesën e mbarë popullit, si simboli i unitetit amerikan. Mjafton të themi se  kryeqyteti i SHBA-së, Washington DC mban emrin e tij. Ai është i vetmi president emrin e të cilit e mban një shtet në Amerikë.. Shumë rrugë, bulevarde, sheshe dhe institucione mbajnë gjithashtu emrin e tij. Për gjithë meritat e tij prej strategu , ligjvënësi dhe udhëheqësi me mendje të ndritur, Georg Washingtoni u quajt me gjalljen e tij “Ati i kombit të vet”.

 

 

Bibliografi

Adler D,    George  Washington Father of Our Country NY,  1995.

Davidson J., The American Nation,  MA. Prentice Hall,  1995

Hoobler Th. and D., “George Washington and  Presidents` Day”, NY,  1990

 Leighton M., “ Georgge Washington”,Baronet  boks, NY.,  1997.

Smith L. and  Nici Mare N.,  Insight for  Today , Boston, 1996

Whitnay D. ,”The American Presidents , Bookspan, NY., 2001.

Wood  G.    ,  The American Revolution, Modern Library, NY, 2002.

 

Boston, 15 shkurt,2023

 

Marian Leighton “George Washington”, Baronet Books, NY, f.. 230

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Goditja e SPAK ndaj grupit që trafikoi 50 tonë kokainë, zbulohet për herë të parë foto e “fantazmës së drogës”, Armando Pacani
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave
  • Ka marrë nga Rama leje të shumta për resorte: Kush është Isa Aliu, skema e grupit të madh të kokainës goditur sot nga SPAK
  • GJKKO refuzon pesë kërkesat e Erion Veliajt

Komentet e Fundit

  1. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora Vlora on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  3. xhaxhi moderatori on Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit
  4. Himara Shqiptare on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Vlora 97 on Ka marrë nga Rama leje të shumta për resorte: Kush është Isa Aliu, skema e grupit të madh të kokainës goditur sot nga SPAK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?