Debati në një restorant të shtrenjtë në Moskë në maj 2014 ishte bërë aq i nxehtë sa stafi nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të thërriste policinë lokale. Një personazh i famshëm televiziv, karriera e të cilit zgjati dy dekada, po bërtiste nëpër një tavolinë me aq inat saqë kolegët e tij bënë disa hapa prapa. Komediani ukrainas 36-vjeçar Volodymyr Zelenskyy po përplasej me kolegun e tij Aleksey Chadov. Grindja e tyre ishte më shumë politike sesa profesionale, e ndezur pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.
Por ajo që ishte më e habitshme ishte se lufta e fjalëve ishte nxitur nga Zelenskyy. Duke vizituar Moskën për të filmuar një vazhdim të komedisë së tij romantike Tetë takimet e para, ylli kishte qenë gjithmonë i kujdesshëm që të mos ishte kurrë haptazi partizan – e lëre më nacionalist – dhe e përdori me mençuri satirën e tij për të tallur të dy anët e ndarjes politike.
Zelenskyy ishte një nxënës i zgjuar që mbante një vath në vesh në një qytet si Kryvyi Rih, madje dhe shpesh herë ngrinte dyshimet për orientimin e tij seksual. Ndaj dhe për të shuar zërat kundër tij, po kërkonte për të pasur një vajzë në krah. Zelenskyyt i kishte rënë në sy njëra, Olena Kiyashko, me të cilën njihej që nga shkolla e mesme.
Djali i vetëm i një matematikani dhe një inxhiniereje, Zelenskyy – i njohur si Vova – u zhvendos nga qyteti i çelikut të Ukrainës juglindore, Kryvyi Rih në Mongoli në fillim të viteve 1980, kur babai i tij mori drejtimin e një kompanie minerare.
Por brenda katër vjetësh, nëna e tij Rymma e kishte kthyer Vovën në apartamentin e tyre në Kryvyi Rih, pasi vendi ku kishin shkuar ishte një vend i vështirë për t’u rritur. Minierat e hapura të mineralit të gizës mbushën ajrin me një pluhur të kuq që ngjitej në buzë dhe i kthente pellgjet e shiut në të kuqe gjaku. Po ashtu, qyteti kishte një problem serioz me bandat e të rinjve, e njihej gjithashtu si ‘Palermo ukrainase’.
Teksa u kthye në qytetin e tij, Zelenskyy hasi në rrugë Olenën, e cila mbante në dorë një videokasetë të filmit Basic Instinct.
“Unë gjithmonë kam dashur ta shoh! A mund ta marr hua?”, i tha ai. Nuk ishte i sinqertë. Adhuruesi i filmit Zelenskyy e kishte parë filmin me Sharon Stone të paktën 15 herë – por dredhia e tij i lejoi atij diçka shumë më të vlefshme: mundësinë për të kërkuar numrin e telefonit të Olenës.
Olena e dinte se kush ishte Vova.
“Nuk e mendoja se do të fillonim të takoheshim”, kujtoi Olena më vonë.
Marrëdhënia e tyre kishte një fillim mjaft të vështirë, dhe Olena e ndërpreu atë herët pasi “kishte ndjenja romantike për dikë tjetër”.
“I thashë se kisha plane të tjera dhe se ne duhej të shkonim secili në rrugët tona. Por më pas ai tha disa gjëra që më shtynë të mendoja se çfarë do të humbisja. Pasi ta ketë ndarë mendjen për diçka, ai nuk dorëzohet”, kujtoi ai. Por ajo që i bëri përshtypje Olenës ishte se Zelenskyy ëndërronte shumë.
Ai i donte udhëtimet dhe të studionte në akademinë diplomatike të famshme MGIMO të Moskës. Por ryshfeti i nevojshëm për t’u pranuar ishte shumë më tepër se çdo gjë që Zelenskyy mund të përballonte. Në fund, dhe për të shmangur shërbimin ushtarak, ai u regjistrua në një diplomë juridike në qytetin e tyre të lindjes dhe ishte ky vendim që përfundimisht e vendosi atë në rrugën e tij drejt showbizit.
Gjatë vitit të tij të parë, ai mblodhi një grup shokësh të shkollës për të formuar një trupë humori – Kvartal 95, me emrin e lagjes së tyre – e cila më pas, mori famë në gjithë vendin.
Tani çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze./ dailymail.co.uk
j.l./ dita