Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mbështetje për një trupë elitare”, prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Mbështetje për një trupë elitare”, prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës
Lajmi i funditPolitike

“Mbështetje për një trupë elitare”, prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës

Published: September 10, 2024
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, detyrë që i është besuar Ermal Onuzit.

Që në nisje, ministri falënderoi ish-Drejtorin e Gardës Gramos Sako, që për mbi 10 vite udhëhoqi procesin e transformimit dhe reformimit të Gardës, si dhe Drejtorin e Komanduar Sami Kuti, që drejtoi institucionin për disa muaj për punën e bërë.

“Vizita ime e parë në Komandën e Gardës lidhet me një moment të rëndësishëm, me prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, z. Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura të mira e profesionistë të fushës së sigurisë. I urova zotit Onuzi suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare”, u shpreh Hoxha.

- Publicitet -

Ai theksoi në takimin me drejtuesit e lartë të Gardës, se si për çdo institucion tjetër, vijimi i reformimit është i domosdoshëm.

“Kjo për ta bërë atë me eficiente në përmbushjen e misionit dhe detyrave për të garantuar sigurinë e personaliteteve të larta, të organeve të reja të drejtësisë, duke e shndërruar në një institucion modern e profesional. Shqipëria, ashtu si viti që lamë pas, do të presë në vijim forume politike të rëndësishme ndërkombëtare. Ndaj theksova se duhet angazhimi, që në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese të sigurohet mbarëvajtja e aktiviteteve”, nënvizoi ministri Hoxha.

“Konfirmova se në përmbushje të misionit tim dhe vizionit për drejtimin e Ministrisë së Brendshme, me mbështetjen e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, do të bëj gjithçka me synimin që efektivët e Gardës së Republikës të jenë profesionistë të vërtetë, të dedikuar dhe të varur vetëm nga forca e ligjit”, u shpreh kreu i ministrisë së Brendshme.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Pensionisti says:
    September 10, 2024 at 12:11 pm

    Nese ky eshte djali SaliJonuzit ,nuk ka asnje mundesi te jete ikeq!

    Reply
  • kasem gahinji says:
    September 10, 2024 at 3:00 pm

    Vetem se Ka qene i perfshire ne politike,ndersa i jati,Pra Sali Onuzi ,eshte nje nga ATA qe mobilizim mercenaret nga Veriut kunder jugut ne vitin 1997

    Reply
  • kasem gahinji says:
    September 10, 2024 at 3:01 pm

    Vetem se Ka qene i perfshire ne politike,ndersa i jati,Pra Sali Onuzi ,eshte nje nga ATA qe mobilizuan mercenaret nga Veriut kunder jugut ne vitin 1997

    Reply
  • Sali Onuzi says:
    September 10, 2024 at 3:18 pm

    Je nje genjeshtar ,asgje me shume.

    Reply
  • mos thoni se c'bej une, thoni si them une says:
    September 10, 2024 at 3:40 pm

    “Mbeshtetje per nje ekspert Ekonomie” u tha kur e vune Minister te Ekonomise Ben Ahmetajn me profesion Mesues anglishtje,
    “Mbeshtetje per nje Ekspert Shendetesie” thane edhe kur vune Minister Shendetesie Lil Beqen shokun e basketbollit te Rames..

    Reply
  • Akulli says:
    September 10, 2024 at 3:43 pm

    kasem gahinji,duhet te te vine turp qe shperndan genjeshtra te tilla.
    Po te jesh burre shkruaj emrin aty qe te perballesh ne organet e drejtesise.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 11, 2024 at 12:53 am

    Sali ,personi mbase ka degjuar thashetheme dhe i ka besuar por mund te mos jete genjeshtar,nese je burre i mencem dhe babi ketij djali te Gardes arsyeto se eshte genjeshter dhe ai personi te kerkoje falje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Roza on Një prej tyre…
  2. Vlora 97 on Një prej tyre…
  3. Shurrel thonjpapreri on Një prej tyre…
  4. Vali on Një prej tyre…
  5. Gani USA on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?