Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”, ministrja: Më shumë se një thesar fjalësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”, ministrja: Më shumë se një thesar fjalësh
Lajmi i funditPolitike

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”, ministrja: Më shumë se një thesar fjalësh

Published: November 22, 2024
Shpërndaje

Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, u prezantua “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” me mbi 120 mijë fjalë që dëshmojnë pasurinë e gjuhës shqipe.

Gjatë prezantimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia historike e kësaj vepre dhe simbolikën e prezantimit të tij në një ditë të rëndësshme si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ajo u shpreh se “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” është më shumë se një thesar fjalësh, duke shtuar se përmes tij do të përmbushet mision i rilindësve për ruajtjen e identitetit dhe forcimin e gjuhës sonë amtare.

- Publicitet -

“Në datën 22 nëntor, ne kujtojmë një nga momentet më domethënëse të historisë sonë kombëtare, Kongresin e Manastirit. Sot, 116 vite më pas, përmes këtij fjalori, ne vijojmë të përmbushim atë mision të rilindësve për ruajtjen e identitetit dhe forcimin e gjuhës sonë amtare. Ky fjalor është më shumë se një thesar fjalësh. Është një dëshmi e kulturës sonë shprehimore dhe e rrugëtimit të gjuhës shqipe. Me rreth 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe”, tha Ministrja Manastirliu.

Fjalori, rezultat i dekadash pune nga gjuhëtarë, leksikografë dhe studiues të shquar shqiptarë, është një burim unik për studiuesit, mësuesit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe.
“Ky fjalor nuk është vetëm një mjet për komunikim, por një mburojë kundër ndikimeve të globalizmit dhe një burim për hulumtime të mëtejshme shkencore, duke dëshmuar se gjuha shqipe mbetet shtylla e identitetit tonë kombëtar.”

Duke përfunduar, Manastirliu citoi Gjergj Fishtën: “Gjuha shqype asht kumbona e zêmrës së kombit.”

Ajo shtoi se ky fjalor është dëshmi e gjallë se gjuha shqipe mbetet kumbona që bashkon identitetin, historinë dhe shpirtin tonë kombëtar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Gezim Kulufi says:
    November 22, 2024 at 12:45 pm

    Do ta kete hartuar Zoti lart ne qiell, spse paska 120 mije fjale! Shkurt muhabeti, fjalor biblik i shqipes, ose shqipja biblike! Ajd se tashme me fe e lutje ne qiell po ecim mire … te pakten 1/5 e popullsise shqiptare!

    Reply
  • Arbër says:
    November 22, 2024 at 1:45 pm

    Po ç’ke o kuluf, o klluf, ç’ke?
    A pse kjo iu referua Poetit Kombëtar, që në kryeveprën e Tij ka 40 mijë fjalë (aq sa ka Iliada e Homerit të lashtë grek!), ti mllefosesh ngaqë Ai ishte katolik???
    Nuk është për “qokë” kjo, oooo klluf!
    Mjeran !

    Reply
  • Patriot says:
    November 22, 2024 at 2:41 pm

    Pa thene ngjyre politike keto lloje studimesh duhet prezantuare nga akademike dhe jo nga ministra me universitetin e Cilit dhe KM qe ka bere gjuhe shqipe deri ne klase te 8. Fjali eshte I rendesishem dhe trogon shume por si do ti behet debateve qe kane akademiket per fonetiken?

    Reply
  • demo says:
    November 22, 2024 at 3:33 pm

    Pershendetje Gjuhetareve,studiuesve,Pedagogeve qe hartuan kete kurore me Xhevahire te Gjuhes shqipe.
    Perswhendetje Akademise se Shkencave,qe mbetet Institucioni me Serioz dhe puneshume ne kete mjedis Antivlerash.
    Ky Fjalor i ka themelet te i pari shqiptar i nivelit shkencor Evropian,Diplomanti i Kembrixhit,Kostandin Nelko Kristoforidhi,qe me Fjalorin e tij Themelor Shqip-Greqisht 11 mije e 700 fjale vuri themelet e Lexikografise Shqipe.
    Ky Fjalor i hartuar ne vitet e Lidhjes se Prizrenit,u injorua nga bashkohesit injorante,mediokrra,te nivelit te Skolive dhe medreseve,per tu botua 22 vjet pas hartimit nga nje Botues Grek.
    Paradoksi i vajtueshem per kombin eshte se Trualli i Bekuar e Kastrioteve,Reka e Siperme e Dibres,nga e ka origjinen Kristoforidhi dhe Migjeni,,Sot nuk flet shqip.Djepi nga doli Babai i gjuhes Shqipe,Sot nuk flet shqip.U maqedonizua pas vitit 1920.

    Reply
  • mali says:
    November 22, 2024 at 3:46 pm

    Patriot,c’fare te keqe ka qe foli ministrja dhe KM lidhur me fjalorin e gjuhes shqipe.Edhe ata shqiptare jane si puna jone.
    Pershendeti te gjithe ata qe punuan per hartimin e ketij fjalori .
    Eshte nder te rradhitesh ne biblioteken tende edhe kete fjalor.

    Reply
  • Aldrinp says:
    November 22, 2024 at 4:05 pm

    Kam frike nga Fjalori i “Madh” i gjuhes Shqipe. Gjuha shqipe duhet te kete Fjalorin e saj te gjuhes shqipe.
    As te madh, e as te vogel
    Keto percaktime per mua jane shume te dyshimta. Jane zbukurime te idioteve qe nuk dine te perdorin fjalorin e Gjuhes Shqipe, po e deformojne dhe percudnojne ne menyren me te shemtuar, duke krijuar idene e pasurimit te gjuhes.
    PSh, demo ballisti, jo demo patrioti na tregon leksikologjikun e Kristoforidhit
    demo, te besh nje gjuhe standarte dhe fjalor te saj duhen perpjekje dhe breza te tere gjuhetaresh dhe patriotesh, jo gjysmake qe politizojne ceshtjen. Secili patriot e gjuhetar i Rilindjes, jo Rilidnjes se Ramutit, ka meriten e tij ne krijimin e bazes se Fjalorit te Gjuhes shqipe. Por, Gjuha Shqipe u vu ne binare nga Enver Hoxha me Kongresin e Gjuhes Shqipe.
    Leri menjane simpatite politike kur flet per nje ceshtje Kombetare, qe ka rendesi pertej politikes.
    Sa per Ramut RIlindjen, kam bindjen se e ka shtyre me tej ne Greminen e shkaterrimit Gjuhen Shqipe.
    Mjafton te lexosh e te degjosh si flasin idiotet e shtetit dhe elites qiptare, e kupton ne cfare gjendje te mjerueshme eshte gjuha shqipe. Ne dore te ketyre, eshte drejt shkaterrimit dhe asgjesimit e gjithe vlera e arritur nga lufta e cdo Patrioti, qe nga Kristoforidhi dhe deri te Kongresi i 1972. Ky eshte percaktimi i sakte.
    Ne dore te ketyre kermave qe jane sot, majtas djathtas, gjuha eshte per te qare hallin
    Me mire te mos vene dore, sesa te ngaterrojne ate qe eshte ndertuar me mund e djerse nga te paret

    Reply
  • Mjeku says:
    November 22, 2024 at 4:26 pm

    Pasi “e ndriti” ate Shendetesine falas kjo Manastirleshja qe fshehu e mashtroi edhe per numrin e te vdekurve me Covid-19, e ka derguar Rilindja qe ti jape nje Dore edhe Arsimit. Se zaten Dore ka qene qe ne rinine e saj. Eshte kokrra e injorantes qe nuk ka asnje haber as nga Shendetesuia as nga Arsimi.

    Reply
  • demo says:
    November 22, 2024 at 8:28 pm

    Aldrinp0,komenti im nuk ka perkatesi politike.Kristoforidhi e ngriti i vetem ate keshtjelle,pa ekip dhe pa breza te tere .Eshte frut i nje pune 30 vjecare,duke bredhur fshat me fshat e mal me mal,per te mbledhur si bleta nektarin,,fjalet dhe shprehjet e gjuhes shqipe.Eshte nje Fjalor i njemendet,pa kopje,,prandaj merr vlere te shumefishte.
    Etimologet e huaj sidomos gjuhetaret gjermane i referohen fjalorit te Kristoforidhit me shue se cdo fja;ori te mevonshem.Alfabetin latin te Manastirit,kristoforidhi e kishte krijuar 40 vjet para kongresit te Manastirit,edhe me cilesor,sepse nuk kishte shkronja dyshe(dh,th,Xh,Sh,Mithat,Nexhat)Keto i kishte shenuar me shkronja diakronike.
    Kristoforidhi ishte i parakohshem ne mjedisin e grekomaneve dhe turkoshakeve te nivelit ballkanik.
    Ishte si Nikolla Tesla ne Laboratorin e Tomas Edisonit.Edisoni ishte tape topi nje iniorant analfabet ne teori dhe kur Tesla i dha idene e motorr gjeneratorit te rrymesw Alternative,e perzuri nga Laboratori.Edhe Rilindasit mediokerr te nivelit turkoshak dhe greko-orthodhoks te Shoqerise se Stambollit,Jano Vretua,Sami Frasheri,Naim Frasheri,Ferid pashe Vlora pandeli Sotiri,hafyz Borici,etj e perzune Kristoforidhin dhe Alfabetin e tij,qe ne 1880 dhe pasi erdhen qerthull 30 vjet me shkronja greke dhe swhkronja sllave,erdhe perseri tek Alfabeti Kristoforidhit me shkronja Latine ne Kongreswin e Manastirit.Mos te pjekte me mediokrret megalomane!Kristoforidhi ishte i vetmi Rilindes me formim shkencor Evropian,me dy kolegje Perndimore dhe Universitetin e Londres,Megalo-stambollijete ishin me Zosimean e Janines dhe medresete e Stambollit.I mencuri mes budallenjve behet budalla.

    Reply
  • capi says:
    November 23, 2024 at 7:23 pm

    Ke te drejt zonja ministre sidomos kur e flasin pushtetare dhe analistet nate per nate. Te lini me goje hapur. 7 miza hengra njeher dhe prape nuk e kuptova cdonte te thoshte Balluqja ne nje interviste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?