Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prindërit e Ilaria Sulës flasin për letrën e vrasësit: Kemi qarë për 20 ditë, falja nuk pranohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prindërit e Ilaria Sulës flasin për letrën e vrasësit: Kemi qarë për 20 ditë, falja nuk pranohet
KronikeLajmi i fundit

Prindërit e Ilaria Sulës flasin për letrën e vrasësit: Kemi qarë për 20 ditë, falja nuk pranohet

Published: April 11, 2025
Shpërndaje

Prindërit e Ilaria Sulës, studentes shqiptare të vrarë në Romë, kanë reaguar sërish, duke komentuar letrën e faljes nga vrasësi i 22-vjeçares, Mark Antony Samson, i cili i kërkoi falje për krimin.Babai i Ilarias, Flamur Sula, në një intervistë për mediat italiane ka thënë se nuk e pranon faljen e 23-vjeçarit me prejardhje nga Filipinet dhe tregon gjithashtu bisedën që pati me të në komisariat.

“E pyeta atë nëse kishte lidhje me ngjarjen dhe mu përgjigj: ‘Unë e dua Ilarian… Nuk do ta lëndoja kurrë”, përkundrazi, e kishte bërë. Nuk ka asnjë justifikim dhe nuk më intereson se çfarë ka shkruar. Duhet të vendoset në vend drejtësia”, u shpreh si fillim babai i 22-vjeçares së vrarë.

Për ditë të tëra familja shpresonte që vajza të kthehej në shtëpi, por dyshimi se diçka e keqe kishte ndodhur i pushtoi menjëherë. Ata e kuptuan menjëherë se nuk ishte ajo që dërgonte mesazhe dhe bënte ato postime në Instagram.

- Publicitet -

“Po të ishte ajo, çfarëdo që të bënte, mirë apo keq, do të na kishte thënë. Ajo në fakt do të na telefononte, jo do të na dërgonte një mesazh apo të postonte në Instagram. Ai i dinte të gjitha kodet e telefonit të saj”.

Më pas, nëna e Ilarias, Gëzime Sula, komentoi sjelljen e nënës së Samson, e cila e ndihmoi atë të fshihte gjurmët e gjakut në shtëpi, pasi i mori jetën studentes shqiptare.

“Ajo nuk është nënë, një nënë si ajo nuk duhet të ekzistojë. Një nënë nuk mund ta ndihmojë djalin të fshehë një kufomë, të fshehë vajzën tonë. Nuk e di se çfarë zemre ka”.

“Nuk e prisnim letrën në këtë moment”, shtoi Flamur Sula. “Ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh, por jo tani. Ai thotë se po qan, por ne kemi qarë për vajzën tonë për 20 ditë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Ajo ishte e mrekullueshme dhe nuk është e lehtë ta harrosh”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen: Na mbytët me emigrantë, taksa e burokraci
  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?