Jehona e votës së përpara disa ditëve në Parlamentin Europian, ka vazhduar të kumbojë fort: Transparency International nuk la pa e nënvizuar faktin që në vazhdën e letrës së saj mbi përkeqësimin e situatës së sundimit të ligjit në Greqi, Parlamenti Europian miratoi rezolutën që ngre alarmin mbi këto zhvillime tejet shqetësuese, siç i përshkruan organizata e njohur e për betejën e saj kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Komisioni Europian duhet të veprojë tani”, vazhdonte mesazhi i prerë i saj, si një thirrje për të mos e lënë situatën të kalojë pa vëmendjen e duhur. Rezoluta e miratuar më herët nga Parlamenti Europian me 330 eurodeputetë që votuan pro, 254 kundër dhe 26 abstenime, ishte një goditje e fortë për Athinën zyrtare duke përmendur aty hapur përgjimet dhe survejimet, hetimet e çala për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë dhe dëbimet e paligjshme të emigrantëve të paligjshëm, lirinë e shtypit dhe “sulmet kundër shoqërisë civile”.
Greqia u përpoq të mbrohej me kundërsulm, dhe nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis, tha se kjo është padyshim një tjetër lojë politike në nivel të Parlamentit Evropian me qëllim të ulet prestigji i suksesit të saj në vitet e fundit. Por rezoluta e PE-së dëshmon qartë se problemet janë reale, dhe pakënaqësia në bllokun europian me moszgjidhjen e tyre po shtohet.
Parlamenti Europian shprehte aty hapur shqetësimet e tij lidhur me përqëndrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes se subvencioneve shteterore.
j.l./ dita

Ore, di gje ky Bashkimi Europian dhe komisioni, per ate ligjin qe po perpiqen te kalojne ne France, i cili kriminalizon lirine e shprehjes dhe krijon te burgosur politike ne Europe?
Specifikisht, ky ligj denon me tre vite burg dhe 45-mije Euro gjobe, ata qe flasin kunder vaksinave.
Nga lufta ne Vietnam, na cove tek derezimi i dhenve o mik.
Phoenix mos e ekzagjero
E ke gabim
Verifikoje me kete search, se Dita nuk lejon links.
France’s Proposed Law: Criminalizing Criticism of mRNA Covid Vaccines
Ou , qirje malagat e paskan shtu zullumin.10 vjet para dolen mashtrues fondesh.
Është shtet teokratik gjenocidal! Problemin më të madh si një nga shtetet më multietnike të Ballkanit, ka zhytjen në errësirë mesjetare dhe asgjesimin fashist të çdo të drejte minoriteteve dhe etinëshë të tjera jo greke, të cilat i mban në një terror të vazhdueshëm 200 vjeçar dhe një dhunë të tmerrshme herë gjenocidesh dhe herë psikologjike, ku i detyron t’ju vijë turp nga vetvetja, gjuha e tyre etnike, kultura dhe identiteti i tyre. Arvanitasit janë shembulli më i tmerrshëm se si një komunitet shtetformues edhe sot me Greqinë në BE, ju mohohet identiteti, gjuha, prejardhja duke u bërë bashkëpuntorë të inkuizotorëve të tyre në mohimin e vetvetes. Në 200 vjet, me ndihmën dhe asistencën e Fuqive të Mëdha, Greqia aplikoi një nga multigjenocidet më të tmerrshme dhe ciklike të historisë, duke shfarosur, masakruar, përzënë dhe tjetërsuar 90% të popullsisë së saj. Një milion shqiptarë të shpërngulur me dhunë në Turqi. Një miljon turq të shpërngulur në Turqi. 800000 hebrenj të spihunuar duke bashkëpunuar me nazistët, të shfarosur dhe të vjedhur nga çdo pronë. Një miljon sllavë të masakruar dhe tjetërsuar me dhunë. 30000 çamë të masakruar dhe shfarosur nga vatrat e tyre. 1 milionë Arvanitas të tjetërsuar. Mijëra egjiptianë dhe sirianë të shfarosur.
Një krijesë Alla Frankeshtajn dhe një shtet histerik dhe fondamentalist, që panikun më të madh e ka tek ajo çka janë në të vërtetë; një krijesë horror pa strukturë, gjithmonë në prag të kolapsit, e pakrahasueshme për nga demokracia etnike dhe identiteti edhe me ishJugosllavinë që u shkërrmoq. Vetëm miljardat dhe armët e dhuruara pa fund, historia e fabrikuar dhe kulisat e mbajnë në jetë prej 200 vjetësh. Por në të njejtin bark të squllur ku nisi shkërrmoqja e perandorisë Osmane nga kryengritjet shqiptare, do të nisë edhe shkërrmoqja e perandorisë së rradhës që e sajoi dhe e dopon për ditë me borxhe dhe tanke.
Ja keshtu!Ketyre verejteve t`u shtohen diskriminimi qe i behet shumicave kombetare shqiptare ne Greqi.
4 miljone arvanitas,qe perfshijne krahina te gjera nga Janina ne ishujt e Egjeut,nga Moreja ne Thesali,,nuk lejohen te flasin guuhen e tyre ne shtepi.Nuk behet fjale per shkollim te asnje niveli.100 mije came te krishtere nuk lejohen te flasin gjuyhen e tyre ne shtepi,jo me te kene shkolla ne gjuhen shqipe.
Greqia e sotme asht nje shtet multikulturore!, por ajo kete nuk e pranon!. Per faktin qe radikalizmi nacionalist-Grek kerkon te zbatoj ligjet e ‘asimilimilimit’ per ti quajtur te tere Grek!!. Eksperimente te tilla jane provuar dhe nga te tjere, por kan qen pa sukses!. Por Qeverit Greke qe vene e shkojne ne Parlamentin e tyre, jan Radikaliste ne masen 90 0/0. Kundershtojn rrymen qe ju shkone ne mullirin e tyre. Si ne rastin e debatit te emerimit te RMV, e kjo ndodh, nga qe Politiknet RADIKALIST Grek bien ne gjume dhe shohin endrrat e peradorise te kolepsur!, e tjer e tjer…..
Grekun e komandon rusi bashk me serbin, me popat, ata vendosin, kështu që do ta shofin popat se skan ma euro nga eu, dhe shpejt do ju vijë fundi.
Mendoj se qeveria Greke eshte nen nje presion te vazhdushem nga grupet ekstermiste,
qe kane perkrahje nga mjaft individe qe rrojne jashte realitetit te sotem, por influencohen
nga kujtime te se kaluares. Me krijohet pershtypja se mjaft personalitete te larta te lidhura
me politiken po i hapin rrugen ketyre grupeve, ne aspekte te ndryshme, si per shembull,
mos heqen e ligjit te luftes per kombin tone.
Drejtusit apo arkitektet e ketyre grupeve ekstremiste, duan favore ekonomike dhe politike
per bazen e tyre. Kjo i ndihmon te sigurojne mbeshtetjen e pasuseve te tyre, pra te ndjehen
te respektuar e te priviligjuar, te pakten ne “Planin moral” dhe te rrojne me dinjitet sic e kuptojne ATO.
Por kjo ka nje cmim te madh: Ato po demtojne interesat e pjeses me te madhe te popullsise ne Greqi,
Pra ATO po demtojne interesat e Greqise
Shikoni ore derdimene shqiperine.E pate se si traktoret greke punojne?A kemi ne aq tractore te grupohen para kryeministrise per mbrojtur prodhimin vendas?