Ekrem Imamoglou, i njohur si “Pushtuesi i qytetit”, blindoi fitoren e tij për herë të dytë në Bashkinë e Stambollit.
Stambolli që është “kryeqyteti” i ekonomisë turke, pasi përbën një të tretën e saj, Imamoglou në fushatë u fokusua në ekonominë në kolaps të Turqisë.
“Pushtuesi i qytetit” Ekrem Imamoglou, u votua gjithashtu nga njerëz thellësisht fetarë, gjë që ishte një surprizë edhe për vetë Erdoganin, që e pa CHP-në të merrte përqindjet më të mëdha që nga viti 1977.
“Vazhdo, ndrysho gjithçka”, thërriste turma e njerëzve me flamuj të kuq, duke dëshmuar se me modestinë dhe punën e tij, ai fitoi gjuhën e përbashkët me pikënisje të ndryshme politike, sociale, ekonomike dhe fetare.
Ai foli për zemrën e turqve, duke “goditur” Erdoganin në pikën e tij të dobët, duke kërkuar rritje të përfitimeve sociale, investime për një Stamboll “më të gjelbër” dhe transport më të lirë.
“Klintoni turk, por pa… tradhti”, po e quan tani shtypi turk atë.
Imamoglu ka si mbështetje bashkëshorten e tij, Dilek, 4 vjet më të vogël, (që nga viti 1995) dhe nënën e tre fëmijëve të tyre (Mehmet, Semih dhe Beren).
E lindur në vitin 1974, Dilek, është diplomuar në Universitetin e Stambollit për turizëm dhe administratë publike, konsiderohet nga shumë njerëz si forca shtytëse e Ekremit. Ajo që e udhëzon atë.
Dilek nuk është tipike “First Lady” (Zonja e Parë e Stambollit e quajnë), gruaja e zakonshme e një politikani turk.
Ajo nuk mban shami, duke treguar flokët e saj të lyer biondë, mban modën më të fundit dhe shpesh zbulon tatuazhin që ka në krah, një akrep një referencë e drejtpërdrejtë për shenjën e saj të zodiakut, pasi ka lindur më 18 nëntor.
Vetë Dilek është shumë aktive me çështjet sociale dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e grave dhe edukimin e fëmijëve.
Karakteristikë e veprimit të saj është se ajo vizitoi Stambollin me një karrocë me rrota për një ditë e shoqëruar nga Semra Çetinkaya, nënkryetare e Shoqatës së Paralitëve të Kordinës Kurrizore të Turqisë, “për të ndjerë vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe për të ndërgjegjësuar”.
Në fakt, në vitin 2014, Dilek Imamoglu mori çmimin ?ükrü Sürmen nga shoqata turke si rezultat i “aktivitetit të saj për ndërgjegjësimin e personave me aftësi të kufizuara”.
Ajo nuk do të hezitojë të përballet edhe me vetë Erdoganin. Ashtu siç bëri në vitin 2022, kur bashkëshorti i saj u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg dhe iu hoq e drejta politike për fyerje të zyrtarëve publikë.
“Gjëja e rëndësishme nuk është të qëndrosh në pushtet, por të kesh ende nder”, shkroi ajo, duke iu referuar Ismet Inonu, një ushtarak dhe politikan turk që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Kemalit.
Imamoglu ka shumë të përbashkëta me rivalin e tij të përhershëm, Erdogan. Ai e ka pasion futbollin dhe ka qenë futbollist edhe në nivel gjysmë profesional në rini.
j.l./ dita

Eshte fare normale qe pushteti i Erdoganit po konsumohet mbas 25 vjetesh, megjithate ai eshte President deri ne vitin 2029, ne moshen 75 vjec.
Erdogani arriti maksimumin e cdo lideri ne 100 vjecarin e fundit, mbetet nje njeri qe modernizoi ekonomine Turke, fuqizoi Turqine ushtarakisht, perballoi termetet me te fuqishme te 50 viteve te fundit.
Pilo pilafi, Erdogani eshte gangrena islamike qe shkaterroi shtetin laik turk, po ashtu, me virusin neo-otoman ktheu mbrapa ne keto troje perseri ate kolere 5 shekullore. Salehu i hapi portat fillimisht, tashti, “traditen” e vazhdon eunuku i radhes, Edvini jot!
Ju jeni merzitur pse Erdogani erdhi beri nje spital modern ne Fier, beri 500 apartamente ne zonat e termetit, , dhe tani do ndertoj edhe 5 spitale te tjere, ne Shkoder, Sarande, Elbasan, Peshkopi, dhe Tirane.
Do vije edhe koha kur Greket e tu do ndryshojne, vecse ligesia nuk ju iken.
Shkoni ankohuni tek Janullatosi, ai mund tu japi ca para per te shkruar ketu kunder Erdoganit.
Po te kalosh nga Lushnja, hajde te jap nje falafel turk, i shijshem, harroje sufllaqen.
Pilo ziu ai tërmeti ishte histori “suksesi” e Sulltanit Erdogan dhe shenoi fillimin e fundit te nje mashtruesi gati ordiner.
Pas termetit te 1999 ai e mori pushtetin me premtimin e ndalimit te ndertimeve pa kriter dhe kushte teknike. Termeti i 2023 tregoi qe cilesia e ndertimit prej korrupsionit dhe mungeses se kritereve ishte edhe me e keqe se ajo e ndertimeve te viteve ’70.
Erdogani e ringriti Turqinë në sytë e shumë turqve. Ai pothuajse i ktheu lavdinë e dikurshme. Pêrpara tij Turqinë e kanë drejtuar udhëheqës të korruptuar, dhe servilë ndaj të huajve, si këta tonët, por Erdogani nuk ngurroi të vëjë interesat e vendit të tij mbi ato të vendeve të mëdha. Turqia sot është një vend i respektuar dhe jo më një lake dhe shërbëtor.
Erdogani eshte diktator.Vendet myslimane ne fakt kane nevoje per kete lloj qeverisje.Ne realitet Erdogani po ben me te miren per kombin e vet,pa c’ka qe perendimit nuk I pelqen.Erdogani eshte mbrojtes numer nje I Kosoves dhe ku ka dore Erdogani ,rusi ri larg.
TURQIA nen Erdogan eshte bere nje shtet qe ve vulen ne te gjitha ceshtjet e mprehta boterore.
SHKELQIMIN QE PAT DIKUR
NGA I MADHI ATA TURK
ERDOGANI KTHEU TURQINE
NE MESJETE DHE NE BURG
NDIHMON GJASME DHJE BALLKANIN
ME INTRIGA E XHAMI
KERKON PRAP TE NGREJ FLAMURIN
NE TROJET TUA ARBERI
DYMBEDHJETE I KA MBET ORA
AJO KOHE TASHME KALOI
FUNDI PO TROKET NE DERE
MBETI ME GISHTIN NE GOJE