Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projekti 100 mln dollarë me Bankën Botërore, hapet procedura për Urën e Viroit në Gjirokastër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Projekti 100 mln dollarë me Bankën Botërore, hapet procedura për Urën e Viroit në Gjirokastër
EkonomiLajmi i fundit

Projekti 100 mln dollarë me Bankën Botërore, hapet procedura për Urën e Viroit në Gjirokastër

Published: February 22, 2024
Shpërndaje

Ura e Viroit do t’i nënshtrohet ndërtimit nga e para si pjesë e projektit që qeveria shqiptare ka me Bankën Botërore ku kjo e fundit ka vënë në dispozicion 100 milionë dollar për një projekt të dedikuar për urat. Pak ditë më parë Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se po pret tashmë ofertat e mbyllura nga kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese duke lënë si afat të fundit datën 20 mars.

Në një dokument teknik të publikuar më herët ARRSH nënvizonte se zona, ku propozohet të bëhet objekti, është e pozicionuar në veri në raport me qendrën e qytetit të Gjirokastrës, duke qenë një segment i rrugës nacionale Gjirokastër- Tepelenë. Objekti bën pjesë në territorin e administruar nga Bashkia e Gjirokastrës.

“Projekti i zbatimit parashikon që e gjithë gjurma të kalojë paralel me rrugën ekzistuese, në anë lindore të saj (nga ana e lumit Drino), duke lenë në funksionim urën ekzistuese si shëtitore panoramike përreth liqenit”, thuhej në raportin teknik.

- Publicitet -

Projekti parashikon edhe kalimin nga një rrugë e kategorisë C në C2 me gjerësi të korsive 2x 3.5 metra. Nga ana tjetër kërkohet që objekti i ri të garantojë mos përmbytjen nga vërshimet e ujërave me siguri të përshtatshme për këtë kategori rruge. Projekti për urat nisi të negociohej pak vite më parë me Bankën Botërore duke pasur parasysh nevojat dhe emergjencën për ndërhyrje në disa vepra të kësaj natyre në gjithë vendin. Dokumenti i projektit i asaj kohe specifikonte se ishin 80 ura me përparësi (me një fluks trafikut prej 100 deri në 2500 mjete në ditë) dhe kanale nën rrugë do të kërkojnë ndërhyrje brenda shtatë viteve të ardhshme.

“Urat dhe kanalet nën rrugë prioritare do të jenë së pari ato me rëndësi më të lartë socio-ekonomike për shkak të vendndodhjes së tyre përgjatë korridoreve ekonomike kryesore apo që bëjnë lidhjen e popullatës në nevojë me shërbimet publike, vendet e punës apo qendrat e tregut. Së dyti do të jenë urat ku ka dobësi dhe risk për shkak të kushteve të tyre të përkeqësuar strukturore apo që ndodhen në zona që janë të përfshira herë pas here nga fatkeqësitë natyrore apo ndryshimeve klimatike. Së treti do të jenë edhe ato ura që mund të duan ndërhyrje të menjëhershme në harkun kohor të shtatë viteve kur do të jetë në zbatim projekti”, thuhej në raportin e Bankës.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Dursakja says:
    February 22, 2024 at 4:01 pm

    Uroj që kjo urë të mos ketë fatin e rrugës Korçë – Ersekë! Më duket se tani duhet të themi ku je o Berisha!

    Reply
  • !!? says:
    February 23, 2024 at 7:21 am

    Ja dhe 100 miljonë të tjera në thesin e kusaris së kusarit moderrn Edi Rama që

    nuk vjeth bankat si dikur kur Lupenët hapnin llagëme posht bankave por

    ai vjeth bankat miljonat e miljarrdat faturuar si borxh shqipëtarëve, madje edhe atyre që do të lindin mbas 50 vjetësh. Mendoni, vetëm për ujsjellsat si ai i Durrsit dhe ujsjellsave të tjerë janë mar rreth një miljarrd euro borxhe dhe ku kan shkuar se ujë të pishëm nuk ka, kudo njerzit blejn ujin e pijshëm me bidona, madje uji i ujsjjellës kanalizimeve nuk bën sshesh as për të lar. Zyrtarët e bankave si kjo botërore e din shumë mirë se çfarë ndoth me parat që japin borxh gjoja Shqipëris dhe i japin këto para jo vetëm se qy hajduti ynë i mer me përqinde më të larta sesa i marin të tjerët por kusari që arriti të rekrutonte edhe McGonigalin e antikrimit të FBI me para në dorë, u jep këtyre zyrtarëve, sikurse i jepte McGonigalit, pjesën e tyre, sikurse u ka dhënë zyrtarëve të BE për vjedhjen e 60 miljonëve të subvencioneve për bujqësin duke kompromentuar edhe

    OLAF-in e antikrimit ekonomik të BE që nuk po ndihen më në kërkesën e tyre për të mar në hetuesi xhepisten mjerane Krifca, subjekt i krimit të flliqur të vjedhjes në mes të ditës, me permasa të frikshme të subvencioneve, për llogari të kryexhepistit Edi Rama, karakterin e flliqur të cilit e ka gdhëndur para një shekulli Çarls Dikens tek romani “Oliver Tuist” në personazhin e kalbësirës totale njerzore, Fagin, kreu i bandës së xhepistëve të Londrës, fëmij të mjerë rrugësh që vidhnin vetëm për të kënaqur maninë e çmënduris së kryexhepistit që të kishte sa më tepër para.

    Mendoni, 100 miljon dollar për ura si ajo e Viroit? A justifikohet nga pikpamja ekonomike për të mar borxh për ura të tilla? A nuk është pretekst madje bajat fare për të vjedhur?

    Reply
  • durrsaku says:
    February 23, 2024 at 7:46 am

    Durrsakja, nuk ke pse thua ku je o Berisha,por thuaj i shkofsh mbrapa Berishes o Rama.

    Reply
  • Tiger Manpower says:
    February 23, 2024 at 4:16 pm

    Lum ti popull shqiptar per qeverine qe ke zgjedhur te te drejtoje.
    Shqiperia eshte vend flori si mbi toke ashtu edhe nden toke. Do vinin te huajt e te punonin tek ne. Shqiperia do ishte te pakten Zvricra e dyte ne Ballkan . Nuk do iknin 3 milion shqiptar neper bote per nje jete me te mire. Gjynah qe vuan populli shqiptar. Por populli shqiptar vuan nga mentaliteti dhe koncepti per jeten . Ncjerrim te njejtet dhe te njejtet politikan te na drejtojne. Shqiperia vuan per mendje qe te behet ky vend jo per kembe e duar. Urroj nga zemra ne nje te ardhme te afert asnje shqiptar te kerkoj te iki e te lere kete vend. Se ne kete vend mbreteron dhe lulezon korrupsioni. Dhe ne qofte bejne dicka e bejne sa per sy e faqe qe ti zene gojen popullit. Dhe vjedhin milionat qeveritaret dhe sahanlepiresit e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?