Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Projekti ORKA”/ Në pesë vite u sekuestruan 2,8 tonë kokainë, miliona euro dhe u arrestuan 128 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Projekti ORKA”/ Në pesë vite u sekuestruan 2,8 tonë kokainë, miliona euro dhe u arrestuan 128 persona
AktualitetKronikeKryesoreShoqëri

“Projekti ORKA”/ Në pesë vite u sekuestruan 2,8 tonë kokainë, miliona euro dhe u arrestuan 128 persona

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Përmbyllet me sukses projekti “ORKA”, me objekt luftën kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve. Projekti, mbështetje e qeverisë dhe Policisë së Gjermanisë, iu bashkëlidh punës së Policisë së Shtetit, 5 vjet më parë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf, drejtues dhe përfaqësues të projektit “ORKA”, si dhe oficerin ndërlidhës të BKA-së gjermane në Shqipëri, me rastin e përmbylljes tejet të suksesshme, të projektit ndërkombëtar “ORKA”, i cili e ka asistuar Policinë e Shtetit, që prej vitit 2018.

Projekti “ORKA” erdhi si rezultat i bashkëpunimit solid të Policisë së Shtetit dhe Policisë Gjermane, dhe pati si objektiva hetimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve, gjurmimin e pasurive të pjesëtarëve të tyre, si dhe ndërhyrjen për të dobësuar deri në eliminim, organizimin mbi të cilin ata funksionojnë.

- Publicitet -

Gjatë zhvillimit të këtij projekti janë ndjekur 42 procedime penale për shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, janë lëshuar 128 urdhra arresti, janë vënë në hetim 328 shtetas, si dhe janë sekuestruar 2.8 tonë kokainë, 20 kg heroinë, 781 kg cannabis sativa dhe 32 armë zjarri.

Në kuadër të përmbylljes së këtij projekti, ekspertëve të njësisë “ORKA”, me drejtues drejtorin e Drejtorisë Hetimore në DPPSh, Drejtues i Parë Edmond Rizaj, iu akorduan certifikata, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin, angazhimin dhe profesionalizmin e dedikuar gjatë gjithë zhvillimit të projektit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguroi Ambasadorin dhe delegacionin e BKA-së gjermane, se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar dhe tejet e hapur për çdo bashkëpunim në funksion të përmbushjes së objektivave të përbashkët.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale
  • Champions League 2026/27, shorti rezervon përballje “big” që në fazën e ligës
  • Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat
  • Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Komentet e Fundit

  1. xxx on Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?