Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektligji: Qeveria vendos taksë të re për kompanitë që prodhojnë mbetje të produkteve profesionale, zbatimi nga 1 janari 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Projektligji: Qeveria vendos taksë të re për kompanitë që prodhojnë mbetje të produkteve profesionale, zbatimi nga 1 janari 2025
EkonomiLajmi i fundit

Projektligji: Qeveria vendos taksë të re për kompanitë që prodhojnë mbetje të produkteve profesionale, zbatimi nga 1 janari 2025

Published: October 26, 2023
Shpërndaje

 

Qeveria ka nxjerrë një ligj të ri për të gjitha bizneset që importojnë produkte profesionale dhe që prodhojnë mbetje.

Kështu, për mbetjet e krijuara, këto kompani do të detyrohen të paguajnë një taksë dhe të krijojnë skema të caktuara për grumbullimin, transportimin dhe riciklimin e tyre. Gjithashtu përgjegjësia ligjore i kërkon që të informojnë edhe konsumatorin për rrezikshmërinë e këtyre produkteve.

Sipas relacionit shoqërues, ligji vjen si një nevojë në kuadër të integrimit evropian dhe deytron të gjithë kompanitë të mbahen përgjejgëse për ndikimin që kanë në mjedis. Termi për këtë skemë quhet “Përgjegjësitë e Zgjeruara të Prodhuesit” (PZP).

- Publicitet -
”Zbatimi i skemës së PZP, ndikon në nxitjen e ndarjes së diferencuar të mbetjeve në burim dhe riciklimin e tyre, për rrymat e mbetjeve për të cilat zbatohet, duke ndikuar në një masë të konsiderueshme në uljen e sasisë së mbetjeve që depozitohen në pikën fundore të menaxhimit të mbetjeve”,  shkruhet më tej në relacionin shoqërues të projektligjit.

Ky Ligj do të zbatohet për rrymat specifike të mbetjeve: ambalazhet dhe mbetjet e tyre; bateritë dhe akumulatorët; automjetet në fund të jetës dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Këto mbetje dëmtojnë mjedisin dhe kanë nevoja specifike për tu trajtuar, të cilat shkaktojnë kosto shtesë. Në këtë mënyrë do duhet që të menaxhoen nga kompanitë, sipas ligjit.

Sipas ligjit Taksa e produktit bëhet e detyrueshme duke filluar nga data 1 Janar 2025.

– Metodologjia për përcaktimin e taksës së produktit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim nga ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për financat.
– Të ardhurat që krijohen nga pagesa e taksës së produktit konsiderohen të ardhura dytësorë që 70% kalojnë në buxhetin e shtetit dhe 30% kalojnë në fondin special të ekonomisë qarkulluese, për t’u përdorur për përmbushjen e kërkesave të këtij ligji.
– Ngritja, funksionimi dhe monitorimi i Fondit special i Ekonomisë Qarkulluese miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit përgjegjës për mjedisin dhe Ministrit përgjegjës për financat.
Ndërkohë do të ketë edhe gjoba nëse nuk zbatohen detyrimet nga prodhuesit për këto produkte.

Dënohen me gjobë shkeljet e mëposhtme:

  • Mospërmbushja e detyrimit të prodhuesit të produkteve PZP lidhur me mbulimin e kostove për ngritjen dhe funksionimin e skemës PZP, sipas parashikimeve të nenit 11 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë.
  • Mosparaqitja e vetëdeklarimit ose e vërtetimit të SHPZP për vërtetimin e përmbushjes së detyrimeve, sipas parashikimeve të nenit 13 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 200 000 lekë deri në 500 000 lekë.
  • Mospagimi i taksës së produktit dhe tarifës për autorizimin e SHPZP dënohet me gjobë nga 500 00 deri në 2 000 000 lekë.
  • Mospërmbushja e detyrimit për raportimin periodik dhe vjetor nga ana e prodhuesve PZP dhe SHPZP, dënohet me gjobë 200 000 lekë.
  • Dhënia e informacionit të pasaktë nga ana e prodhuesve PZP dhe SHPZP, dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
  • Mospërmbushja e detyrimeve për informimin e konsumatorëve, sipas parashikimeve të nenit 15 dhe 18 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 200 000 deri në 500 000 lekë.
  • Hedhja në treg dhe tregtimi i produkteve që nuk plotësojnë kërkesat e këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?