Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik droge e pastrim parash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik droge e pastrim parash
KronikeLajmi i fundit

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik droge e pastrim parash

Published: December 28, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Elton Arkaxhiut i cili është dënuar në Francë për ‘Trafikim i lëndëve narkotike’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

Sipas verifikimeve të kryera nga Interpol Francë, rezulton se Arkaxhiu ka qenë subjekt i një organizatë kriminale me subjekt kryesisht të trafikut ndërkombëtar të drogës, përdorimit te produkteve narkotike, importimit të mallrave kontrabandë.

Prokuroria nga hetimi arriti në përfundim se ka mospërputhshmëri të burimit të financimit  me pasuritë e dokumentuara.

- Publicitet -

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon sekuestrimin e pasurisë së shtetasit E.A., bazuar në ligjin për ‘Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’.

Në kuadër procedimit pasuror nr.3, datë 23.12.2024, nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasi E.A., ka qenë i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’, ndërkohë që në vitin 2011 rezulton i proceduar penalisht për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Zyra e Interpolit ka konfirmuar se shtetasi E.A., nga verifikimet e kryera nga Interpol Francë, rezulton se në atë periudhë ka qenë subjekt i procedurave të pjesëmarrjes në organizatë kriminale me subjekt kryesisht të trafikut ndërkombëtar të drogës, përdorimit te produkteve narkotike, importimit të mallrave kontrabandë dhe mallrave që paraqesin rrezik për jetën, etj.

Prokuroria nga hetimi arriti në përfundim se ka mospërputhshmëri të burimit të financimit (të ardhurave + huamarrje) me pasuritë e dokumentuara.

Paraprakisht nga informacionet e siguruara në rrugë operative janë identifikuar pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij deri në vitin 2020 dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasit të sipërpërmendur dhe konkretisht:

Bar- kafe “Rio”, që ndodhet në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant “Alpet” në rrugën “Myslym Shyri”. Ky biznes është me një sipërfaqe totale 108 m², e blerë në datë 21.10.2005; dhe


Një ambient biznesi në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant “Alpet”, në rrugën “Myslym Shyri”. Ky ambient aktualisht përdoret si Qendër SPA.

Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

1 – Pasuri e llojit truall, me sip.71.52m2 dhe ndërtesë 37.52m2 në Tiranë;

2 – Pasurinë njësi shërbimi 108m2 me vendndodhje Rr. Besim Imami; dhe

3 – Pasurinë njësi shërbimi 63m2 në Rr. Besim Imami.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj shuplaka KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë
  • VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  • Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon
  • FOTOLAJM: Mark Rutte dhe Erdogan shfaqen duke ecur dorë për dore para Samitit të NATO-s
  • Kupa e Botës 2026, Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në çerekfinale

Komentet e Fundit

  1. 1 on VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Gjykata e Lartë zbardh vendimin unifikues: Arresti në burg vetëm kur dështojnë të gjitha masat e tjera
  3. Phoenix on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  4. Detari on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  5. info analitike on VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?