Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria nis hetim për kompaninë farmaceutike, qarkullon barna të skaduara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prokuroria nis hetim për kompaninë farmaceutike, qarkullon barna të skaduara
AktualitetKronike

Prokuroria nis hetim për kompaninë farmaceutike, qarkullon barna të skaduara

Published: March 11, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive nëpërmjet skemës se rimbursimit të barnave si dhe hedhje në tregun farmaceutik të barnave të skaduara.

Drejtoria e hetimit Tatimor duke marre shkas nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për procesin e rimburismit të barnave ka referuar gjetjet ne Prokurorinë e Tiranës.

“Është konstatuar se nga ana e grupit të kontrollit janë marrë në konsideratë për efekt llogaritje, lista e barnave prej 18 medikamente, në sasinë 12,178 copë, me vlerë 41,999,556 lekë, të cilat pretendohet se u ka kaluar afati i skadencës edhe mbi 1 vit, për të cilat nuk ka një dokument ose proces-verbal të lëshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore përkatëse nën juridiksionin të cilës i përket, si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet në raportin e KLSH.

- Publicitet -

Po kështu nga gjetjet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit hidhen dyshime për përftime në mënyrë abuzive nga skema e barnave të rimbursueshme duke mos i nxjerre i ato jashtë përdorimit dhe për më tepër duke rriskuar jetën e qytetarëve që përfitojnë barna me rimbursim.

“Si përfundim, mungesa e kryerjes në kohë dhe të dokumentuar sipas përcaktimeve të kuadrit rregullator tatimor dhe të marrëveshjes kontraktuale për rimbursim në rastin e daljes së barnave jashtë përdorimit, sjell risk në gjendjen e saktë reale inventariale të barnave të rimbursueshme sipas LBR-së, si dhe në nivelin e rimbursimit të përfituar nga Depo-Importuese “R….F….”, dhe gjithashtu riskun e rifutjes në qarkullim të barnave të skaduara me qëllim përfitimin e rimbursimin, por me pasoja në shëndetin e pacientëve”, thuhet më tej në raport.

Kompania Rejsi Farma akuzohet se ka mashtruar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm me dokumentacionin që duhet te paraqiste  mbi inventarin e barnave të skaduara duke pasqyruar informacione jo të sakta.

Dosja që rëndon ndaj kompanisë Rejsi Farma po hetohet nga Prokuroi i Tiranës, Ndini Tavani.

TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vl says:
    March 11, 2026 at 1:00 pm

    Kush ben poshtersi me ilacet dhe me ushqimin ju QR e ku ti ken.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën
  • Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
  • Me 74 vota pro, miratohet huaja prej 302 milionë dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake
  • Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  • Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen SASPAC për plotësim hetimesh

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?