Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokurorja flet mbi motivet e vrasjes së Liridona Ademajt, ngrihet akuzë zyrtare ndaj bashkëshortit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Prokurorja flet mbi motivet e vrasjes së Liridona Ademajt, ngrihet akuzë zyrtare ndaj bashkëshortit
KosovëLajmi i fundit

Prokurorja flet mbi motivet e vrasjes së Liridona Ademajt, ngrihet akuzë zyrtare ndaj bashkëshortit

Published: January 15, 2025
Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet dhe kanë ngritur aktakuzë për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuarit janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, dhe një i akuzuar tjetër, por që emri i tij nuk është bërë publik.

“Ka qenë rast i ndjeshëm, ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve, brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur të zbulojmë kryesit e kësaj vepre kriminale. Ka qenë një rast jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe sa i përket kompleksitetit të saj, dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione, për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jashtë Kosovës”, deklaroi kryeprokurori Zejnullah Gashi.

Prokurorja e çështjes Javorka Perlinçeviç ka thënë se arsyet se përse është vonuar kaq gjatë ngritja e aktakuzës ka qenë për shkak të mungesës së motivit të ngjarjes.

- Publicitet -

“Dua të sqaroj pse ka kaluar një kohë e gjatë nga ngritja e aktakuzës, provat janë mbledhur shpejte për veprën penale. Çka ka munguar ka munguar motivi, dhe e kemi të njohur faktin se e ndjera me familje ka jetuar në Suedi, organeve atje ju jemi drejtuar për të na kërkuar te dhëna nëse kanë pasur të dhëna në lidhje me probleme nëse kanë pasur. Deri sa nuk i kemi pasur të dhëna në lidhje me këtë nuk kam mundur ta ngris aktakuzën”, ka thënë Perlinçeviç.

Prokurorja tha se kanë kuptuar se Naim Murseli ka angazhuar djalin e hallës Kushtrim Kokalla, kurse vrasësi ka qenë Granit Plava. E pyetur rreth motivit të vrasjes, tha se nga çrregullimi i marrëdhënies martesore kishte ardhur deri tek problemet tjera.

“Një nga motivet sepse nuk mund t’i tregojmë të gjitha motivet sepse aktakuza në momentin që kemi hyrë në sallë është dërguar në gjykatë dhe për detajet e aktakuzës nuk mund të themi. Por, mund të themi se përderisa kanë jetuar në Suedi, kanë pasur marrëdhënie të çrregulluar martesore dhe familjare, gjatë të cilave kanë ardhur deri te problemet tjera edhe financiare. Për motivet tjera që kanë çuar këtë rast deri te vrasja mund ta kuptoni në seanca gjyqësore”, tha prokurorja.

Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.

Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    January 15, 2025 at 12:58 pm

    Kjo deklarate dallkauke e Prokurorise se Kosoves: “ Prokurorja tregon motivet e vrasjes së Liridona Ademajt” do te thote se Drejtesia kosovare eshte njesoj si Drejtesia shqyptare qe e vertit muhabetin si “Kurvat ne bordello” me llogje konspirative budalli pa asnje vlere

    dhe:

    NUK TREGON ASGJE TE RE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?