Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta para Bashkisë Tiranë, Policia publikon planin e masave: Bllokim i përkohshëm i qarkullimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Protesta para Bashkisë Tiranë, Policia publikon planin e masave: Bllokim i përkohshëm i qarkullimit
KronikeLajmi i fundit

Protesta para Bashkisë Tiranë, Policia publikon planin e masave: Bllokim i përkohshëm i qarkullimit

Published: April 30, 2024
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ndërmarr masa administrative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës së thirrur para Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Protesta është planifikuar të nisë pasditen e sotme rreth orës 16:30, gjatë orarit kur do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Uniformat blu kanë raportuar se prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Ndaj sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

- Publicitet -

Gjithashtu organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime iu është kërkuar që të respektohet ligji dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e sotme, 30 prill 2024, ora 16:30, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Cënimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve në tubim përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?