Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse shkaktohet fryrja e këmbëve? (Edemat)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse shkaktohet fryrja e këmbëve? (Edemat)
AktualitetShendetesi

Pse shkaktohet fryrja e këmbëve? (Edemat)

Published: April 10, 2023
Shpërndaje
1067675064

Fryrja e këmbëve është një fenomen që shfaqet mjaft shpesh në raport me ankesat e ndryshme që paraqesin pacientët gjatë punës sonë të përditshme. Këmbët e fryra, përveçse janë të pakëndshme estetikisht, mund të jenë të dhimbshme dhe të vështirësojnë ecjen. Ato shkaktohen nga kushte të caktuara mjekësore dhe duhen trajtuar sa më shpejt për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Edema është një gjendje në të cilën trupi ruan shumë ujë. Kjo bën që pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë këmbët, krahët, duart, fytyrën, etj, të fryhen.  Ajo mund të shkaktohet nga qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore, nga udhëtimet e gjata me avion, por edhe gjatë ditëve të menstruacioneve tek disa gra.

Ndër kushtet themelore mjekësore që shkaktojnë edema rezultojnë të jenë sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave, pamjaftueshmërinë e punës së zemrës, trombozën e thellë të venave, nivelet e ulëta të proteinave në gjak etj.

- Publicitet -

Gjithashtu një këmbë e fryrë mund të jetë shenjë e një dëmtimi të këmbës, të kyçit të këmbës, apo të indeve përreth.

Enjtja është një reaksion normal ndaj një lëndimi apo infeksioni.  Shumë gra përjetojnë fryrje të këmbëve gjatë shtatzanisë. Zakonisht kjo pritet gjatë kësaj periudhe dhe nuk është shkak për shqetësim pasi vjen si rezultat i peshës se shtuar dhe presionit që ushtron fetusi në organizmin e femrës. Megjithatë, një edemë e rëndë, ose një edemë e papritur, mund të jetë shenjë e një gjendje të rrezikshme të quajtur preeklampsia, e cila zhvillohet pas 20 javëve të para të shtatzanisë dhe është një situatë potencialisht e rrezikshme që shkakton presion të lartë të gjakut. Preeklampsia e patrajtuar mund të dëmtojë veshkat, mëlcinë dhe mund të jetë vdekjeprurëse.

Një shkaktar tjetër i enjtjes së këmbëve apo edhe i pjesëve të tjera të trupit është bllokimi ose dëmtimi i sistemit limfatik dhe në këtë rast kemi të bëjmë me gjendjen e quajtur Lymfedemë.

Tromboza e thellë e venave është një shkak tjetër i zakonshëm i pamfjashtueshmërisë venoze kronike ndërsa më të rralla janë tumoret dhe keqformimet e enëve të gjakut.

Mjaft të zakonshme janë edemat tek pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës e cila është një gjendje e rëndë shëndetësore gjatë së cilës zemra nuk e pompon gjakun në mënyrë efikase. Gjatë kësaj situate zemra rreh më shpejt dhe me ritëm jo normal. Këta pacientë ndihen sikur nuk ngopen dot me frymë. Kjo patologji kërkon një trajtim të vazhdueshëm.

Në shfaqjen e edemave luan rol të rëndësishëm edhe funksioni I veshkave. Veshkat janë organe që filtrojnë (pastrojnë) gjakun dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Diabeti dhe presioni I lartë I gjakut mund të ndikojnë në funksionin e veshkave duke rezultuar me një prishje të ekuilibrit të elementeve kimike që janë të pranishme në gjak, duke rezultuar në mbajtje të ujit dhe shfaqje të edemave.

Trajtimi fillon nga eliminimi i shkakut dhe në rastin e sëmundjeve kronike ato duhen mbajtur në kontroll të vazhdueshëm.

Në kushtet e shtëpisë mund të arrijmë edhe t’i lehtësojmë ato. Për shembull përdorimi I kompresave me akull në këmbë ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe kufizon rrjedhjen e gjakut në atë zonë duke kufizuar kështu grumbullimin e lëngjeve. Por akulli ndihmon edhe në lehtësimin e dhimbjeve.

Po ashtu ngritja e këmbëve mbi nivelin e trupit (me jastëk tek këmbët) lehtëson qarkullimin e gjakut në drejtim të zemrës.

Mjaft të rëndësishme janë çorapet e kompresionit të cilat nuk lejojnë grumbullimin e lëngjeve dhe fryrjen e këmbëve. Gjithashtu duhen eliminuar në këto raste qëndrimet e gjata në këmbë ose ulur, udhëtimet e gjata ose të bëhen pushime të shpeshta.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit
  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte
  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë

Komentet e Fundit

  1. alibaba me 40 hajdutet on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. M.Hajati on Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  3. Abby Conner on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Vari preçisionin on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Ethem Lalaj on Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?