Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse u anulua tenderi për dy satelitët shqiptarë në hapësirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Pse u anulua tenderi për dy satelitët shqiptarë në hapësirë
EnciklopediKronike

Pse u anulua tenderi për dy satelitët shqiptarë në hapësirë

Published: June 23, 2022
Shpërndaje

Një premtim i Kryeministrit Edi Rama muaj më parë se Shqipëria do të lëshonte satelitët e saj në hapësirë brenda muajit qershor, shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Deklarata u konkretizua edhe me një garë të hapur, por ndryshe nga shumë tenderë të tjera, në këtë rast, Ministria thotë se asnjë ofertues nuk ka përmbushur kriteret. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes thotë se është e detyruar ta anulojë atë, pa treguar nëse tenderi në fjalë mund të rihapej sërish.

Vendimi

- Publicitet -

Ndërsa nuk dihen ende kompanitë që kanë aplikuar për shërbimin që do t’i ofrohej Shqipërisë në hapësirë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi një ditë më parë se ka anuluar zyrtarisht tenderin për satelitët “Albania 1 dhe “Albania 2”. Bëhet fjalë për një tender që taksapaguesve shqiptarë do t’u kushtonte 7.2 milionë dollarë për një periudhë 3-vjeçare. Ndërsa ekspertët e fushës kanë deklaruar se Shqipëria nuk i ka mundësitë financiare për satelitët e saj në hapësirë, qeveria çeli një garë për këtë arsye. Por disa muaj pas deklaratave të bujshme të Kryeministrit, duket se ideja do të mbetet thjesht në kuadrin e deklaratave.

Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, objekti i kontratës me titull “Realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor, për një periudhë 3-vjeçare”, kishte një fond limit TVSH 6 milionë USD pas TVSH. Në një dokument të shkurtër të publikuar për këtë çështje, bëhet me dije se arsyet e analizimit janë bazuar mbi ligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. Qeveria thotë se nuk do të heqë dorë nga ideja e saj për të monitoruar territorin e saj me teknologji të avancuar, ku përfshihen edhe satelitët në orbitën e tokës, përveç dronëve inteligjentë, të cilët janë futur nga forcat e Policisë për kontrollin e territorit që lidhet me kultivimin e kanabisit.

“Në mars do të lëshohet ‘Albania 1’”, çfarë premtonte Rama për satelitët

Më 14 tetor të vitit të shkuar, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të kishte brenda këtij viti satelitët e saj në hapësirë. Rama thoshte se Shqipëria do të dërgonte në orbitë brenda vitit 2022 dy satelitë, të cilëve u kishte vendosur edhe emra “Albania 1” dhe “Albania 2”, të cilët, sipas Ramës, do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundërligjshme.

“The do të blemë dronë? Jo, do të blemë dronë dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do ta bëjmë vitin tjetër, ‘Albania 1’, ‘Albania 2’, sepse për ne ky vend nuk është tokë e xanun. Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë, durim, për të pastruar këtu e atje, s’mbaron, por ne shohim shumë larg. Po të them që dronët po e po, por edhe satelitët, në mënyrë që kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet, mbi kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy, që me thënë të drejtën, kur vjen puna tek inspektorët, janë me virus edhe ata që kishit ju, edhe këta që kemi ne. Prandaj, sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell e do të kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, sepse të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet kur qeshni, sepse nuk qani dot”, u shpreh Rama.

“Në mars do të lëshohet [Albania 1]. Do të filmojmë një video dhe pas shkëputjes, do të shohim satelitin në orbitë”, shprehej Rama. Por, në prill deklaronte se “vonesat nuk janë në dorën time”. “Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e, sipas modës së re, thonë ç’të duan, pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time, thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo”, shkruante Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Liria says:
    June 25, 2022 at 3:22 pm

    E tha akademikja e famshme Hafezi qe ka studiuar Henen naten, se diten e pengon dielli, por nuk e pordhi kush. Gjynah te pjerdhesh kesisoi studiuesit me fame boterore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?