Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse u largua realisht, Justin Trudeau?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse u largua realisht, Justin Trudeau?
AktualitetBote

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

Published: January 7, 2025
Shpërndaje

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem alternativa më e mirë për t’u zgjedhur, nëse më duhet të përballem me beteja të brendshme,” tha Justin Trudeau në një konferencë shtypi në kryeqytetin Otava.

Trudeau është në krye të Partisë Liberale për rreth njëmbëdhjetë vjet dhe është kryeministër i Kanadasë që nga fundi i vitit 2015. Për shkak të premtimeve elektorale ai konsiderohej nga shumë vetë si fanar shprese.

Kritika në rritje ndaj kryeministrit

- Publicitet -

Megjithatë kohët e fundit kritikat ndaj Justin Trudeau ishin rritur ndjeshëm. Ndër të tjera shumë vetë e akuzojnë atë se nuk i ka përmbushur premtimet e shumta elektorale, se çmimet janë rritur shumë dhe se në vend ka shumë pak banesa dhe sipërfaqe banimi. Kohët e fundit presioni ndaj kryeministrit është bërë gjithnjë e më intensiv: vlerat e tij në anketa kanë rënë dhe thirrjet për dorëheqjen e tij janë bërë më të forta – madje edhe brenda radhëve të partisë së tij.

Partia e Re Demokratike, me të cilën Liberalët bashkëpunonin, nuk kishte më besim tek ai dhe kishte kërcënuar me mocion mosbesimi. Së fundmi dha dorëheqjen edhe zëvendësja e kryeministrit Trudeau dhe ministrja e financave Chrystia Freeland. Freeland, për të cilën thuhet se ka pretendime për të udhëhequr liberalët, u largua nga qeveria duke e kritikuar kryetarin Trudeau. “Gjatë javëve të fundit, ne nuk kemi rënë dakord për rrugën më të mirë që duhet të ndjekë Kanadaja,” shkruante ajo në letrën e dorëheqjes. Pas dorëheqjes së saj në dhjetor Trudeau zëvendësoi tetë ministra në ekipin e tij qeveritar prej 35 anëtarësh.

Partia Konservatore kryeson në sondazhe

Zgjedhjet e ardhshme në Kanada duhet të zhvillohen në vjeshtë, por një votë mosbesimi ndaj kryeministrit mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Në sondazhe kryeson tani Partia Konservatore e udhëhequr nga Pierre Poilievre, e cila mund të fitojë rreth 40 për qind të votave, ndërsa liberalët e Trudeau mund të fitojnë vetëm rreth 20 për qind. Poilievre, i cili shpesh vepron në mënyrë populiste, ka njoftuar ndër të tjera se nëse fiton zgjedhjet dëshiron të ndërtojë më shumë shtëpi.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
  • Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  • ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  • Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  • Normalizimi i inkompetencës

Komentet e Fundit

  1. Artan on Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  2. Inis on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  3. labi doktori on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  4. Otto on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Artan on Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?