Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse udhëheqësit e BE-së i tremben një procesi paqeje në Ukrainë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pse udhëheqësit e BE-së i tremben një procesi paqeje në Ukrainë?
BoteKryesore

Pse udhëheqësit e BE-së i tremben një procesi paqeje në Ukrainë?

Published: December 24, 2022
Shpërndaje

Nga Yanis Varoufakis “Project Syndicate”

Kjo nuk është ndonjë polemikë nëse Rusisë mund t’i zihet apo jo besë në lidhje me respektimin e ndonjë traktati të ardhshëm paqeje me Ukrainën. Dhe as ndonjë koment mbi meritat e përfundimit të luftës me mjete diplomatike.

Është më tepër një reflektim mbi paradoksin e fundit evropian:ndërsa paqja në Ukrainë do të ndihmonte në frenimin e krizës ekonomike më kontinent, në momentin që fillon çdo lloj procesi i tillë, Bashkimi Evropian do të ndahet sipas një linjës të njohur tashmë Lindje-Perëndim, e cila është e detyruar të ri-zgjojë konfliktin e mëparshëm Veri-Jug.

- Publicitet -

Një proces i besueshëm paqeje do të kërkojë negociata të vështira, i cili do të përfshijë dhe fuqitë e mëdha botërore. E kush do ta përfaqësojë Evropën në atë tryezë? Është e vështirë të imagjinohet që udhëheqësit polakë, skandinavë dhe baltikë t’ia lënë këtë rol homologëve të tyre francezë ose gjermanë.

Në pjesën lindore dhe verilindorë të unionit, presidenti francez Emmanuel Macron konsiderohet si një lider që ka sjellje shumë të buta me Putinin, dhe si i gatshëm t’i imponojë ukrainasve një axhendë që për ta është katastrofike:lëshime territoresh në këmbim të paqes.

Po kështu, duke lënë mënjanë varësinë e gjatë të Gjermanisë ndaj energjinë ruse, pozita e kancelarit Olaf Scholz si një “pishtar” i interesave kolektive të Evropës, është dëmtuar më tej nga paketa ndihmës prej 200 miliardë eurosh për industrinë gjermane. Pra lloji i mbrojtjes së financuar nga taksat, një skemë ndaj së cilës Gjermania ka vendosur dikur veton.

Ndërkohë, elitat franceze dhe gjermane e përbuzin idenë se BE-ja mund të përfaqësohet në çdo proces paqeje nga Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, apo Sanna Marin, homologja e saj finlandeze. “Tani janë në modë kryqëzatat morale të atyre që duan maksimumin nga lufta në Ukrainë. Por ato do të pengojnë, dhe nuk do të ndihmojnë, çdo lloj procesi për paqe”- më tha pak kohë më parë një zyrtar gjerman.

Pra, pyetja mbetet:Kush do ta përfaqësojë BE-në në çdo proces të ardhshëm të paqes? Sikur BE-ja të kishte shfrytëzuar krizën e madhe të borxhit bankar të epokës së pas 2008-ës për të demokratizuar institucionet e saj, Evropa mund të përfaqësohej sot në një mënyrë të besueshme nga presidenti dhe Ministri i saj i Jashtëm.

Mjerisht, siç janë sot gjërat, qytetarët evropianë dhe udhëheqësit kombëtarë do të tmerroheshin nga mendimi se do të përfaqësoheshin në negociata nga Charles Michel, Presidenti i Këshillit të BE-së dhe Josep Borrell, komisionari i politikës së jashtme të BE-së. Macron, Scholz dhe thuajse çdo president apo kryeministër tjetër evropian, do të kundërshtonin.

Në Bruksel dominon pikëpamja optimiste se pavarësisht mungesës së të dërguarve legjitimë dhe dobësisë së saj ushtarake, BE-ja do të ketë peshë të konsiderueshme në çdo negociatë, sepse është fuqia ekonomike kryesore që do të paguajë për rindërtimin e Ukrainës. Po ashtu, do të jetë arbitri i çdo procesi me të cilin do të bashkohet Ukraina:tregun e përbashkët të BE-së, bashkimin doganor, apo edhe tek vetë BE-ja.

Por a është i justifikuar një optimizëm i tillë? S’ka dyshime se BE do të paguajë shuma të mëdha parash për rindërtimin e Ukrainës, dhe do të drejtojë çdo proces të pranimit të saj në union pas luftës. Por nuk ka asnjë arsye të mendohet që kjo do t’i garantojë BE-së një rol me ndikim gjatë procesit të paqes.

Në fakt, ka arsye të forta të mendohet se roli i BE-së si financuesja kryesore e rindërtimit të Ukrainës do ta përçajë dhe dobësojë më shumë unionin, sesa kriza e një dekade më parë. Banka Evropiane e Investimeve e BE-së, vlerëson se kostoja e rindërtimit të Ukrainës është rreth 1 trilion euro, pra sa buxheti i BE-së për periudhën 2021-2027, dhe 40 për qind më e lartë se sa fondi i saj i rimëkëmbjes pas pandemisë, NextGenerationEU.

Edhe pse ka shpallur planin e saj të brendshëm prej 200 miliardë eurosh për të mbështetur modelin e saj industrial aktualisht në kolaps, dhe 100 miliardë euro që Scholz ka caktuar për shpenzimet e mbrojtjes, Gjermanisë i mungon hapësira fiskale për të siguruar qoftë edhe një pjesë të kësaj shume.

Dhe nëse nuk mund të paguajë Gjermania, është e qartë se këtë nuk mund të bëjnë as vendet e tjera të BE-së. Mënyra e vetme për të paguar për Ukrainën do të ishte që BE-ja të emetojë një borxh të përbashkët, duke ndjekur hapat që çuan në krijimin e fondit të rimëkëmbjes nga pandemia në vitin 2020.

E nxitur nga nevoja për para, BE-ja mund të ndjekë atë rrugë, por vështirësitë do të jenë serioze. Është e vërtetë, që udhëheqësit e BE-së ranë dakord mbi borxhin e përbashkët gjatë pandemisë. Por në atë kohë inflacioni ishte negativ, dhe të gjithë anëtarët e BE-së përballeshin me një krizë ekonomike pasi bllokimet anti-Covid e goditën kërkesën në të gjithë Evropën.

Sapo të vendoset paqja në Ukrainë, ata do të duhet të bien dakord për një borxh edhe më të madh të përbashkët për të financuar rindërtimin e Ukrainës, në një kohë kur normat e interesit janë 4-fishuar, inflacioni është shumë i lartë, dhe kur përfitimet ekonomike për anëtarët e BE-së do të jenë tejet të pabarabarta.

Spanja do të vërë në dyshim drejtësinë e borxhit të përbashkët, në kushtet kur kompanitë gjermane do të marrin pjesën kryesore në biznesin e rindërtimit të Ukrainës. Polonia do të protestojë zëshëm kur Gjermania dhe Italia të deklarojnë se me rivendosjen e paqes, ata do të blejnë sërish energji nga Rusia.

Hungaria do ta shesë shumë shtrenjtë votën pro çdo fondi për Ukrainën, duke kërkuar edhe më shumë përjashtime nga kushtet e sundimit të ligjit dhe transparencës së BE-së. Në këto kushte, do të rikthehet fuqishëm ndarja e vjetër Veri-Jug (ose kalvinistë-katolikë) mbi meritat e unionit fiskal.

Tashmë Gjermania druhet se Franca do të këmbëngulë në financimin e rregullt të borxhit të përbashkët, të cilës klasa politike gjermane do t’i rezistojë, dhe jo vetëm sepse Gjykata Kushtetuese gjermane është shprehur kundër kësaj ideje. Arsyeja më e fortë është se bashkimi fiskal që duket se kërkon Franca, do të kërkonte nga kompanitë gjermane të braktisin një praktikë që është në ADN-në e tyre:akumulimin e aseteve të SHBA-së që ata grumbullojnë

si pasojë e eksporteve të mëdha neto në Amerikë, i mundësuar nga pagat në Gjermani që prej kohësh nuk po rriten, dhe nga çmimet e ulëta të gazit natyror.

Pra, nëse Akti i presidentit amerikan Joe Biden për Reduktimin e Inflacionit nuk e ndryshon mendësinë e Gjermanisë, duke ngritur një barrierë proteksioniste rreth SHBA-së, që do të dëmtojë eksportet neto gjermane në Amerikë, çdo negociatë për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës do ta thellojë më tej ndarjen Lindje-Perëndim të BE-së, dhe më pas do të rindizë ndarjen e vjetër Veri-Jug.

Asnjë nga këto nuk duhet të jetë befasuese. Pas krizës financiare të vitit 2008, BE u nda sipas linjës Veri-Jug. Lufta në Ukrainë prodhoi në mënyrë të pashmangshme një linjë të re ndarjeje Lindje-Perëndim. Kur të arrihet paqja, të dy vijat ndarëse do të bëhen më të thella, më të shëmtuara dhe më të pamundura për t’u injoruar.

Shënim:Yanis Varoufakis, ish-Ministër i Financave në Greqi. Aktualisht udhëheqës i partisë MeRA25, dhe profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • KORÇARI says:
    December 24, 2022 at 8:56 pm

    Europa ,KURRË MË PARË SKA PATUR NË KRYE MË DEBILË, IDIOTË, TË PAAFTË, TË PAPËRGJEGJSHËM sesa DEBILËT E SOTSHËM.

    Reply
  • Andis says:
    December 25, 2022 at 3:11 am

    Europa don qe luften ta mbylle Amerika dhe me nje pakt paqeje.

    Reply
  • Igor says:
    December 25, 2022 at 6:35 am

    Te gjith keta qe e quajn veten si demokrat e genjejne popullin e vet pra keta jane edhe ma keq se Fashistet ,pse ta rindertojne Ukrainen taksapaguesit Evropjane kur Rusia e beri demin ne Ukraine ,dhe keta fitojne nga lufta ne Ukraine Amerikanet e ngarkojne Ukrainen me Borxhe deri ne fyt mos mendoni se Amerikanet japin ndihme pa interes si ndodhi edhe me Quajtin 8miljarde dy dite lufte,Kina edhe India fitojne soma gjigante nga gazi Rus Rusia fitoj ne 5 muajt e fundit 110 miljarde prej gazit ,Amerikanet ja shesin Evropes gazin e lengshem 4 fishte ma te larte dhe keta Fashistet mjaft na kane rjepur me cmimet dhe ne fund duan qe neve ta rindertojme Ukrainen e Koruptuar kur Zelenskit vetem nji ville ne Itali prej 5 miljonesh ne Amerike kush e di se sa ka,Oligarket Ukrainas dhe Ruse ne ta rindertojne ,Edhe Musolini nuk e rindertoj Shqiperine .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?