Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikimi i tezave në rrjetet sociale, reagon Ministria e Arsimit: Vepër e dënueshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Publikimi i tezave në rrjetet sociale, reagon Ministria e Arsimit: Vepër e dënueshme
AktualitetKronike

Publikimi i tezave në rrjetet sociale, reagon Ministria e Arsimit: Vepër e dënueshme

Published: June 24, 2025
Shpërndaje

Më shumë se 27 mijë maturantë i’u nënshtruan sot provimit të parë të lëndës me zgjedhje, por edhe kësaj here, pak minuta pas fillimit të provimit, teza u publikua në rrjete sociale.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e saj nga Qendra e Shërbimeve Arsimire, Agjensia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si dhe ekipet e administratorëve të provimeve dhe vlerësuesit e tyre janë angazhuar maksimalisht në proçesin e administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore, duke garantuar standardet më të larta në organizim, ruajtjen e konfidencialitetit të testeve dhe zhvillimin korrekt të procesit të testimit.

- Publicitet -

Në këtë kuadër, theksojmë se çdo akt i publikimit të testit pas përfundimit të provimit, megjithëse nuk cënon vlefshmërinë e tij, është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm. Dalja e testit në rrjete sociale përpara publikimit zyrtar përbën një shkelje serioze të etikës dhe rregullave të provimit, dhe ndaj këtij fenomeni Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar menjëherë.

Është ngritur një sistem i posaçëm monitorimi dhe identifikimi, i cili ka mundësuar zbulimin e personave përgjegjës për rrjedhjen e testit pas nisjes së provimit. Konkretisht, është përjashtuar nga provimi një maturant, në një prej gjimnazeve të qarkut Durrës, i cili është evidentuar që kishte fotografuar testin me telefon. Sa më sipër janë ndjekur të gjitha hapat për marrjen e masave administrative për mos zbatim të rregullores të Maturës Shtetërore edhe ndaj përgjegjësit të administrimit të provimit në atë shkollë, i cili kishte për detyrë të garantonte ndalimin absolut të përdorimit të celularëve në ambientet e provimeve.

Ministria e Arsimit dhe Sportit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të procesit të Maturës Shtetërore dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të parandaluar çdo akt që cënon këtë proces të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e të rinjve tanë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan
  • Arrestohet në Serbi, pronari i medias më mbështetëse të Vuçiçit
  • Shoqatat e transportit urban në protestë, nesër në mëngjes kyçen autobusët
  • “Askush s’është mbi ligjin”, Rama flet nga Brukseli për Ballukun
  • Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?

Komentet e Fundit

  1. Shkumbini on Lekë në lumë, Qeveria shton edhe 40 milionë euro të tjera në koston e rrugës Elbasan-Qafë Thanë
  2. Vlora 97 on Korrupsioni dhe kostoja e jetesës
  3. K R on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  4. Hana on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  5. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?