Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikohet raporti i ‘Freedom House’: Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive në nivel botëror
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Publikohet raporti i ‘Freedom House’: Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive në nivel botëror
AktualitetBote

Publikohet raporti i ‘Freedom House’: Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive në nivel botëror

Published: February 26, 2025
Shpërndaje

Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre. Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror.

Në raportin “Beteja e vështirë për të mbrojtur të drejtat”, organizata ia atribuon këtë përkeqësim “dhunës politike, manipulimit të zgjedhjeve, konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe thellimit të shtypjes gjatë vitit 2024”.

Sipas vlerësimeve të ‘Freedom House’, që analizon gjendjen e të drejtave dhe lirive në 195 shtete dhe 13 territore, situata në Shqipëri dhe Kosovë mbetet e pandryshuar dhe të dyja vendet vazhdojnë të cilësohen si “pjesërisht të lira”, klasifikim që kjo organizatë përdor për shtetet ku zhvillohen procese elektorale, por ku të drejtat e plota politike dhe liritë qytetare mbesin të kufizuara.

- Publicitet -

Shqipëria është vlerësuar me 68 pikë nga 100, ndërsa Kosova me 60. Të dyja shtetet kishin të njëjtin vlerësim edhe për vitin 2023.

Kapitujt e plota për këto dy vende ende nuk janë publikuar.

Një gjendje e pandryshuar, sipas vlerësimit të ‘Freedom House’ ekziston edhe shtetet fqinje në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Serbia ka shënuar përkeqësim me një pikë krahasuar me vitin e kaluar, nga 57 në 56 dhe gjendja në Bosnje e Hercegovinë është përmirësuar me një pikë nga 51 në 52.

‘Freedom House’ veçon Serbinë, nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij, si shembull se si drejtuesit e zgjedhur minojnë lirinë e mediave. Serbia në vitin 2019 kaloi nga kategoria e shteteve të lira në shtete “pjesërisht të lira” dhe radhitet në mesin e shteteve që kanë pësuar rënien më të madhe në 19 vitet e fundit me shkatërrim gradual të institucioneve demokratike, sipas ‘Freedom House’.

“Sulmet ndaj gazetarëve dhe kontrolli i rreptë ndaj mediave ishin disa nga pikat kryesore të këtij erozioni”, thuhet në raport.

Në nivel botëror, raporti vlerëson se vetëm 20 për qind e popullsisë botërore jeton në vende të lira. Sipas ‘Freedom House’, në 66 vende ku janë mbajtur zgjedhje gjatë vitit 2024, rreth 40 për qind e tyre janë shoqëruar me dhunë. Raporti thekson se kandidatët janë sulmuar në të paktën 20 shtete, ndërkohë që sulme ndaj vendvotimeve janë regjistruar në të paktën 14 shtete.

“Liritë e përgjithshme pësuan edhe një goditje tjetër gjatë këtij viti me zgjedhje në gjithë rajonet e botës”, deklaroi presidenti në detyrë i organizatës ‘Freedom House’, Gerardo Berthin.

“Por përkundër këtyre sfidave, njerëzit vazhduan të kërkojnë dëgjimin e zërit të tyre. Po bëhet gjithnjë e më e qartë që mënyra e vetme për t’i dhënë fund rënies prej gati dy dekadash të lirisë në nivel global është që banorët kudo që janë të luftojnë për të drejtat dhe sigurinë e tyre dhe për qeveritë dhe institucionet demokratike të punojnë bashkë për t’i përkrahur ata”.

Sipas gjetjeve kryesore të raportit, veç dhunës politike gjatë zgjedhjeve dhe manipulimit të tyre, konfliktet e armatosura ndërshtetërore dhe luftërat civile nga Ukrainës deri në Sudan, si dhe dhuna e grupeve militante të armatosura dhe e organizatave kriminale nga Amerika Latine deri në Afrikë, “ka minuar sigurinë dhe ka parandaluar realizimin e të drejtave themelore”.

“Banorët në 20 për qind të shteteve në botë jetojnë aktualisht pa mbrojtjet më bazike nga përdorimi i paautorizuar i forcës”, thuhet në raport.

Sipas ‘Freedom House’, njëri prej kërcënimeve më të mëdha ndaj demokracive në mbarë botën gjatë këtij viti ishin edhe udhëheqësit e zgjedhur, të cilët sulmuan institucionet demokratike, përfshirë minimin e organeve që mbikëqyrin kompetencat e tyre, sulmet ndaj mediave, ndaj agjencive kundër korrupsionit dhe ndaj gjykatave.

“Këto sulme rrezikojnë demokracinë dhe liritë themelore”, shton raporti.

Megjithatë, raporti shënon edhe disa përmirësime, përfshirë rënien e regjimit brutal të diktatorit sirian Bashar al-Asad në Siri pas luftës civile 13 vjeçare në këtë vend.

Raporti po ashtu ofron disa rekomandime drejtuar qeverive demokratike dhe organizatave joqeveritare për të përmirësuar gjendjen e të drejtave dhe lirive politike dhe qytetare, duke i dhënë përparësi forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve dhe mirëqenies ekonomike.

“Këtë vit, të gjithë ata që e kuptojnë vlerën e të drejtave politike dhe lirive qytetare duhet të punojnë bashkë për të mbrojtur demokracinë dhe të jenë të gatshëm të shfrytëzojnë mundësitë për të shënuar përparim kudo që lindin ato”, thuhet në raport./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben Tashko says:
    February 27, 2025 at 5:41 am

    Ka raste qe ATO qe shprehen se kerkojne me teper demokraci
    praktikisht nenkuptojne te “drejta personale” per te anashkaluar
    zbatimin e ligjeve qe luftojne korrupsionin.

    Kur grupe te “ndryshme interesi” perplasen me njeri tjetrin ne
    emer te ASAJ qe besojne se i takon dhe ja kane mbushur
    mendjen vetes mendjen ” Se Plotesisht i Takon”, SiSTEMI
    fillon te demtohet dhe te gjenerohet nje KAOS, nje lloj anarkie,
    qe mund te shtohet me kalimin e kohes.

    ASKUSH nuk i di te gjithe faktet, situatat dhe kerkohet ti zgjidhin
    problemet ne tavolinen e bisedimit, por kur nuk i hapin pjeserisht
    rrugen njeri tjetrit, pra secilin beson se ka te drejte 100% , atehere
    do kemi nje lufte ndermjet tyre ku njera mund te fitoje plotesisht dhe
    tjetra do humbase totalisht.

    Ne kemi pare keto dite, se Amerika me Rusine po perpiqen te gjejne
    nje zgjidhje optimale per te shpetuar popullin e Ukraines nga nje
    shkaterrim I me tejshem, por ka personalitete ne perendim qe thone se
    lufta duhet te vazhdoj deri sa Ukraina te fitoje lirine e saj dhe te mari
    te gjithe ATO toka qe i ka humbur ne fushen e luftes.

    Kjo te con ne perfundimin se keta aleate te Ukraines, po nuk arriten
    te marin pjesen e tyre te fitimit, nuk duan t’ia dine ne se Popullata e Ukraines
    mund te pergjysmohet.

    ATO e sulmojne Trumpin sepse duan qe Ai ta cojne luften deri ne fund, pra
    perqendrohen vetem tek Interesat e tyre edhe sikur Ukraina te shkaterrohet
    deri ne fund.

    Por mundet qe at nuk e duan nje gje te tille, por lozin rolin e personaliteteve
    qe kane parime te thelle per mbrojtjen e lirise dhe te drejtave te Ukrainsave,
    kur dihet se cfare tmeresh te pa para deri Tani mund te ndodhin ne ATE vend.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 27, 2025 at 5:55 am

    Duke vazhduar me tej, besoj se kalimin nga nga bota me nje Pol,
    ne nje bote ku cdo shtet eshte nje Pol I Vogel, do coje ne luftrat te
    shumta dhe per kete duhen:
    Tre Pole, Tre Superfuqite e Botes, Amerika, Rusia , Kina.

    PSE?

    Sepse, Po nuk do arrijne ne nje kompromis principial, shtetette ndryshme do
    perplasen me njeri tjetrin dhe luftrat do jete e veshtire te parandalohen sepse
    pas tyre mund te jene shtete te tjera me te fuqishme qe I perkrahin.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 28, 2025 at 4:48 am

    __________________________________________

    Interesi personal dhe detyrimi ndaj shteti,
    OSE,
    Interesi personal dhe Interesi kolektive.
    ___________________________________________

    Shumica e njerezve e vene interesin personal
    mbi interesin e pergjithshem. Kuptohet se per
    secilin individ, “Qendra e Botes” eshte atje
    ku Ai/Ajo ndodhet.

    PSE?

    Sepse nga zona ku, Ai/Ajo, ndodhen, vezhgohet se
    fare ndodh rreth tyre dhe nxirren perfundime e te
    krijohen eksperienca te ndryshme personale, qe
    pasqyrohen ide jo te njejta per problemet te vecanta.

    Me kalimin e viteve, dhe me rritjen e moshes, rezja
    dhe perimetri I kesaj zone shtohet dhe studjusit qe
    meren me ekonomin, politiken, mbrojtjen, kulturen,
    historine, mund te kane nje sfere interesash qe
    perfshin territore te gjera, deri ne kontinente dhe
    bile te gjithe planetin.

    Interesi personal.

    Interesi personal lidhet me aktivitetin e individeve.
    Kuptohet se ATO do kene interesave te ndryshme,
    por edhe te njejta, kur dy apo me shume persona
    jane te interesuar per te njejten gje, qe i duhet shume
    dhe ekonsiderojne egzistenciale per jeten e tyre.

    Ne keto kushtet gjenerohen pakenaqesi, xhelozi
    e inate te medha qe cojne ne raste te vecanta ne
    perplasje me pasoja te renda.

    Duke u bazuara ne faktin se individet qe fitojne me
    shume dhe ATO qe fitojne me pak, qe kane kontradikta
    te interesit dhe rjane rivale me njeri tjetrin, ATO mund
    te harxhojne energji jo te vogla, qe ja ulin produktivitetin
    si dhe te acarohen shume sa te humbasin kontrollin psiqik.

    AJO qe Po perpiqen te tregoj eshte se interesat personale
    te interpretuara nga secili si jetesore apo egzistenciale
    mund ti konsiderojme “Vektor Interesi” te orjentuar ne
    menyre kaotike dhe ne mjaft raste anullojne njeri tjetrin.

    Besoj se ne pergjithesi, ne kushtet normale, Interesi personal
    mund te shkojne deri ne 95% te “Interesit Total”, duke pranuar se
    se individet do e investojne 5% te “Interesi Total” per forcimin e
    shtetit. Besoj se kur do bejme shumen e vektoreve te pese
    perqinshit te Interesit Total keto Vektore do jene paralele dhe nga
    i njejtin drejtim dhe do kemi nje shtet te forte,
    Po ti Investojne Paret me prioritetet te strudiuara mire.

    Ne se Shteti do Kollapse, per shkak te politikave te keqia
    ekonomike, politike, apo te luftrave te mundeshme, si ATO
    ne Ukraine, populli yne mund te humbase:

    Paret, …….,Shtepite,……….,
    e mbi te gjitha shume
    Antare te Families e
    njerezve te tyre me te after.

    Ka shume individe qe besojne se ne jemi
    te blinduar nga malet tona dhe se AJO qe
    Po ndodh ne Ukraine nuk ka lidhje me ne.

    Bile disa thone se paqa ne Ukraine duhet
    te arrihet kur Ukraine ta fitojne luften dhe
    se Europjanet e tjere duhet te luftojne per ta
    a cliruar plotesisht Ukrainen, por asnjeri nuk
    thote se do shkojne te luftojne ATJE.

    Koncepti I tyre eshte:

    Do I marin te gjitha OSE do I humbasin te gjitha.
    Kjo eshte psikologjia e vetem shkaterrimin, por
    besojne se ATO vetem do dalin pa u lagur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. hila on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Lil Toronto on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  4. Tur Shehu me shok shume! on K.E – BELA MAFIA
  5. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?