Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikohet video e rrahjes për vdekje e afro-amerikanit, shpërthejnë protestat në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Publikohet video e rrahjes për vdekje e afro-amerikanit, shpërthejnë protestat në SHBA
AktualitetBote

Publikohet video e rrahjes për vdekje e afro-amerikanit, shpërthejnë protestat në SHBA

Published: January 28, 2023
Shpërndaje

Protestat kanë shpërthyer në shumë qytete të SHBA-së pas publikimit të videove të vrasjes së Tire Nichols nga pesë oficerë policie në Memphis.

Në Nju Jork, dhjetëra njerëz u mblodhën në Times Square dhe sipas raportimeve të mediave, pati përleshje mes policisë dhe protestuesve, të cilat përfunduan me disa arrestime.

Një video që është bërë virale në mediat sociale tregon një protestues duke u ngjitur në kapakun e një makine policie dhe duke shkelmuar xhamin e përparmë përpara se oficerët të ndërhynin.

- Publicitet -

Në Memphis, protestuesit bllokuan urën Ndërshtetërore 55 që kalon lumin Misisipi dhe të çon në Arkansas.

Në Uashington, shumë protestues u mblodhën në Lafayette Park, pranë Black Lives Matter Plaza dhe në K Street, ndërsa në Boston ata marshuan përgjatë rrugës Tremont, duke krijuar probleme për trafikun e qytetit. Protestat raportohen gjithashtu në Sacramento, San Francisko, Atlanta, Asheville, Filadelfia, Providence dhe Dallas.

Autoritetet e Memphisit kanë publikuar videon që tregon arrestimin e 29-vjeçarit afro-amerikan Tire Nichols pas një kontrolli në rrugë dhe përplasjes së dhunshme që çoi në vdekjen e tij. I riu vdiq tri ditë më vonë nga pasojat e rrahjeve. Pesë ish-oficerët po përballen me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe akuza të tjera, duke përfshirë sulmin dhe rrëmbimin. Pas publikimit të videos, protestat shpërthyen në shumë qytete të SHBA.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?